Lajmet

Josep Borrell dënon dhunën ndaj atyre që protestuan kundër grusht shtetit në Sudan

Më shumë se 70 njerëz kanë vdekur dhe qindra janë plagosur në protesta që kur ushtria mori kontrollin.

Published

on

Bashkimi Evropian ka dënuar sundimtarët ushtarakë të Sudanit për përdorimin e dhunës ndaj demonstruesve të cilët ishin kundër grusht shtetit, transmeton UBT News.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se thirrjet e përsëritura për autoritetet sudaneze që të përmbahen nga veprimet e dhunshme “kanë rënë në vesh të shurdhër”.

Deklarata erdhi një ditë pasi forcat sudaneze hapën zjarr ndaj protestuesve të cilët protestonin kundër grusht shtetit në kryeqytetin Khartoum, duke vrarë të paktën shtatë persona.

Më shumë se 70 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në protesta që kur ushtria mori kontrollin në tetor.

Ndërsa protestuesit kanë bërë thirrje që pushteti t’i dorëzohet një qeverie plotësisht civile, gjeneralët ushtarakë kanë thënë se do të presin zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Borrell tha se sulmiet e vazhdueshme, duke përfshirë ndalimin e aktivistëve dhe gazetarëve, e ka vënë Sudanin në “një rrugë të rrezikshme larg paqes dhe stabilitetit”.

Diplomati i BE-së i kërkoi ushtrisë së Sudanit të de-përshkallëzojë tensionet, duke thënë se “shmangia e humbjeve e jetëve të mëtejshme është thelbësore”.

Kriza e vazhdueshme po rrezikon të prishë përpjekjet e OKB-së për të gjetur një zgjidhje paqësore, shtoi ai./UBTNews/

Lajmet

I përkeqësohet gjendja, vdes një grua në QKUK

Published

on

Ka vdekur një grua në QKUK, pasi të njëjtës i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia po e heton këtë vdekje, derisa tha se trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Është raportuar se viktimës femër kosovare  pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është ftuar ambulanca, e cila ka marrë viktimën dhe e ka dërguar në QKUK, ku aty ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Liga e Kampionëve sjellë sonte përballje të gjigantëve evropian

Published

on

Gara më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve, rikthehet sot me duele tejet interesante në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.

Në fokus do të jenë dy ndeshjet të mëdha ku do të përballen Liverpooli me Real Madridin dhe dhe Paris – Saint – Germain dhe Bayern Mynih.

Këto janë të gjitha ndeshjet që zhvillohen sonte:

 

Continue Reading

Lajmet

Sindikata e RTK-së proteston për pagat

Published

on

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në ora 11:00 do të protestohet për shkak të mungesës së pagave.

Në njoftim thuhet se kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.

“RTK aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit. Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës”.

“SPERTK u bën thirrje të gjithë kolegëve, pa asnjë përjashtim, të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre themelore për page”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kalimi i kufirit Kosovë-Shqipëri pa kontrolle – procedura do të jetë në fuqi deri në shkurt 2026

Published

on

Nga 1 nëntori, në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë është rikthyer procedura e kalimit të lehtësuar të kufirit pa kontrolle për qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targat e dyja vendeve. Marrëveshja e përbashkët ndërqeveritare mes dy shteteve për këtë procedure të lehtësuar në kufi do të jetë në fuqi për një periudhe tre mujore deri më 28 shkurt 2026.

Marrëveshja përcakton një periudhë 9 mujore përgjatë vitit për procedurën e thjeshtëzuar e ndarë në dy periudha.

E para që përkon me sezonin turistik nga data 1 maj deri më 30 shtator, ndërsa periudha tjetër me sezonin e dimrit nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.

Periudhat në fjalë janë cilësuar me ngarkesën më të madhe të hyrje-daljeve në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën sidomos sezoni i verës por edhe në festat e fundvititi, shkruan rtsh.al.

Marrëveshja në fjale filloi së implementuari gjate verës së shkuar. Sipas marrëveshjes, veç kalimit të lehtësuar të kufirit, patrullat e përbashkëta të policisë rrugore patrullojnë të gjitha rrugët drejt qyteteve bregdetare.

Në fillim të implementimit, marrëveshja ndërqeveritare ishte e vlefshme vetëm për pikën kufitare Morin-Vërmicë, ndërsa pas kërkesave të qytetarëve dhe rritjes së numrit të kalimeve u përfshinë edhe pikat e tjera të kalimit të kufirit Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec, Borje dhe Orgjost.

Ndërsa përgjatë brezit kufitar u hapën edhe 22 vendkalime të lehtësuara të kufirit për banorët e fshatrave në një brez 30 kilometra në dy anët e kufirit. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve përveç lehtësirave kufitare është fokusuar edhe në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës në këto zona.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës ndërtoi rrugët Kerstec, Pakisht, Zapod dhe Gorozhup Pogaj, dhe projekte të tjera.

Këtë vit sipas të dhënave nga policia kufitare më shumë se 5.5 milion shtetas janë regjistruar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në pikat e përbashkëta kufitare, ku peshën më të madhe padyshim e mban pika e kalimit kufitar në Morinë. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara