Lajmet

Ka nisur mbledhjen e abstrakteve, Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Politike, Juridikut, Gazetarisë dhe Medias dhe Komunikimit

Published

on

Shkenca Politike, Juridik, Gazetari dhe Media dhe Komunikim, janë fushat të cilat edhe në edicionin e 9-të të Konferencës Ndërkombëtare për Biznes dhe Teknologji, do të shkëmbehen njohuri e përvoja në mes të studiuesve e hulumtuese, vendor e ndërkombëtarë.

Synimi i kësaj konference është bashkimi i studiuesve për të dhënë një përmbledhje, për të prezantuar hulumtime të reja, si dhe për të shkëmbyer ide dhe përvoja në fushën e Shkencave Politike, Juridikut, Gazetarisë dhe Medias dhe Komunikimit.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është lehtësimi i shkëmbimit të njohurive midis akademikëve inovator, kandidatëve të doktoratës, studentëve universitar, si dhe ekspertëve e profesionistëve të fushave përkatëse, teksa fokusi kryesor i kësaj konference është rezilienca dhe qëndrueshmëria.

Punimet dhe prezantimet për konferencën e Shkencave Politike do të trajtojnë tema si:

Comparative Politics, Policy and Governance

 Political Economy

 Public Administration

 Social Policy

 Inequality and Stratification

 Quality of Government

 Democracy and Democratisation

International Relations

 Euro-Atlantic Integration of Balkans

 International and Regional Cooperation

 European and International Organisations

 International Policy on Energy and Environment

 Foreign Policy and Multilateral Diplomacy

 Diplomatic Issues of State Recognition

Political Theory

 Theoretical Issues of Democracy

 Political Theory and Philosophy

 Religion and Politics

 Ethics in Political Science

 Theory and Strategy of Policymaking

 Public Opinion and the Media

 Political Leadership.

Punimet dhe prezantimet për Konferencën e Juridikut, do të trajtojnë tema si:

 International arbitration;

 Social care, human rights and

security;

 EU law in different sectors;

 Privacy and information security;

 Technology – reshaping the practice of

law;

 Migration law versus migration

policies;

 Higher education and the new

approaches;

 Law regulations and gaps;

 Approaches and dimensions of lega

reasoning;

 Terrorism

 Cyber terrorism

 Forensic

Punimet dhe prezantimet për Konferencën e Gazetarisë, Medias dhe Komunikimit, do të trajtojnë tema si:

 Advertising

 Alternative and Community Media

 Artificial intelligence and journalism

 Business Communication

 Communication, Media and Democracy

 Communication and Multi-Media Campaigns

 Communication Arts and Sciences

 Communication Policy and Regulation?

 Communication Technology and Digital Media

 Communication Theory and Methodology

 Crisis, Security and Conflict Communication

 Critical and Cultural Studies, Youth, Gender and

Communication

 Diaspora and media

 Documentary and Propaganda Film

 Ethics of Society & Ethics of Communication

 Fake news

 Gender and Communication

 Global Media Policy

 Integrated Marketing Communications

 Infotainment

 Intercultural communication

 Interethnic communication and multiethnic media

 Journalism Research and Education

 Journalism-Critical issues

 Journalism-Law and Policy-social impact

 Mass Communication, Society and Globalization

 Media economics

 Media discourse

 Media history and literacy

 Media and Entertainment

 Media and Globalization

 Media and Sport

 Media Audiences. Education and Research

 Media Ethics (also, Copyright and Intellectual Property)

 Media Industry Trends and Dynamics

 Media Production Analysis

 Media, Climate Change and Environmental Studies

 Media, Information and Communication Literacy

 Mediated Communication, Public Opinion & Society

 Multimedia

 Music

 New Media, New Technologies and Innovation

 Newspaper

 Political Communication

 Professional Journalistic Standards and Code of Ethics

 Public Media

 Radio, Television and Journalism

 Religion, communication and culture

 Risk, Stigma and Health Communication

 Social Media, Scholastic Journalism

 The Art of Persuasion: Social Influence

 Visual Communication & Visual Culture

 Web-based Journalism

Lajmet

Në Durrës hapet ekspozita fotografike “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”

Published

on

Në qytetin e Durrësit është hapur ekspozita fotografike “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, e cila sjell për publikun pamje të rralla të Shqipërisë së fillimshekullit XX.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber. Ekspozita është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Ambasadës së Zvicrës në Tiranë dhe FotoKlub Durrës, duke ofruar një udhëtim të veçantë vizual përmes fotografive të realizuara nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard dhe bashkëshortja e tij, Hélène Pittard.

Gjatë viteve 1921 dhe 1924, çifti Pittard udhëtoi nëpër Shqipëri duke dokumentuar jetën e përditshme, qytetet, fshatrat, peizazhet dhe traditat shqiptare. Përmes objektivit të tyre, ekspozita sjell dëshmi autentike të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar, të ruajtura në fotografi me vlerë të veçantë historike dhe kulturore.

Në fjalën e saj, Klodiana Spahiu e vlerësoi këtë nismë si një kontribut të rëndësishëm në promovimin e kujtesës historike dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, duke falënderuar organizatorët për sjelljen e kësaj ekspozite për publikun durrsak.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria nesër në skenën e Eurovision 2026, Alis Kallaci përfaqëson vendin me këngën “Nan”

Published

on

Shqipëria do të ngjitet nesër në skenën e madhe të Eurovision Song Contest 2026, ku do të përfaqësohet nga këngëtari Alis Kallaci me këngën “Nan”.

Performanca shqiptare pritet të sjellë emocion, ndjeshmëri artistike dhe interpretim vokal të fuqishëm, ndërsa fansat shqiptarë kanë shprehur mbështetje të madhe për këngën që do të prezantohet para publikut europian.

Alis Kallaci do të performojë më 14 maj në një nga netët më të rëndësishme të kompeticionit muzikor europian, duke synuar kualifikimin në finalen e madhe të Eurovisionit. Ndërkohë, delegacioni shqiptar tashmë ka mbërritur në Vjenë të Austrisë për të mbështetur përfaqësuesin e Shqipërisë në këtë edicion të festivalit.

Eurovision Song Contest mbetet një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në Evropë, ku artistë nga vende të ndryshme konkurrojnë për trofeun prestigjioz dhe vëmendjen e publikut ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Kulturës organizon aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Muzeut

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka njoftuar organizimin e aktiviteteve të veçanta në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeut.

Sipas njoftimit, aktivitetet synojnë ta afrojnë publikun me koleksionet muzeale, historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit, përmes programeve edukative dhe prezantuese.

Në kuadër të agjendës do të organizohen vizita, ekspozita dhe aktivitete të hapura për qytetarët, duke e prezantuar muzeun si një hapësirë aktive të jetës kulturore dhe jo vetëm si vend ruajtjeje të objekteve historike.

Ministria ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e aktiviteteve të planifikuara për shënimin e kësaj dite, me synimin për të promovuar rëndësinë e muzeve në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore.

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet afati për certifikim, katër parti nuk dorëzojnë listat

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht se është përmbyllur afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se gjatë periudhës 11-ditore janë pranuar aplikimet nga 23 subjekte politike, ku përfshihen 18 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Megjithatë, përkundër njoftimeve paraprake për pjesëmarrje, katër parti politike kanë mbetur jashtë këtij procesi pasi nuk kanë arritur të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve brenda afatit ligjor që përfundoi më 12 maj.

Në total, numri i kandidatëve të propozuar për këto zgjedhje është 917, prej të cilëve 603 janë burra dhe 314 janë gra. Tashmë KQZ-ja ka nisur fazën tjetër, atë të verifikimit të përshtatshmërisë së kandidatëve, proces ky që pritet të përfundojë deri më datën 15 maj.

Gjatë kësaj kohe, listat e kandidatëve do t’u dërgohen institucioneve relevante për të vlerësuar nëse ata janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton aftësinë ligjore të personave për të garuar për poste publike. Ky proces verifikimi është një praktikë e rregullt e KQZ-së, që synon të sigurojë se të gjithë kandidatët përmbushin obligimet ligjore përpara se të certifikohen zyrtarisht për garën e qershorit.

Continue Reading

Të kërkuara