Magazinë

Justin Bieber flet për problemet me zemërimin

Published

on

Justi Bieber ka bërë një postim në Instagram duke treguar për “problemet me zemërimin”.

31-vjeçari, ka thënë se “është i thyer” një ditë pasi ka shpërndarë një tjetër postim të çuditshëm në ditën e baballarëve, ka raportuar NBC News.

Më 16 korrik, ylli ka shkruar se e di që ka probleme me zemërimin dhe se është munduar të punojë në këtë drejtim. Ai ka thënë se gjatë tërë jetës është munduar të jetë më shumë sikur njerëzit që i thonin se duhet “ta rregullojë këtë çështje”.

“Njerëzit vazhdimisht më thonë se duhet të shërohem. A nuk mendoni se po të mundja nuk do ta rregulloja këtë? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin”shkroi ai/

Au ka thënë se ndërkohë që mundohet të jetë si njerëzit që i thonë të përmirësohet, kjo po e bën që të lodhet e të zemërohet edhe më shumë.

“Jezusi është i vetmi person që po më shtyen të dua ta bëj jetën time për tjerët. Sepse sinqerisht jam i rraskapitur duke mësuar për veten time së fundmi, a jeni edhe ju?”, shkroi në postim.

Ai ka përshirë edhe foto, në njërën nga të cilat shihet djali Jack dhe gruaja e tij Hailey Bieber. Në disa nga këto fotografi dyshja shihen duke luajtur piano bashkë dhe në një tjetër shihet dora e djalit të tyre me një byzylyk.

Një ditë më parë bëri një postim për ditën e baballarëve, e shkroi se nuk është një nga ata baballarë me të cilin duhet ngatërruar.

“Nuk jam një baba me të cilin duhet të ngatërroheni”, ka shkruar ai në postimin e shoqëruar me një emoji me gishtin e mesëm.

Justin dhe Hailey Bieber lajmin për lindjen e djalit e patën bërë të ditur në muajin gusht të vitit të kaluar.

Magazinë

AMC sjell koncertet live në kinema, Bebe Rexha hap programin e ri muzikor

Published

on

Rrjeti i njohur i kinemave AMC Theatres ka njoftuar partneritetin e ri me Arena One, përmes të cilit koncertet live do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranet e kinemave në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Programi “Arena One at AMC” nis në muajin qershor dhe do të sjellë performanca nga artistë të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Bebe Rexha, Paris Hilton, Kim Petras dhe Maren Morris.

Koncertet do të transmetohen në mbi 300 lokacione të AMC-së, ndërsa organizatorët paralajmëruan edhe emra të tjerë në javët në vijim.

Sipas AMC-së, projekti synon të krijojë atmosferën e një koncerti të vërtetë arena përmes teknologjisë interaktive që transmeton reagimet e publikut në kohë reale mes sallave të kinemasë dhe artistëve në skenë.

Kjo nismë vjen në kohën kur kinematë po fokusohen gjithnjë e më shumë në përmbajtje alternative për të përballuar rënien e të ardhurave pas pandemisë dhe mungesën e filmave të rinj nga studiot e mëdha.

AMC kishte bashkëpunuar më herët me Taylor Swift dhe Beyoncé për filmat koncertalë të turneve të tyre, por kësaj radhe koncertet do të transmetohen drejtpërdrejt.

Biletat për “Arena One at AMC” do të kushtojnë nga 40 deri në 75 dollarë, më lirë se koncertet tradicionale, ku çmimet shpesh kalojnë 140 dollarë.

Continue Reading

Magazinë

Bonnie Tyler dërgohet me urgjencë në spital për operacion

Published

on

Këngëtarja e njohur Bonnie Tyler është dërguar me urgjencë në spital për një operacion në zorrë. Artistja 74-vjeçare po trajtohet në Faro të Portugalisë, ku ajo ka një shtëpi.

Sipas zëdhënësit të saj, operacioni ka kaluar me sukses dhe ajo tani po rikuperohet, ndërsa familjarët, miqtë dhe fansat po i urojnë shërim të shpejtë.

Bonnie Tyler, emri i vërtetë i së cilës është Gaynor Hopkins, u bë e famshme në gjithë botën me hitin “Total Eclipse of the Heart” në vitin 1983. Kënga së fundmi kaloi shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify.

Ajo ka pasur edhe hite të tjera të njohura si “Holding Out for a Hero”, ndërsa në vitin 2013 përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision.

Tyler pritet të vazhdojë koncertet e planifikuara këtë muaj në Maltë dhe Gjermani, si dhe turneun në vende të tjera evropiane.

Continue Reading

Magazinë

Ted Turner, themeluesi i CNN-it, ka vdekur në moshën 87-vjeçare

Published

on

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i CNN-it dhe një nga figurat më të njohura të medias në botë.

Ai ndryshoi botën e mediave në vitin 1980 kur krijoi CNN-in, kanalin e parë me lajme 24 orë pa ndërprerje. Në fillim shumë njerëz nuk besonin se do të kishte sukses, por CNN u bë një nga rrjetet më të njohura në botë.

Turner u bë i famshëm për raportimet e shpejta dhe transmetimet direkte gjatë ngjarjeve të mëdha botërore.

Përveç medias, ai ishte edhe pronar i disa skuadrave sportive dhe një filantrop i njohur që ndihmoi me miliona dollarë për mjedisin dhe organizata ndërkombëtare.

Continue Reading

Magazinë

Mira Murati në Met Gala në New York

Published

on

Mira Murati, shqiptarja nga Vlora e njohur në botën e teknologjisë, ka marrë pjesë në eventin më prestigjioz të modës, Met Gala, të mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Ajo u shfaq me një fustan të zi me detaje në ngjyrë ari, në përputhje me temën e këtij viti “Costume Art”.

Në vitin 2024, Murati u largua nga pozita e drejtoreshës së teknologjisë në OpenAI për të themeluar startup-in e saj “Thinking Machines Lab”.

Edhe pse ende nuk ka të njëjtin nivel njohjeje si disa prej figurave më të mëdha të Silicon Valley, ajo konsiderohet një nga sipërmarrëset më të ndjekura në këtë industri dhe është e vetmja shqiptare e pranishme në këtë event të madh.

Continue Reading

Të kërkuara