Sport

Juventusi në bisedime për marrëveshje të përhershme me Moratan

Published

on

La Vecchia Signora “Zonja e Vjetër” dëshiron ta mbaj sulmuesin spanjoll në skuadër.

Gjiganti italian Juventus është duke negociuar një marrëveshje për ta bërë menjëherë permanent transferimin e Alvaro Moratas, raporton “Calcio Mercato”.

“Zonja e Vjetër” veçse i ka paguar Atletico Madridit shumën prej 10 milionë eurosh, shumë kjo e huazimit, dhe tani janë duke negociuar për ta ulur çmimin origjinal të tij prej 45 milionë eurosh, shumë të cilën ishin pajtuar ta paguajnë, përcjell KosovaPress.

Sezonin e kaluar 2020/21, në huazim nga Atletico, Morata regjistroi 11 gola në 32 ndeshje të Serie A për Juventusin.

Lajmet

Galliani lidhet me një rikthim të bujshëm te Milani

Published

on

Drejtori legjendar i epokës Berlusconi, Adriano Galliani thuhet se mund të ketë një rikthim të bujshëm në strukturat kuqezi.

Prej ditësh janë përhapur thashetheme, hamendësime dhe informacione për një lëvizje që, nëse realizohet, do të përfaqësonte një përgjigje direkte ndaj efektit Giuseppe Marotta te Interi. Në fakt, emri i Gallianit shihet si simbol i identitetit milanist dhe përfaqësim i vërtetë institucional, diçka që aktualisht i mungon klubit.

Ende nuk dihet saktësisht se në çfarë roli mund të angazhohej 82-vjeçari Galliani nëse do të rikthehej. Por ajo që përflitet është një funksion më shumë politik dhe institucional, pa ndërhyrje të drejtpërdrejta në operacionet e përditshme të merkatos apo menaxhimit sportiv.

Përkrahësit e kësaj ideje besojnë se Galliani do të sillte një nivel tjetër përfaqësimi për klubin, duke plotësuar boshllëkun që ka lënë pas largimi i figurave ikonike.

Ndërsa Interi ka përfituar dukshëm nga menaxhimi i Marottës, një prej “nxënësve” më të spikatur të vetë Gallianit, te Milani ndihen të pambuluar në këtë drejtim. Pikërisht për këtë, shumë e shohin rikthimin e tij si një nevojë për të sjellë sërish respekt dhe autoritet për kuqezinjtë në “Palatin” e futbollit italian.

Megjithëse mosha e avancuar nuk i lejon angazhime të ngjashme me ato të viteve të arta, roli i tij mund të jetë më shumë përfaqësues dhe strategjik, një pikë force dhe këshilltar “i pashkruar” për drejtuesit aktualë.

Në këtë pikë, mbetet për t’u parë nëse thashethemet do të konkretizohen në një lëvizje reale. Por një gjë është e qartë, rikthimi i Gallianit te Milani do të ishte një goditje e madhe imazhi dhe një kthim emocional në kohët e lavdishme për tifozët kuqezi.

Continue Reading

Lajmet

​Pas 23 vitesh, Shkelzen Lushtaku largohet nga KF Drenica

Published

on

Futbollisti i njohur kosovar, Shkelzen Lushtaku, ka vendosur të largohet nga klubi i futbollit ‘Drenica’, pas 23 viteve përkushtim ndaj sportit që e ka përcaktuar jetën e tij.

Përmes një postimi emocional, Lushtaku ka falënderuar klubin KF Drenica, të cilin e quan “pjesë e shpirtit tim”, duke kujtuar rrugëtimin nga hapat e parë në futboll deri tek titulli i fundit, me të cilin largohet nga fusha si kampion.

“Që nga ditët e rinisë sime, e deri më sot unë e kam jetuar këtë rrugëtim me pasion të sinqertë dhe dashuri të pakusht. Kam qenë krenar që isha pjesë e Drenicës, dhe sot largohem si një njeri i lumtur, sepse largohem si kampion!”, shkruan Lushtaku.

