Libra
Jusuf Buxhovi: “ Dardania- Antika- Mesjeta”
Published
5 years agoon
By
Esad Dujaka“Dardania – antika dhe mesjeta” mbështetet mbi faktorët kryesorë parahistorikë dhe historikë, që kanë të bëjnë me antikitetin dhe mesjetën si djep i qytetërimit të vjetër botëror në përputhje me zhvillimet shoqërore dhe politike nëpër të cilët ka kaluar e ku Dardanët, si pjesë e botës pellazge-ilire-trake dhe mbretëria e Dardanisë në kuadër të formacioneve shoqërore dhe politike, kanë luajtur një rol të rëndësishëm, e në disa prej tyre, edhe vendimtar. Në këtë konfigurim, Dardania antike tejkalon atë nga shekulli IV para erës sonë, pra si mbretëri, në një thellësi, diku nga mesi i mileniumit të dytë, në hapësirën euro-aziatike – te Troja si themelues të saj. Në këtë aspekt, edhe pamja historike e mbretërisë së Dardanisë, nga shekulli IV si dhe raportet e saj me mbretërinë maqedonase, atë të Molosëve, mbretëritë ilire si dhe rivaliteti i tyre i vazhdueshëm për hegjemoni që do të marrë fund me pushtimet romake,është e një rëndësie të veçantë, ngaqë Dardania mbetet forcë gravituese në të gjitha zhvillimet. Madje edhe në strukturat shoqërore dhe politike të Perandorisë së Romës dhe veçmas në atë të Bizantit, kur Iliriku u kthye në krahun perëndimor të perandorisë lindore si pjesë e identitetit të saj politik dhe kulturor, nxjerr në pah fillimisht rolin akomodues në to, dhe atë ndërtues në Bizant gjatë dhjetë shekujve të ardhshëm, ku i ka themelet identiteti shtetëror arbëror-shqiptar. Krahas problematikës së antikitetit, rëndësi e veçantë i kushtohet edhe Mesjetës. Edhe këtu roli i Dardanisë dhe i Dardanëve, rivlerësohet, duke i nxjerrë ata në qendër të zhvillimeve, që atyre ua përcaktuan kahun jo vetëm në raport me Bizantin po edhe Perëndimin, si një hapësirë ku ato u konfrontuan, duke krijuar realitete të ndryshme shoqërore, politike dhe kulturore në përputhje me garën e tyre për mbizotërim. Në këtë aspekt, edhe dalja në skenë e dinastisë së Nemanjajve nga Dioklea në Rashë,shikuar nga këndvështrimi i kontekstit të përbashkët historik, Dardaninë Mesjetare, që konsiderohet kështjellë e fundit ilire në Bizant, e kthen në një referencë të pashmangshme të saj. Natyrisht se pamja e Zhupanisë së Rashës si kështjellë e fundit e Bizantit në Dardani si dhe luftërat e vazhdueshme thuajse dyqindvjeçare të dinastisë Tribale të Nemanjajve, për ta zgjeruar atë në përputhje me trashëgiminë historike si fuqi hegjemone në qendër të Ilirikut me pretendimin që ta ndikonte në tërësi ose ta zëvendësonte Bizantin, gjë që jo rastësisht në kulmin e saj gjatë kohës së Stefan Dushanit, u quajt edhe “Illyricum Magnum”(Iliria e Madhe), hap njërin ndër kapitujt me problematikë të vetë çështjes. Ngaqë thyen dy stereotipe të ndërtuar mbi baza antishkencore: atë të historiografisë nacionaliste dhe hegjemoniste serbomadhe, ku Nemanjajt shihen “mbretër serbë” dhe Rasha “qendër e Serbisë Mesjetare”, siç thyen dhe diskursin “shpirtëror” të saj, pra te Rashës dhe Nemanjajve – themel i kishës ortodokse serbe ku edhe thuhet se e ka origjinën autoqefalia e kishës ortodokse serbe në shekullin XIII, që është një mashtrim prej tetë shekujsh. Thyerja e këtyre diskurseve po ashtu, nxjerr në pah një pamje tjetër historike të Rashës dhe mesjetës në përgjithësi – të një formacioni shoqëror dhe politik, historikisht i lidhur me etninë ilire dhe Dardaninë si qendër e saj, që si themë e veçantë në kuadër të Bizantit, pas pushtimeve bullgare, me fuqizimin në hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë dhe të Epirit, njëherësh u kthye në faktor të asaj që merret si Arbëri mesjetare. Këto dy qëndrime antishkencore dhe antihistorike mbështeten mbi falsifikimet, retushimet e dokumenteve të ndryshme dhe sidomos mbi rishkrimin e tyre në qendrat e caktuara të fabrikimit (Vjenë, Raguzë, Odesë, Karlovc e gjetiu), të cilave u jepet përgjigje te shtojca :“Mashtrimet e historiografisë serbe rreth mesjetës me konvertime popujsh dhe falsifikime të dokumenteve kishtare”. Në këtë kapitull, pos tjerash bëhet fjalë edhe për “punishtet” të themeluara gjoja për hulumtime mesjetare, duke filluar nga mesi i shekullit XVIII e në vazhdimësi, ku janë seleksionuar, rishkruar dhe falsifikuar dokumentet kishtare sidomos nga Hilandari, pastaj ato kishtare nga Kostandinopoja, nga peshkopata e Ohrit, Raguzës, Karlovcit dhe të tjera,ndër të cilat, si më flagrante në këtë aspekt shfaqen vepra e Orbinit “Kronika e Duklesë”, nga viti 1601 dhe kronika e perandorit Konstantin Porphyrogenitus “De Administrando imperio – Corpus Fontium Historiae Byzantinae” e vitit 1611. Të kësaj natyre, janë edhe kristobulat e manastirit të Deçanit (e vitit 1330) si dhe vepra “Zakonik Cara Dushana” e S. Novakoviqit, të rishkruara në shekullin XIX, të cilat shfrytëzohen si “dokumente emblematike të shtetësisë serbe”! Pas themelimit të shtetit serb dhe atij grek, në shekullin XIX, atyre u janë shtuar edhe “platformat akademike shtetërore”. Kështu, në përputhje me to, Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve dhe më vonë ajo jugosllave kanë punuar pareshtur në këtë drejtim. Në botimet e tyre “enciklopedike”, Tribalët dhe Keltët, po edhe popujt e tjerë antikë, vazhdimisht janë konvertuar në serbë! Madje, edhe dokumentet meritore të autorëve antikë nga Chalconcandylea, Dukas e deri te perandori i Bizantit, Kantakuzini, janë retushuar në mënyrë brutale, siç mund të shihet më së miri me paraqitjen e librit “Popujt e Jugosllavisë në dokumente bizantine”, në gjashtë vëllime! Diskursi i falsifikimit të historiografisë nga Akademia Serbe e Shkencave dhe simotrat e tyre, me ç’rast promovohet i ashtuquajtur “shtet mesjetar serb” me Kosovën “qendër shpirtërore” dhe Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, në masë të madhe ka ndikuar edhe historiografinë shqiptare, atë zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë. Edhe pas rënies së ideologjisë komuniste si dhe shfaqjes së realiteteve të reja, sidomos të shtetit të pavarur të Kosovës, një pjesë e mirë e historianëve shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë të përfshirë në institucionet shkencore, kanë ruajtur diktatin hegjemonist të historiografisë së Beogradit nga koha e klisheve ideologjike dhe të gënjeshtrave të tyre. Në këtë diskurs antishkencor të historiografisë shqiptare, interpretimi i Rashës dhe dinastisë Nemanjane me origjinë tribale-ilire, luan rol të veçantë, ngaqë ajo pikë për pikë dhe pa asnjë hezitim që të merren në shqyrtim autorët e njohur antikë (Chalconcandylea, Dukas, Kantakuzini e të tjerë, duke përfshirë edhe dokumente meritore të Vatikanit ku zhupania e Rashës me cilësimin “Rex Rasia” ose “Regia Rasian” shfaqet entitet i pavarur shoqëror dhe politik),shihet ekskluzivisht si “qendër e shtetësisë mesjetare serbe” dhe e “kishës ortodokse serbe”! Ky fiksim, bëhet edhe më absurd edhe për faktin se në vend se të shqyrtohen pozicioni i Dardanisë mesjetare në këtë proces historik si dhe roli i saj në zhvillimet e gjithëmbarshme të Bizantit, ku pasqyrohen edhe identiteti i saj etnik, ai shpirtëror (me pranimin e krishterimit) si dhe administrativ-vetëqeverisës, me të cilat në mesjetën e vonshme lidhet edhe qenia shoqërore dhe