Bota

Ka vdekur në moshën 99-vjeçare princi Philip

Published

on

Ka vdekur në moshën 99-vjeçare, duka i Edinburghut, princi Philip. Ai ishte bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II. Lajmi u konfirmua nga pallati i Buckinghamit.

Princi Philip vdiq pas një sëmundje të rëndë, kurse javë më parë iu nënshtrua një operacioni.

Philip dhe Elizabeth kishin katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe dhjetë stërnipa./UBTNews

Aktualitet

Trump: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

“Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje.“Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”.”, ka thënë Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.

Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve.

Presidenti amerikan është mburrur të hënën që janë regjistruar disa ditë pa vrasje në qytet dhe ka bërë të ditur se do të marrë hapa për ta zbukuruar qytetin në të cilin gjendet Shtëpia e Bardhë, Kongresi amerikan dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane.

Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit.

Trump ka thënë se po e shqyrton mundësinë e marrjes së masave të ngjashme edhe në qytetet tjera të drejtuara nga demokratët, përfshirë Çikagon, Nju Jorkun dhe Baltimoren./REL

Continue Reading

Bota

​Të paktën 20 të vrarë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës

Published

on

Të paktën 20 palestinezë u vranë nga sulmi i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Burime mjekësore për Anadolu thanë se sulmet izraelite shënjestruan shtëpitë dhe tendat e civilëve që strehonin palestinezët e zhvendosur në enklavë. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Izraeli ka vrarë më shumë se 62.700 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Continue Reading

Bota

​OKB: Uria në Gaza është në një fazë të përshkallëzuar me shpejtësi

Published

on

Olga Cherevko, zëdhënëse e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), deklaroi se uria në Gaza po përshkallëzohet me shpejtësi dhe paralajmëroi se nëse situata aktuale nuk adresohet në mënyrë holistike, uria mund të përhapet lehtësisht në pjesë të tjera të Gazës.

Cherevko në një intervistë për Anadolu foli në lidhje me situatën në Gaza e cila është nën sulme intensive izraelite.

Ajo deklaroi se uria dhe kriza e ushqimit janë të përhapura në Gaza dhe theksoi se konfirmimi i urisë në qytetin e Gazës në një raport të botuar nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) i mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB) nuk ishte surprise, shkruan AA.

“Sado e tmerrshme të jetë (uria në Gaza), është diçka për të cilën kemi paralajmëruar prej muajsh. Ne e kemi ngritur këtë çështje dhe e kemi theksuar rrezikun në çdo platformë të mundshme, duke thënë se po ndodh prej muajsh. Nëse kjo situatë nuk ndryshon, do të shohim skenarin më të keq”, tha Cherevko.

Ajo ka kujtuar se raporti i IPC-së theksoi se nëse situata aktuale nuk trajtohet në mënyrë të saktë, uria mund të përhapet lehtësisht në pjesë të tjera të Gazës.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar urinë (në Gaza) tani është të lejojmë furnizime të mjaftueshme që të hyjnë dhe të arrijnë më të prekshmit. Pengesa që hasim duhet të hiqen dhe duhet të lejohet qasje e vazhdueshme, e parashikueshme dhe e sigurt për të arritur më të prekshmit”, tha Cherevko.

Zëdhënësja theksoi se numri i pacientëve të sjellë në Spitalin Nasser në Gazën jugore për shkak të kequshqyerjes po rritet çdo ditë, duke theksuar se kjo ka qenë një krizë që ka vazhduar prej muajsh.

Ajo tha se njerëzit që takoi në Gaza gjatë armëpushimit po përjetonin frikë dhe pasiguri të madhe, duke u kujtuar atyre se ata i janë nënshtruar vdekjes, shkatërrimit dhe zhvendosjes për gati 2 vjet.

“Jam shumë e shqetësuar se nëse kjo nuk ndalet dhe nuk ka një zgjidhje për konfliktin së shpejti, do të arrijmë në një pikë pa kthim. Mendoj se kjo është mendimi më i frikshëm. Po shohim viktima masive, zhvendosje të detyruara. Gjithashtu po shohim që të gjitha këto sulme të vazhdojnë dhe njerëz të vdesin nga uria. Shpresa jonë është për një armëpushim. Ne kemi nevojë për lirimin e pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të të gjithë pengjeve dhe situata duhet të ndryshojë. Ne duhet t’i japim fund kësaj vuajtjeje dhe urie. Ne kemi nevojë për qasje të parashikueshme dhe të sigurt”, tha Cherevko.

Continue Reading

Bota

Trump: Televizoneve NBC dhe ABC duhet t’i hiqet licenca, janë të njëanshme

Published

on

Presidenti Trump ka sulmuar televizonet e njohura amerikane NBC dhe ABC News, duke thënë për ato se sipas tij ishte mbulim i njëanshëm dhe tha se do të ishte në favor të heqjes së licencave të tyre nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC).

Trump është shprehur se mediat i kishin dhënë atij mbulim negativ në 97% të historive.

Një studim i publikuar më parë këtë vit nga grupi konservator mbikëqyrës i medias, Qendra e Kërkimeve të Medias (MRC), zbuloi se mbulimi i 100 ditëve të para të presidentit në detyrë ishte 92% negativ.

“NËSE KY ËSHTË RASTI, ATA JANË THJESHT NJË KRAH I PARTISË DEMOKRATIKE DHE SIPAS SHUMË MENDIMEVE, LICENCAT E TYRE DUHET T’U REVULOHET.”, shkroi Trump me përdorimin e tij karakteristik të shkronjave të mëdha.

Trump tha se do të ishte plotësisht në favor të këtij veprimi sepse sipas tij këto media janë kaq të anshme dhe të pavërteta, një kërcënim real për demokracinë.

Presidenti pasoi me një postim tjetër ku sulmoi të dy mediat si lajme të rreme dhe dy nga rrjetet absolutisht më të këqija dhe më të anshme kudo në botë.

Trump vuri në pikëpyetje pse të dy subjektet nuk po “paguajnë miliona dollarë në vit në tarifa licencë.

 

Continue Reading

Të kërkuara