Ai nuk ka lënë pa falënderuar presidentët e klubit, bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët besnikë “Shqiponjat e Zeza”, duke theksuar se në ditët më të vështira të klubit ka dhënë gjithçka për ta çuar Drenicën në majë, me dinjitet e nder.

Një mirënjohje të veçantë ua ka dedikuar edhe emrave si Afrim Jashari, Tahir Lushtaku dhe Fadil Rama për mbështetjen e pakursyer, ndërsa falënderimet më të mëdha ia ka adresuar familjes që, siç thotë ai, “më qëndroi pranë në çdo moment dhe ishte gjithmonë forca ime më e madhe”.

Shkelzen Lushtaku paralajmëroi gjithashtu se së shpejti do të bëjë të ditur të ardhmen e tij profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Si e bindi Ronaldo Joao Felix-in të kalojë te Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është pranë transferimit te skuadra saudite Al-Nassr dhe pas këtij vendimi qëndron një emër i njohur Cristiano Ronaldo. Sipas raportimeve të fundit nga “Foot Mercato”, pikërisht kapiteni i Portugalisë ka pasur një rol kyç në bindjen e Felix për të lënë pas aventurën e shkurtër në Premier League dhe për të nisur një kapitull të ri në Ligën Profesionale Saudite.

Felix, 25-vjeçar, është afër të firmosë me Al-Nassr për një shumë fillestare prej 26 milionë funtesh (rreth 35 milionë dollarë). Skuadra nga Riadi do të bëhet shtëpia e tij e re, ku ai do të ribashkohet me Ronaldon, me të cilin ndan jo vetëm kombësinë, por tani edhe fushën e lojës.

Raportohet se Ronaldo, 40 vjeç, ka përdorur një argument të fuqishëm për ta bindur ish-sulmuesin e Atletico Madrid, e që duket se ka qenë bindës për Felix, i cili pas një periudhe të vështirë te Chelsea dhe një huazimi të shkurtër te AC Milan, është në kërkim të stabilitetit dhe rritjes si lojtar.

Ylli i Al-Nassr thuhet se e ka siguruar Felix-in se luajtja së bashku në nivel klubi do të krijojë një mirëkuptim më të madh mes tyre në fushë, veçanërisht për sezonin e ardhshëm që përfshin deri në 40-50 ndeshje të mundshme.

Kjo, sipas Ronaldos, do të ndikojë drejtpërdrejt në harmoninë e skuadrës përfaqësuese të Portugalisë dhe do të rrisë shanset që të dy të jenë pjesë kyçe e formacionit të Roberto Martinez në Kupën e Botës 2026.

 

Continue Reading

Lajmet

​Gresa Bakraçi shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik

Published

on

Atletja kosovare Gresa Bakraçi ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e 3000 metrave në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Volos të Greqisë.

Bakraçi e përfundoi garën me kohën 9:17.80, rezultat që përveç medaljes së dytë më të çmuar, i siguroi asaj edhe vendosjen e një rekordi të ri shtetëror për Kosovën.

Ky është suksesi i dytë brenda vetëm 24 orëve për atleten nga Kosova, që përveç dy medaljeve ballkanike, ka thyer edhe dy rekorde kombëtare në këtë periudhë të shkurtër.

“E kam dashur shumë këtë sukses! Nuk kam ndalur së punuari çdo ditë për t’i arritur objektivat e mia. Sot, e them me zë të lartë se ia dola – ia dola ta nderoj shtetin tim me medalje dhe të dallohem si atletja më e suksesshme,” është shprehur Bakraçi pas garës emocionuese, duke falënderuar Zotin për arritjen e saj të jashtëzakonshme.

Ky sukses e forcon edhe më shumë pozitën e Gresa Bakraçit si një nga sportistet më të dalluara të Kosovës në atletikë, dhe një model frymëzimi për gjeneratat e reja.

Continue Reading

Të kërkuara