Magazinë

Justin Bieber reagon ashpër në rrjet gjatë Ditës së Babait, ndërsa ndan pamje të djalit

Published

on

Justin Bieber u bë pjesë e debatit në rrjet gjatë Ditës së tij të parë të Babait, duke ndarë postime të çuditshme e provokuese në Insta.

31-vjeçari, i cili së fundmi u bë baba i një djali me Hailey Bieber, publikoi një foto bardhë e zi ku shfaqej me një mimikë serioze dhe mesazh: “Jam një baba me të cilin nuk duhet të ngatërrohesh”, i shoqëruar nga emoji i gishtit të mesëm.

Postimet e tij përfshinë foto të djalit të tyre, Jack, për herë të parë që nga lindja në gusht 2024 dhe dhurata luksoze që e kishte marrë nga Hailey – përfshirë një orë të shtrenjtë Audemars Piguet dhe çanta Prada, shkruan DailyMail.

Fansat u ndanë mes mbështetjes e shqetësimit, disa e vlerësuan sinqeritetin e tij, ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për gjendjen emocionale, duke i bërë thirrje të kërkojë ndihmë për hir të familjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Postimet u pasuan nga imazhe të tjera që përfshinin kanabis, emoji provokues dhe mesazhe të nënkuptuara për “marrëdhënie toksike” me të tjerët.

Hailey nuk postoi publikisht për Ditën e Babait, Bieber sugjeroi në rrjet se ata kishin kaluar një mbrëmje romantike së bashku.

Ky është një nga rastet e shumta ku Bieber përdor rrjetet sociale për të shprehur ndjenja të forta – një prirje që ka ngjallur diskutime të përsëritura rreth shëndetit të tij mendor dhe jetës personale.

Magazinë

Rita Ora feston ditëlindjen e 35-të

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e saj të 35-të.

Artistja e ka pritur këtë ditë të veçantë e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur, ndërsa grupet e fansave kanë mbushur rrjetet sociale me urime për idhullin e tyre.

Rita ka ndarë me ndjekësit një video të përgatitur nga grupi zyrtar i fansave, ku shfaqen momente nga fëmijëria e saj – një vajzë e vogël me ëndrra të mëdha.

Në 35-vjetorin e saj, Ora numëron dhjetëra hite globale, miliona kopje albumesh të shitura dhe një jetë të mbushur emocionalisht, duke kaluar ditë të lumtura përkrah bashkëshortit të saj, Taika Waititi. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Ariana Grande tregon si ‘Wicked’ e ndihmoi të lidhej sërish me muzikën

Published

on

Ylli i popit, 32-vjeçarja Ariana Grande, e cila mori rolin në adaptimin me dy pjesë të muziklit të Broadway-it Wicked dhe vazhdimin e Wicked: For Good, po përgatitet të rikthehet në skenë vitin e ardhshëm me Eternal Sunshine, në mbështetje të albumit të saj të pestë.

Këngëtarja ka treguar se një pauzë e qëllimshme e ndihmoi të rindërtojë lidhjen e saj me muzikën.

Në një intervistë për revistën Interview rrëfeu: “Jam mirënjohëse dhe e emocionuar. Kam kaluar dy vitet e fundit duke shëruar marrëdhënien time me muzikën dhe turnetë. Kam kaluar shumë kohë duke rindërtuar mënyrën e krijimit të muzikës. Eternal Sunshine ishte një përvojë e re për mua.”

Krijuesja e hitit “Thank U, Next” shpjegoi se largimi nga industria e ndihmoi të dallonte presionet e famës nga gëzimi i krijimit, duke shtuar se aktrimi dhe roli i saj si Glinda në Wicked i dhanë forcën për t’i qasur muzikës me një perspektivë të freskët.

“Koha larg më mësoi të rimarr disa pjesë të vetes, të vendos ndjesitë që lidhen me famën dhe jetën si artiste në një vend tjetër, larg, dhe t’i them vetes: ‘Nuk kam pse të heq dorë nga diçka që e dua. Mund t’i lë gjërat mënjanë pa humbur dhuntitë e mia’,” tha ajo.

“Kam hedhur hapa të vegjël drejt shërimit të marrëdhënies sime me muzikën dhe turnetë. Koha me Glindan dhe aktrimi më ndihmoi të ndërtoj forcën për këtë. Nuk mund ta shpreh sa mirënjohëse jam. Më parë muzika mbante brenda disa trauma, tani po i shoh duke u zhdukur dhe kjo është diçka jashtëzakonisht e bukur.”

Ariana pranoi se kalimi i menjëhershëm drejt famës globale nuk ka qenë pa sfida. Duke reflektuar mbi ngritjen e saj të shpejtë, ajo tha:

“Ka pasur një periudhë të vështirë përshtatjeje në fillim, kur karriera ime pop shpërtheu në atë mënyrë. Shpresoj që kjo të mos tingëllojë si mosmirënjohje, por thjesht është një ndryshim i madh kur jeta jote transformohet kaq drastikisht.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Vdes këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi

Published

on

Këngëtari i njohur i muzikës pop, Shpat Kasapi, ndërroi jetë sot në mëngjes pas një ataku të papritur kardiak.

Sipas raportimeve të gazetës KOHA, ai nuk ishte përballur më parë me ndonjë sëmundje kronike.

I lindur më 1 maj 1985, Shpati u rrit në një familje me traditë muzikore,  sfond që i dha motivimin e parë për t’u përkushtuar ndaj artit.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe u bë një nga emrat më të dashur për të rinjtë, falë melodive të lehta, stilit modern dhe performancave energjike.

Në skenën muzikore shqiptare dhe kosovare, ai lindi një seri hitesh që ende mbahen mend — përfshirë “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” e shumë të tjera.

Përmes festivalëve të rëndësishme dhe bashkëpunimeve me artistë të spikatur, Shpati arriti të konsolidojë vendin e tij si emër kryesor i pop-muzikës.

Si figurë e pandashme e skenës, ai mbetet i njohur e i dashur jo vetëm për hitet e tij, por edhe për stilin karakteristik që e dallonte.

I ndjeri la pas gruan dhe një fëmijë, duke lënë një boshllëk të thellë në skenën muzikore dhe tek njerëzit që e donin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Jennifer Lopez këndoi në dasmën e një miliarderi indian, pagesa që mori është “e çmendur”

Published

on

Këngëtarja amerikane Jennifer Lopez performoi në dasmën e një miliarderi në Indi fundjavën e kaluar, për të cilën ajo u pagua dy milionë dollarë.

Lopez performoi hitet e saj më të mëdha, të tilla si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right”, dhe ndërroi disa kostume provokuese gjatë performancës.

Përveç këndimit të disa prej këngëve të saj më të famshme, Jennifer mbajti edhe një fjalim në skenë dhe ngriti dolli për të sapomartuarit Netri Manteni dhe Vamsi Gadiraju.

“Familjet tuaja qofshin të bashkuara në këtë ditë të bukur dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, tha ajo.

Netra është trashëgimtarja e Rama Raju Manetena , kryetarit dhe drejtorit ekzekutiv të Ingenus Pharmaceuticals.

Burri i saj, Vamsi, është një sipërmarrës teknologjik, bashkëthemelues dhe drejtor teknologjik i platformës Superorder. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara