Stërvitje dhe sakrifica. Këmbët e arta dhe koka e akullit. Ja se si italiani që dje nënshkroi penalltinë vendimtare kundër Spanjës u bë një nga mesfushorët më të mirë në Evropë. La gazzetta dello sport ka bërë portretin e Jorginhos që Lapsi,al e ka përkthyer.
Përtej thashethemeve, përtej dyshimeve për Londrën, një qytet ku nuk është e lehtë të ambientohesh nëse vjen nga Brazili dhe më pas nga Napoli, përtej lodhjes, duke marrë parasysh që po e mbyll sezonin me 56 ndeshje Italia tregoi se është e varur nga një njeri. Përtej gjithë këtyre Profesor Jorginho u tregua edhe njëherë njeriu kyç.
Pas fitimit të Ligës së Kampionëve ai mori disa ditë pushim me leje nga Mançini, gjatë të cilave pushoi në Londër, fjeti shumë, shkoi për të ngrënë në restorantin e tij të preferuar, Gola, ku i qerasën një tas i madh makarona, të preferuarat dhe e kaloi pjesën tjetër të kohës me fëmijët. Kur u paraqit në Coverciano, qëndrën stërvitore të Italianëve, ata që e panë thanë, se ai ishte “i freskët si një trëndafil”.
Super – mamaja
Në jetën e Jorginhos, futbolli ka qenë gjithmonë përparës, edhe kur ai përfundoi në qendër të thashethemeve për martesën në krizë me Natalinë (nënën e dy fëmijëve të parë), për shkak të flirtit me një përkthyese të Chelsea dhe kur nisi historinë me Catherine Harding, exin e aktori Jude Laë, që u bë nëna e fëmijës së tij të tretë. Për momentin duket se të dy janë bashkë – ajo ishte dje në stadium në ndeshjen kundër Spanjës – por gjithashtu duket se marrëdhëniet me Natalinë janë të shkëlqyera (ajo gjithashtu gjendet gjithmonë në stadium). Në çdo rast, përtej historive rozë dhe thashethemeve (tabloidët anglezë kanë bërë festë me këto histori), ka një grua thelbësore në jetën dhe karrierën e Jorginhos. Pika e dobët e djalit më këmbë të arta dhe kokë të ftohtë (siç dëshmohet edhe nga penalltia e shënuar kundër Spanjës) mbetet nëna e tij. Zonja Maria Tereza, në 1991, kur mbeti shtatzënë, i premtoi vetes se si një ish-futbolliste amatore, do të bënte gjithçka për të kaluar pasionin e saj për futbollin tek i biri. Por ajo mbase as nuk e imagjinonte që ai do të bëhej një nga mesfushorët më të fortë dhe më të famshëm në Evropë.
Mbëritja në manastir
Pas divorcit me të atin, me shumë pak para në valixhe, nëna e largoi Jorginhon nga Brazili për t’u bashkuar me gjyshërit e tyre në Itali, në perifer të Veronës. Ishte ajo që i bleu topin, këpucët e futbollit dhe që gjithashtu i mësoi bazat e para të lojës. Më pas i gjeti vend në një manastir aty pranë (“ishim gjashtë veta në një dhomë, qëndruam atje për një vit e gjysmë dhe ata na paguanin 20 euro në javë. Murgjit na trajtuan shumë mirë, ata ishin gjithmonë shumë të respektueshëm me ne dhe ushqimi ishte i shkëlqyeshëm” kujton sot Jorginho). Në fillim ai rezistoi por më pas pati një krizë që e detyroi të thotë mjaft dhe të braktisë gjithçka. Nëna e tij përsëri ndërhyru dhe e bind atë gati me forcë: “Nëse largohesh, nuk do të kthehesh në në shtëpi. Ti duhet të mësohet të rezistosh “. Dhe djali e bëri.
Jeta në Londër
Rezultoi se zonja kishte të drejtë, aq më tepër po të shohësh se si, tani në Londër, Jorginho po kujdeset deri në fiksim për karrierën e tij. Edhe njohja me Sarrin ishte shumë e rëndësishme për të. Ai e mësoi të kujdeset për trupin e tij dhe të ketë vëmendje të veçantë për të ushqyerit, pasi Jorginho është një adhurues i makaronave dhe picave. Sot ai e di se si të menaxhojë veten shumë mirë dhe gjithmonë nëna e tij, e njëjta nënë që në një video të bëre virale shfaqet e përlotur duke parë bluzën e djalit të saj në dyqanin Chelsea, i mësoi atij rëndësinë e trajnimit gjithmonë, madje duke perfeksionuar teknikën edhe në moshën 30 bjeçare. Si fëmijë ai e bëri atë në rërë (“ai përmirësoi qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin”), tani e perfeksionin në terrenet profesionale të trajnimit të Chelsas në Londër. Një Londër ku Jorghinho jeton prej tre vjetësh dhe që, tashmë, i ka hyrë në zemër. E kush mund të vërë bast që pas të dielës në mbrëmje ajo nuk do të bëhet edhe më e veçantë për të?
Moda
Mes futbollit dhe ushqimit të mirë, një pasion tjetër për të është ai i modës. Ai preferon të vishet me Dolce Gabbana. Jorginho, ka një pasion për markat italiane, por nuk ka një stil eksentrik. Ai është mjaft klasik dhe i sofistikuar. Me një fjalë profesor, edhe në look, ashti si edhe në futboll.
Pershtatur prej Lapsi.al nga La gazzetta dello sport
Anësori francez Michael Olise nuk pritet të largohet nga Bayern Munich gjatë kësaj vere, pavarësisht interesimit të madh të Real Madridit për ta transferuar.
Sipas gazetarit gjerman Christian Falk, kampioni gjerman nuk ka ndërmend të lejojë largimin e 23-vjeçarit në afatin aktual kalimtar. Megjithatë, situata mund të ndryshojë verën e ardhshme, nëse Olise vendos të mos rinovojë kontratën me Bayernin, çka do ta detyronte klubin bavarez të shqyrtonte mundësinë e shitjes së tij.
Raportohet se vetë futbollisti e sheh Real Madridin si destinacionin ideal për karrierën e tij, por pozita e fortë e Bayernit në negociata dhe shuma e lartë që klubi gjerman do të kërkonte për kartonin e tij e bëjnë transferimin këtë verë pothuajse të pamundur.
Ndërkohë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, vazhdon ta konsiderojë Olisen si një nga objektivat kryesorë të klubit. Perez thuhet se është mahnitur nga zhvillimi i shpejtë i francezit te Bayerni, si dhe nga paraqitjet e tij mbresëlënëse në Kupën e Botës.
Edhe pse një marrëveshje nuk pritet të realizohet këtë verë, Real Madridi mbetet i interesuar dhe mund të rikthehet me një ofertë serioze në afatin kalimtar të verës së ardhshme, nëse krijohen kushtet për transferimin e sulmuesit francez.
FIFA ka zyrtarizuar ekipin e arbitrave që do të drejtojë finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “New York New Jersey Stadium”, i njohur edhe si “MetLife Stadium”.
Përballja që do të përcaktojë kampionin e ri të botës do të drejtohet nga gjyqtari slloven Slavko Vinçiç, një prej arbitrave më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare. FIFA i ka besuar atij përgjegjësinë për të udhëhequr ndeshjen më të rëndësishme të turneut.
Vinçiç do të ketë në krah dy bashkëkombësit e tij, Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic, të cilët do të shërbejnë si gjyqtarë anësorë.
Ekipi i arbitrimit do të kompletohet nga zyrtarë nga Jordania. Adham Makhadmeh është caktuar si gjyqtar i katërt, ndërsa Mohammad Alkalaf do të jetë gjyqtari ndihmës rezervë.
Me këtë vendim, FIFA i ka besuar një prej sfidave më të mëdha të futbollit botëror një ekipi arbitrash me përvojë ndërkombëtare, për të garantuar drejtësi në finalen ku Spanja dhe Argjentina do të luftojnë për trofeun prestigjioz.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës, ku të dielën do të përballen Spanja dhe Argjentina. Prania e tij në stadium është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.
Më herët, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte bërë të ditur se Trump do të ketë një rol në ceremoninë e mbylljes dhe do t’ia dorëzojë trofeun ekipit që do të shpallet kampion i botës.
Pjesëmarrja e liderëve shtetërorë në finalet e Kupës së Botës është një traditë e njohur, ndërsa në disa edicione ata kanë qenë pjesë e ceremonisë së dorëzimit të trofeut. Kjo ka ndodhur edhe në finalet e Botërorit “Rusia 2018” dhe “Katar 2022”.
Kjo do të jetë paraqitja e parë e Trumpit në stadium gjatë këtij Botërori, pasi ai nuk ka qenë i pranishëm në asnjë nga ndeshjet e mëparshme të turneut.
Ndërkohë, ka pasur reagime të shumta edhe për përfshirjen e tij në rastin e futbollistit amerikan Folarin Balogun. Pas një kërkese për pezullimin e dënimit të lojtarit, Balogun u lejua të luante ndaj Belgjikës, pavarësisht se kishte marrë karton të kuq në ndeshjen paraprake. Ky vendim shkaktoi kritika ndaj FIFA-s dhe ngriti diskutime mbi ndikimet e jashtme në vendimet sportive.
Trofeu i Kupës së Botës dhe medaljet e arta nuk do të jenë shpërblimet e vetme për ekipin që do të shpallet kampion i botës. FIFA ka prezantuar edhe një dhuratë të veçantë, duke sjellë në futboll një nga traditat më të njohura të sportit amerikan.
Për herë të parë, kampionët e botës do të marrin unaza të personalizuara, të cilat do të simbolizojnë triumfin në ngjarjen më të madhe të futbollit.
Çdo unazë do të jetë pjesë e një edicioni të kufizuar prej vetëm 2.026 copësh, secila me numër individual. Nga to, 30 unaza do t’u dhurohen anëtarëve të ekipit fitues, ndërsa 1.996 do të dalin në shitje për tifozët në mbarë botën.
Në njërën anë të unazës do të jetë i gdhendur trofeu i Kupës së Botës, ndërsa ana tjetër do të personalizohet për të pasqyruar identitetin e kombëtares fituese.
Menjëherë pas finales, kapiteni dhe trajneri kryesor i ekipit kampion do të marrin unaza të përkohshme, ndërsa më vonë do të prodhohen dhe dorëzohen 30 unazat e personalizuara për skuadrën fituese.
Finalja e Kupës së Botës do të zhvillohet të dielën, ku për titullin kampion do të përballen Spanja dhe Argjentina.