politike e Arbërve, në mënyrë që edhe shfaqja e Rashës në Dardani të shihet si pjesë e këtij mozaiku shoqëror dhe politik, ruhen shabllonet propaganduese të Beogradit rreth “shtetit mesjetar serb në Kosovë” të sajuara në shek. XIX për qëllime hegjemoniste, në radhë të parë për t’u arsyetuar platforma “historike”, që nuk e ka shteti artificial serb, e me këtë për t’u arsyetuar përvetësimi dhe asimilimi i faktorit ortodoks shqiptar, dominues në hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë dhe Epirit, në krijimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë! Teza antihistorike e të ashtuquajturit shtet mesjetar serbe, ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë edhe tezën tjetër antihistorike, që ka filluar të marrë krye: “të çlirimit” nga “pushtimi mesjetar serb” që erdhi nga Perandoria Osmane me ç’rast u pranua islami! Në këtë aspekt, “Dardania – antika, mesjeta”, pozicionimet e shfaqura në “Kosovën” I-VIII nga vitet 2012-2019, rreth Dardanisë si qendër e antikitetit në hapësirën euro-aziatike si dhe rolit të saj të rëndësishëm në të gjitha zhvillimet historike në mesjetë e këndej, i çon më tutje me demistifikimin e të ashtuquajturi shtet mesjetar serb, me ç’rast zhupania e Rashës, e parë si Rashë Dardane, e dominuar nga përkatësia ortodokse e ritit sllav, nxirret nga matrica sllavo-serbe, si një faktor i rëndësishëm historik për t’u bartur te opsioni i hapur që lidh antikitetin ilir-dardan me mesjetën arbërore, si pjesë e realiteteve shoqërore-politike të kohës./UBTnews
Kulturë
Dy libra të Nehat Islamit rikthejnë gazetarinë dhe historinë shqiptare
Published
7 days agoon
November 3, 2025By
UBT News
Botimet DRINI sjellin dy libra të rëndësishëm të gazetarit të njohur Nehat Islami: “Hotel Bejruti” dhe “Kur vjen kamerieri”.
Të dy përbëjnë dëshmi të çmuara të gazetarisë shqiptare dhe reflektimi mbi periudha historike të ndryshme.
“Hotel Bejruti”, në botimin e tij të tretë, ofron raportime autentike nga vendet e krizave në Lindjen e Mesme gjatë viteve ’70 – Libani, Siria, Iraku, Irani dhe Egjipti – dhe përmban një epilog që pasqyron zhvillimet e mëvonshme.

Si korrespondent i gazetës Rilindja, Islami nuk ishte vetëm raportues, por edhe analist i thellë i ngjarjeve, duke sjellë përvojën e Lindjes për lexuesin shqiptar në formë të letërsisë dokumentare.
“Kur vjen kamerieri” përmbledh artikujt e tij të viteve ’90 në gazetën Bujku, në një periudhë të vështirë për shqiptarët e Kosovës. Shkrimet dokumentojnë realitetin politik dhe social, duke lidhur kontekstin vendor me zhvillimet ndërkombëtare dhe ruajtur shpresën kolektive.
Të dy librat e Nehat Islamit ofrojnë një profil të rrallë të gazetarit të ndershëm dhe të përkushtuar, duke qenë burim referimi për studentë, studiues, diplomat dhe çdo qytetar që dëshiron të kuptojë botën përreth tij.
Me këto botime, Botimet DRINI ruajnë trashëgiminë dokumentare, kulturore dhe profesionale të gazetarisë shqiptare. /A.Z/UBT News/
Kulturë
Biblioteka “Fan S. Noli” pret një mbrëmje të veçantë kushtuar shkrimtarit Jusuf Buxhovi
Published
2 weeks agoon
October 30, 2025By
UBT News
Këtë të shtunë, Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli” do të mirëpresë një ngjarje të veçantë letrare, e cila do t’i kushtohet portretit krijues dhe veprimtarisë së shkrimtarit Jusuf Buxhovi, një prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë dhe publicistikës shqiptare.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të edicionit të 16-të të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që është bërë një traditë e çmuar në jetën kulturore të qytetit.
Buxhovi është fitues i Çmimit “Beqir Musliu”, nderimi më i lartë letrar që ndahet nga Komuna e Gjilanit për vlera të veçanta artistike dhe për kontribut të pasur në letrat shqipe.
Në këtë mbrëmje do të marrin fjalën dhe do të ndajnë vlerësime për krijimtarinë e autorit: prof. dr. Anton Nikë Berisha, shkrimtari Ibrahim Kadriu, poeti dhe kritiku letrar Shefqet Dibrani, poetja Kaltrinë Berisha, kritiku Nexhat Rexha, magjistri i letërsisë Arsim Halili dhe profesoreshë Blinerë Hajdari.
Programi do të përfshijë lexime të fragmenteve nga proza e Buxhovit, interpretuar nga Linditë Ramushi Dushku dhe Arbisë Krasniqi, ndërsa vetë autori do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse.
Ngjarja do të udhëhiqet nga shkrimtari Sabit Rrustemi, drejtues i “Ars Club Beqir Musliu”. Me këtë rast do të promovohet edhe numri 47 i revistës letrare “AGMIA”, kushtuar fituesit të çmimit të sivjetshëm, botim që mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe do t’u shpërndahet pjesëmarrësve.
Kjo mbrëmje pritet të jetë një homazh kulturor për kontributin e shumëanshëm të Jusuf Buxhovit, autor i një trashëgimie të pasur letrare, historike dhe publicistike, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe identitetin kombëtar. /A.Z/UBT News/

Kulturë
18 nga librat më të mirë të vitit sipas gazetarëve të BBC
Published
1 month agoon
September 26, 2025By
UBT News
Disa nga gazetarët e BBC-së, kanë renditur disa nga librat, si ndër më të mirët e vitit të paktën deri më tani. Në vijim mund të lexoni 18 titujt e librave, 5 nga ta më të detajuar.
Helm by Sarah Hall
Hall është autore e romaneve, përfshirë romanin e nominuar për çmimin Booker, The Electric Michelangelo (2004) dhe Burntcoat të vitit 2021, Ajo është edhe krijuese e disa koleksioneve me tregime të shkurtra.
Moti dhe peizazhi kanë qenë shpesh shqetësimet e saj, siç janë edhe këtu, në një pjesë historiku të hulumtuar thellë që i mori Hall pjesën më të madhe të 20 viteve për ta përfunduar.
Personazhi qendror i Helm është era e vetme e emërtuar e Britanisë, e cila ndodh në një pjesë të veçantë të Cumbria-s, ku Hall u rrit. Ajo bashkon fije që skicojnë përpjekjet e njerëzimit për të zotëruar erën, nga kohërat parahistorike deri në ditët e sotme, ku protagonistja e saj është Dr. Selima Satur, një klimatologe, hulumtimi i së cilës papritmas bën bujë.
Good and Evil and Other Stories by Samanta Schweblin
Secila prej gjashtë tregimeve në këtë përmbledhje nga autorja argjentinase Samanta Schweblin, paraqet personazhe në momente kyçe që shpejt shndërrohen në diçka thellësisht shqetësuese.
Një nënë del nga një liqen, pasi ka qenë dëshmitare e diçkaje të tmerrshme; një baba i ri përndiqet nga një moment shpërqendrimi që ka pasur pasoja të thella; akti i dhembshur i një gruaje të vetmuar përballet me një pushtim të frikshëm në shtëpi.
Që nga historia hapëse “e guximshme” e tutje, thotë The Guardian, Schweblin e shikon botën drejtpërdrejt, duke shpuar sipërfaqen e saj mashtruese, duke i lejuar lexuesit të bëjë të njëjtën gjë.
“Drejtpërdrejtësia dhe qartësia e gjuhës së autores hap një terren unik emocional ku frika dhe dhembshuria bashkohen”.
Flashlight by Susan Choi
Louisa dhjetëvjeçare gjendet në një plazh në Japoni, babai i saj i zhdukur dhe supozohet i mbytur, dhe që andej historia shpaloset nëpër breza dhe kontinente, duke eksploruar prejardhjen familjare të Louisës që përfshin Korenë e Veriut dhe SHBA-në.
I përzgjedhur për Çmimin Booker, romani i gjashtë i Susan Choi ndryshon zhanret nga satira në dramë dhe nga romani i rritjes në thriller ndërkombëtar.
“I ndërlikuar, surprizues dhe i thellë” është mënyra se si përshkruhet nga gjyqtarët e Booker.
Autorja përfundon se ata balancojnë tensionet historike dhe dramat intime me një elegancë të jashtëzakonshme. Karakterizimi i Choi duket se është i duruar dhe i sigurt, thotë Times Literary Supplement.
Katabasis by RF Kuang
Në moshën 29 vjeç dhe autore e gjashtë romaneve, përfshirë bestsellerin e vitit 2022 Babel dhe hitin viral të vitit 2023, Yellowface, pra librit të fundit të mrekullueshëm nga Rebecca Kuang.
Kjo fillon me një premisë shakaje se universiteti është ferr dhe një akademi e krahasuar me një kryqëzim midis Inferno-s së Dantes dhe Piranesi-t të Susanna Clarke, Katabasis (që do të thotë zbritje në botën e nëndheshme) e që fillon në kufijtë e gjelbër të Universitetit të Kembrixhit.
Duke vrarë potencialisht mbikëqyrësin e saj “magjik”, Profesor Jacob Grimes, në një eksperiment laboratorik, pasuniversitarja Alice Law e ndjekur nga rivali i saj student Peter Murdoch – udhëton për ta ringjallur atë, ku ajo zbulon se ferri është një kampus dhe zbulon shkallën e plotë të gabimeve të profesorit.
Bring the House Down by Charlotte Runcie
Një roman debutues nga gazetarja e artit Charlotte Runcie, Bring the House Down eksploron marrëdhënien midis artistes dhe kritikut, si dhe temat e zemërimit femëror dhe kulturës së anulimit.
Duke u zhvilluar gjatë katër javëve në Festivalin Fringe të Edinburgut, historia përqendrohet rreth kritikut të teatrit Alex, koleges së tij dhe narratores Sophie, si krijueses të një shfaqjeje me një grua, Hayley.
Ngjarjet zhvillohen kur Alex shkruan një vlerësim dënues për shfaqjen e Hayley, por më pas vazhdon të flejë me të para se të publikohet vlerësimi. Los Angeles Times e përshkruan atë si thellësisht argëtues dhe kënaqësisht të shijshëm, ndërsa Chicago Review of Books thotë se është një udhëtim i trazuar dhe i dhimbshëm mbi atë që do të thotë vërtet të kritikosh një kulturë.
Lista e librave të tjerë vijon si:
The Loneliness of Sonia and Sunny by Kiran Desai
Dream Count by Chimamanda Ngozi Adichie
We Do Not Part by Han Kang
Stag Dance by Torrey Peters
Theft by Abdulrazak Gurnah
Universality by Natasha Brown
The Names by Florence Knapp
The Emperor of Gladness by Ocean Vuong
Eden’s Shore by Oisín Fagan
Dream State by Eric Puchner
The Dream Hotel by Laila Lalami
Confessions by Catherine Airey
Flesh by David Szalay./S.K/BBC News/
Kulturë
Panairi i 25-të i librit në Prishtinë, nis javën e ardhshme
Published
5 months agoon
June 2, 2025By
UBT News
Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri” edicioni i 25-të i panairit mbarëkombëtar të librit “Prishtina 2025”, do të mbahet më 11-15 qershor 2025.
Ceremonia e hapjes fillon më 11 qershor në orën 12:00, ndërsa do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00-21:00.
Panairi do të mbyllet më 15 qershor në orën 19:00.
Në këtë ngjarje marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.
Numri i titujve të rinj do të jetë rreth 2000, derisa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 6000.
Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë
Dilema e perdeve: cilat i përshtaten më mirë ambientit tuaj?
Publikohet traileri i filmit biografik për Michael Jackson
5 gabime që bëjmë pas ngrënies së drekës
Hilary Duff rrëfen pse nuk u bë mentore për Selena Gomez dhe Demi Lovato
Plaçkitet shtëpia e yllit të Interit
5 ushqime që njerëzit konsumojnë që nga kohët e lashta
Mos e merrni stresin në shtëpi: Si të mos mendoni për punën në fundjavë?
Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
