Modelja Hailey Bieber, 28 vjeç, dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Justin Bieber, u bënë prindër në gusht 2024 me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Jack Blues.
Hailey ka treguar se përvoja e të qenit nënë i ka dhënë një forcë të brendshme dhe një vetëbesim që nuk e kishte përpara.
“E dua veten shumë më shumë tani sesa para se të kisha djalin tim. Fiton një forcë dhe vetëbesim të heshtur. Nuk mund të më thuash më ato gjëra që më thoshe dikur. Nuk luan dot me mua pasi kam sjellë në jetë një njeri,” ka rrëfyer ajo në një intervistë për WSJ Magazine.
Hailey ka thënë se të qenit nënë e ka bërë të vlerësojë kohën në shtëpi. Ajo përpiqet që darkat me miqtë të jenë në orën 6 të pasdites, për t’u kthyer në shtëpi për gjumin e Jackut. “Më duket sikur koha është bërë shumë e çmuar. Të kesh fëmijë të bën ta kuptosh këtë,” ka shtuar ajo.
Megjithëse përpiqet të jetë e pranishme në familje, Hailey vazhdon të jetë aktive edhe profesionalisht. Ajo ka themeluar në vitin 2022 Rhode Beauty, dhe shpesh gjatë natës i vijnë ide për linjën e saj të bukurisë.
“Shpesh rri në shtrat në orën 1 të mëngjesit e shkruaj diçka. Marrin ndonjë mesazh në orën 2 të mëngjesit ku u them ekipit: ‘Mos e hapni deri në mëngjes!’,” ka treguar ajo.
Më herët këtë vit, Hailey shiti kompaninë Rhode Beauty për e.l.f. Beauty në një marrëveshje që thuhet se kap vlerën deri në 1 miliard dollarë. Ajo planifikon të menaxhojë këto fonde me kujdes për të ardhmen e djalit të saj.
“Dua ta ruaj këtë për të ardhmen e djalit tim. Është një shumë parash me të cilën nuk kam pasur të bëj më parë, prandaj dua të jem e mençur dhe ta investoj me kujdes,” ka thënë modelja.
Edhe pas shitjes, Hailey mbetet aktive si drejtoreshë kreative dhe udhëheqëse e inovacionit, si dhe konsulente për e.l.f..
“Kurrë s’kam dashur ta shes kompaninë të largohem. Ende jam ajo që teston produktet e merr pjesë në takimet e zhvillimit,” tha ajo.
Hailey ka menduar për krijimin e një linje të kujdesit për lëkurën e fëmijëve dhe kujdeset personalisht për lëkurën e Jackut çdo natë.
“Bebi shkon në shtrat sikur të ishte ’krofne që vezullon’. E lyej me produktet më të mira nga farmacitë,” ka rrëfyer ajo. /A.Z/UBT News/