Lajmet

Ka një mënyrë se si të siguroheni të mos humbni kurrë motivimin e stërvitjes

Published

on

Të gjithë e dimë që të ushtrohemi rregullisht është e rëndësishme për shëndetin, por gjetja e motivimit është sfiduese. Lodhja, angazhimet e përditshme dhe mungesa e energjisë na bëjnë të mendojmë para se të ngrihemi nga divani.

Një studim i ri tregon se një nga mënyrat më efektive për të fituar dhe ruajtur motivimin është më e thjeshtë: ndërgjegjësimi. Studiuesit në Angli analizuan sjelljen e 109 të rriturve që nuk ishin shumë aktivë fizikisht. Për 30 ditë, ata u udhëzuan të synonin 8000 hapa në ditë, por gjysma ndoqi edhe një program të përditshëm përmes një aplikacioni, ku përfshinte praktika të shkurtra për të rritur ndërgjegjësimin ndaj trupit, lëvizjes dhe stërvitjes.

Rezultatet ishin mbresëlënëse: grupi që praktikoi ndërgjegjësimin kishte bërë 373 minuta aktivitet fizik në javë, përkundrejt 297 minutave të grupit tjetër. Për më tepër, ata ndiheshin më të motivuar për të vazhduar rutinën e tyre.

Po pse funksionon ndërgjegjësimi kaq mirë?

Sipas autores kryesore të studimit, Dr. Masha Remskar, ndërgjegjësimi u jep njerëzve aftësi psikologjike që i ndihmojnë të krijojnë zakone të qëndrueshme.

Shumë njerëz e gjejnë veten të motivuar për një periudhë të shkurtër, por ndërgjegjësimi ndihmon në zhvillimin e durimit dhe qëndrueshmërisë për t’ia dalë edhe kur nuk është e lehtë. Ajo rrit lidhjen mes mendjes dhe trupit, duke i bërë njerëzit më të pranishëm gjatë aktivitetit fizik.

Ushtrimet e ndërgjegjësimit nuk janë të ndërlikuara. Nëse jeni duke ecur apo ushtruar, përqendroheni në frymëmarrje, në ndjesitë që ndjeni në trup, apo në atë që ndodh përreth jush. Në vend që të shpërqendroheni me telefon apo muzikë, thjesht kushtojini vëmendje momentit dhe lëvizjes suaj.

Ekspertët sugjerojnë edhe disa mënyra tjera për të qëndruar të motivuar: stërvituni me mik, regjistrohuni në një kurs që ju pëlqen e lëvizni çdo ditë,  edhe nëse janë vetëm 15 minuta. Është më mirë të bëni pak, por rregullisht, sesa të mos bëni fare. Mbi të gjitha, mos u tregoni të ashpër me veten.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara