Lajmet

Ka shenja se Putini po ripërqendrohet në rajonin e Donbasit

Këtë e kanë paralajmëruar presidenti amerikan, ukrainas dhe shefi i NATO-s.

Published

on

Sulmi rus në kryeqytetin ukrainas, Kiev, mund të jetë zbutur tani për tani, por luftimet vazhdojnë ende në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, dhe mes shenjave se ai do të bëhet fokusi i luftës në javët e ardhshme.

Të enjten, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha për liderin rus Vladimir Putin se “deri tani nuk ka asnjë provë të qartë se ai po tërheq të gjitha forcat e tij nga Kievi. Ka gjithashtu prova që ai po forcon trupat e tij në zonën e Donbas”.

Dhe më vonë po atë ditë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi qytetarët për kohë të vështira përpara në lindje, duke thënë se në “Donbas, Mariupol, në drejtimin Kharkiv, trupat ruse po grumbullojnë potencialin për goditje. Goditje të fuqishme. Ne do të mbrohemi”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu pret që Donbasi të bëhet thelbësor. “Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit” tha ai të enjten.

Kur Putin njoftoi pushtimin më 24 shkurt, ai pretendoi se qëllimi i të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” i Rusisë ishte çlirimi i Donbasit nga neonazistët dhe mbrojtja e popullit të tij nga “gjenocidi” i supozuar nga autoritetet ukrainase./UBTNews/

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Presidentja Osmani ka shkruar në faqën e saj zyrtare në Facebook: “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.” shkroi Osmani.

Tutje ajo theksoi se NATO ka rolin vendimtar në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta./D.B

Continue Reading

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara