Magazinë

Justin Timberalke feston ditëlindjen, mbush 44 vite jetë

Published

on

Justin Timberlake është një artist i njohur i shumë hiteve që dëgjohen akoma si ditën e parë.

Këngëtar, producent, tekstshkrues dhe aktor i disa roleve ku dallohen: Branch in Trolls Holiday in Harmony (2021) dhe Trolls Band Together.

Ai sot me 31 janar paska një datë më të veçantë të shënuar në kalendar, Justin feston ditëlindjen.

Krijuesi i ‘Mirrors’, mbush 44 vite jetë.

Përndryshe, Justin ishte i martuar me Jessica Biel, pas disa vitesh romancë por që lidhja nuk zgjati shumë e në dhjetor të vitit 2024 çifti i dikurshëm pati bërë kërkesë për ndarje. /UBT News/

Magazinë

Sharon Stone tregon për debatin e ashpër me Michael Douglas

Published

on

Aktorja Sharon Stone ka zbuluar se ka pasur përplasje të ashpër verbale me kolegun e saj nga filmi “Basic Instinct”, Michael Douglas, para se të punonin së bashku në filmin që i bëri të famshëm në vitin 1992.

Në një intervistë për Business Insider, Stone rrëfeu se grindja ndodhi në Festivalin e Kanës dhe ndikoi në mënyrën si u zgjodh për rolin.

“Ai nuk donte ta nxirrte prapanicën e tij lakuriq në ekran me një të panjohur, dhe unë e kuptoja këtë. Ai nuk pranoi as të bënte një provë me mua, por kjo ndodhi edhe për një arsye tjetër: kishim debatuar më parë”, ka thënë ajo.

Stone ka kujtuar se gjithçka pati nisur gjatë një bisede me një grup njerëzish, ku Douglas foli për dikë dhe fëmijët e tij.

“Unë e njihja mirë këtë person për të cilin po fliste. Thashë diçka e më kthehet: ‘Çfarë dreqin di ti?’ Ishte në lidhje me një marrëdhënie babë-fëmijë”, tha ajo.

Ajo ka treguar se ishte e habitur nga reagimi i tij i fortë përpara gjithë të pranishmëve.

“E qartë që ishte prekur. Më bërtiti në prani të gjithë grupit. Dhe unë nuk jam nga ato që thonë ‘më fal, superyll’. Shtyva karrigen mbrapa dhe i thashë: ‘Hajde të flasim jashtë’”, ka treguar aktorja.

Stone ka thënë se i sqaroi në detaje pse e njihte aq mirë atë familje:

“I shpjegova çfarë dreqin dija për familjen për të cilën fliste, isha shoqe e ngushtë me fëmijët dhe prindin. Pastaj u ndamë, jo si miqtë më të mirë, por në mënyrë të qytetëruar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky incident bëri që Douglas të mos e donte si bashkëprotagoniste në “Basic Instinct”.

“Kur erdhi puna te përzgjedhja për filmin, nuk besoj se ai donte që unë të isha partnerja e tij në skenë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, përfaqësuesi i Michael Douglas, Allen Burry, ka thënë për People se aktori 80-vjeçar është “shumë i habitur” nga pretendimet e Stone.

“Ai nuk e mban mend asnjë debat të tillë në atë periudhë”, ka thënë Burry.

Sipas Burry, Douglas e kishte parë për herë të parë Stonein në një video me regjisorin Paul Verhoeven dhe kishte thënë se “Pa dyshim, ajo është e duhura.”

Ai ka shtuar se aktori “pa dyshim ka kaluar kohë me Sharonin në Kanë”, por vetëm kur po promovonin “Basic Instinct”, dhe se “deri në kohën kur përfunduan filmin, ishin bërë miq”.

Pavarësisht gjithçkaje, Stone ka thënë se dinamika e tensionuar mes tyre ndihmoi që personazhet të funksiononin më mirë në ekran.

“Michael ka temperament, dhe mua nuk më bëri përshtypje. Kjo e ndihmoi dinamikën tonë”, ka thënë ajo duke theksuar se çdo gjë ka mbetur në të kaluarën dhe tani janë miq të ngushtë.

“Në fund, u bëmë miqtë më të mirë, deri sot. E admiroj jashtëzakonisht”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Magazinë

Rikthimi i Shawn Mendes në skenë që nga 2022, për herë të parë përpara një publiku kosovar

Published

on

Mbrëmja e dytë e Sunny Hill Festival solli një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni: rikthimin e shumëpritur të Shawn Mendes në skenë, dhe për herë të parë, përpara një publiku kosovar.

Një performancë që nuk ishte thjesht koncert, por një përvojë e paharrueshme emocionale.

Pas një pauze mbi dyvjeçare nga skenat, që filloi në vitin 2022 kur anuloi turneun botëror për t’u fokusuar në shëndetin mendor dhe mirëqenien personale, Shawn Mendes u rikthye më i fuqishëm se kurrë më parë.

Në Prishtinë, ai zgjodhi të ndajë këtë kthim, në një natë që do të mbetet gjatë në memorien e fansave. I veshur me një bluzë të zezë pa mëngë dhe pantallona të gjera, Mendes dominonte skenën me një energji fantastike. Ngjyrat e ngrohta të ndriçimit, skena elegante dhe e pastër, krijuan një atmosferë intime dhe emocionuese, ku në qendër të gjithçkaje ishte zëri i tij – i fuqishëm, i pastër, plot shpirt.

Gjatë gjithë koncertit, Shawn nuk ishte thjesht një këngëtar, por një rrëfimtar. Ndërveprimi me publikun ishte i vazhdueshëm, ndalesa për të falënderuar, buzëqeshje të sinqerta, përqafime me fansat pranë skenës dhe një përkushtim që dëshmoi dashurinë e tij të vërtetë për muzikën dhe njerëzit.

Repertori i tij përfshiu një përzgjedhje të dashur të hiteve që kanë shënuar karrierën e tij: “There’s Nothing Holding Me Back”, “Stitches”, “Wonder”, “Mercy”, “Lost in Japan”, “Never Be Alone”, “Why Why Why” dhe “Treat You Better”.

Çdo këngë u përjetua me entuziazëm nga publiku që këndonte njëzëri, duke e kthyer natën në një kor gjigand emocionesh.

Të veçantë e bënë edhe momentet kur ai performoi vetëm me kitarë apo piano, i shoqëruar nga grupi i tij muzikor dhe këngëtarët e prapavijës, duke i dhënë koncertit nuanca thellësisht njerëzore dhe të ndjera.

Mbrëmja përfundoi me duartrokitje të zgjatura dhe emocione të shpërthyera, një rikthim në skenë, debutim në Kosovë e lidhje e re që me shumë gjasë do të zgjasë gjatë. Shawn Mendes nuk erdhi vetëm për të kënduar, por për të lënë gjurmë. Dhe ia doli me sukses.

 

Continue Reading

Magazinë

Jennifer Aniston rikthen Rachel-in e “Friends”-ave

Published

on

Jennifer Aniston, ikonë e padiskutueshme e stilit të flokëve (dhe e vetmja që me të drejtë mund të quhet mbretëresha e modelit “The Rachel”), sapo prezantoi një version të ri, modern dhe super të lezetshëm të prerjes që e bëri legjendë.

Po flasim për një “curve cut”, një stil i ri me shkallëzime të lehta që harkohen drejt fytyrës, duke krijuar një pamje natyrale, të rafinuar dhe sikur ke dalë nga sezoni 6 i “Friends”. Në një video të saj në Instagram, gjithë vëmendjen e morën flokët e Jenniferit.

Prerja më e re e Jen është përkufizimi i të dukurit yll pa shumë mundim: një kombinim mes një prerjeje “flutur” të zbutur dhe shtresave të lehta të stilit të viteve ’90-të. Me fjalë të tjera, nostalgji e kuruar me detaje. Më e mira e gjithë kësaj?

Ky model funksionon në çdo gjatësi dhe teksturë flokësh, nga gjatësia e shpatullave te flokët e gjatë dhe nuk ka nevojë për stilim të ndërlikuar. Nëse po kërkon një prerje të re dhe pa shumë nevojë për mirëmbajtje për verën 2025, Jennifer sapo ta dha idenë perfekte.

Continue Reading

Magazinë

Liam Neeson shet apartamentin luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

Published

on

Nuk është vetëm suksesi në kinema që po i sjell fitime Liam Neeson këto ditë.

Aktori hollivudian, i cili sapo ka dalë në ekran me“The Naked Gun”, ka shitur së fundmi apartamentin e tij në New York City për plot 10.3 milionë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga dokumentet zyrtare të qytetit dhe u raportua fillimisht nga New York Post, ndërsa PEOPLE konfirmoi gjithashtu transaksionin.

Bëhet fjalë për një super-apartament me 5 dhoma gjumi, 5 banjo, me sipërfaqe prej 4,524 metrash katrorë, kombinim i tre njësive banimi të bashkuara.

Prona u listua në treg në mars për 10.75 milionë dollarë, por përfundimisht u shit pak më lirë. Neeson dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, aktorja Natasha Richardson, e kishin blerë apartamentin më 1999 për 3.9 milionë dollarë, duke realizuar kështu një fitim të konsiderueshëm pas më shumë se dy dekadash.

Shtëpia ndodhet në një nga zonat më prestigjioze të Manhatanit, vetëm një bllok larg Central Park. Dhomat ofrojnë pamje panoramike të parkut dhe lumit Hudson, kuzhinë të madhe me dritare të plota, dhomë familjare dhe një suitë master me spa private, dhomë për fëmijë dhe palestër personale.

Ndërtesa, siç pritej, është e pajisur me portier 24 orë, supermarket brenda kompleksit, pishinë dhe palestër moderne të markës Equinox, si dhe fushë basketbolli për rezidentët.

Continue Reading

Të kërkuara