Published
3 years agoon
By
Betim GashiJoJo foli hapur për shëndetin mendor. Në një intervistë për Verywell Mind, JoJo foli hapur për rëndësinë që luajti shëndeti mendor në jetën e saj personale, karrierën artistike dhe të ardhurat.
“Kurrë s’u turpërova. Ishte e zakonshme, së paku në familjen time dhe rrethin e shoqërisë. Më duket se po bëja progres teksa po flisja me fansat rreth kësaj – nuk ishte diçka me të cilën kam luftuar domosdoshmërisht. Ishte më e rëndë ta mbash këtë sesa të flasësh për të”, deklaroi ajo.
Prandaj ajo në albumin e saj të ri “Trying Not to Think About It” – flet rreth problemeve me shëndetin mendor dhe se si u inspirua.
JoJo publikoi këngën e parë nga albumi i saj i titulluar “Worst (I assume), me një videoklip muzikor më 20 gusht, dhe i tha PEOPLE në atë kohë se ajo e shkroi këngën nga një “mekanizëm mbrojtës”./UBTNews
Magazinë
“Shikon çdo kafshatë”/ Dieta e rreptë që ndjek Melania Trump
Published
1 hour agoon
December 19, 2024Melania Trump, lakohet për elegancën dhe pamjen e saj dhe për ta arritur këtë ajo ndjek një regjim të rreptë ushqimor dhe të kujdesit personal, duke u përqendruar te produktet organike dhe natyrore.
Sipas një burimi të afërt, Melania i kushton vëmendje çdo detaji të dietës së saj. Ajo e nis ditën me smoothie të shëndetshëm që përfshin spinaq, karrota, boronica, lëng molle dhe kos pa yndyrë. Përveç kësaj, konsumon shtatë copa frutash të freskëta çdo ditë, duke preferuar mollët dhe pjeshkët. Një nga ushqimet e saj të preferuara është parmixhani i pulës, një pjatë që ajo e shijon shpesh.
Melania mban të njëjtin regjim të rreptë gjatë udhëtimeve ndërkombëtare. Një detaj interesant është se shmang sushin, nuk e konsumon atë. Përkushtimi ndaj një stili të shëndetshëm u reflektua edhe në promovimin e kopshtarisë organike në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë një ngjarjeje në vitin 2017, ajo ftoi fëmijët në kopsht dhe theksoi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm:
“Unë jam një besimtare e madhe e ushqimit të shëndetshëm, sepse ai reflekton në mendjen dhe trupin tuaj. Ju inkurajoj të hani shumë perime dhe fruta që të rriteni të shëndetshëm dhe të kujdeseni për veten.”
Përtej dietës, rutina e bukurisë së Trump është po aq e përpiktë. Në pronat në Florida, veçanërisht në Mar-a-Lago, ajo shihet duke vizituar spa për trajtime të kujdesit të lëkurës dhe flokëve. Kjo përkushtim ndaj vetes ka bërë të ruajë një pamje të freskët dhe të shkëlqyeshme.
Me këtë qasje të integruar ndaj ushqimit, mirëqenies dhe bukurisë, Melania Trump mbetet një shembull i stilit të shëndetshëm të jetës dhe përkushtimit ndaj kujdesit personal. /UBT News/
Magazinë
Publikohen pamje të filmit të ri të Arnold Schwarzenegger, ai duket si Santa Claus
Published
2 hours agoon
December 19, 2024Arnold Schwarzenegger është filmuar në rrugët e New Yorkut në edicionin e Krishtlindjeve. Për qëllimet e xhirimit të filmit “The Man with the Bag”, ai u shndërrua në Santa Claus, të cilin e luan në këtë projekt.
Ai kishte veshur një jelek të bardhë e të kuq për Krishtlindje, një kapele shumëngjyrëshe dhe pallto të kuqe. Ai e rriti përshtypjen e Santa Claus me mjekrën e trashë gri dhe vetullat. Skenat e aktorit në edicionin e festave shpejt u bënë virale në rrjet, fakti që kishte veshur pallto e kapele të kuqe shqetësoi ata që nuk e dinin se po luante babagjyshin.
“Më në fund e kanë kapur steroidet”, “Është vetëm 77 vjeç! Ka qenë kampion bote në ‘bodybuilding’ dhe tani ka ardhur deri këtu?”, “E gjitha për shkak të steroideve” – kanë qenë disa nga komentet në rrjet.
Aktori ka njoftuar për film. Në Instagram, hodhi foto ku pozon me kolegun Alan Ritchson. Aktualisht nuk dihen shumë detaje rreth filmit të ri. Dihet vetëm se çanta e dhuratave të babagjyshit u vodh e kërkon ndihmën e kriminelit të vogël Vince (Alan Ritchson) për ta gjetur.
Ky është filmi i dytë i Krishtlindjeve për aktorin austriak. I pari ishte “Jingle All the Way”, në të cilën Schwarzenegger luajti Howard Langston, i cili përpiqet t’i blejë djalit të tij figurën e aksionit Turbo-Man.
Rezulton se lodra nuk ndodhet në asnjë dyqan dhe Howard përplaset edhe me Myron Larabee, i cili ka të njëjtin synim si ai. /UBT News/
Kulturë
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
Published
21 hours agoon
December 18, 2024By
UBT NEWSQeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e një muzeu të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, me qëllimin kryesor të “dokumentimit dhe prezantimit të krimeve të realizuara nga ish-Jugosllavia dhe Serbia ndaj shqiptarëve dhe grupeve të tjera në Kosovë”.
Në një mbledhje të zhvilluar të mërkurën, u nënvizua se ky muze do të ketë si objektiv kryesor “krijimin e një institucioni publik, të dedikuar përkujtimeve dhe prezantimit të historive dhe përvojave të popullsisë shqiptare dhe të tjerëve, nën pushtimin e Serbisë dhe Jugosllavisë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se muzeu “është institucionalizimi i kujtesës sonë kolektive dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e krimeve monstruoze të Serbisë gjenocidale, por edhe e vërtetës se Republika e Kosovës ka triumfuar, ka dalë nga ky përballim dhe nuk harron”.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, theksoi se muzeu i ri do të “synojë edukimin, përkujtimin dhe nderimin e brezave të rinj” dhe do të shërbejë për “të pasqyruar përjetimet e të mbijetuarve, që historitë e tyre të mos harrohen kurrë.” Ai shtoi se muzeu synon “përmbushjen e paqes së qëndrueshme, duke siguruar që e kaluara e dhunshme të mbahet mend, të dokumentohet dhe të mos përsëritet”.
Çeku ka bërë të ditur se ky muze do të ngritet fillimisht si njësi e veçantë brenda Muzeut Kombëtar të Kosovës. Pas miratimit të Ligjit për Muzeet, ai do të shndërrohet në një institucion të pavarur, muzeal, me nivel kombëtar.
Institucioni do të vendoset në ndërtesën ku ndodhet aktualisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Propozimi për themelimin e këtij muzeu është mbështetur nga të gjithë ministrat e pranishëm në mbledhje, përveç ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili u abstenua nga votimi.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitet 1998-1999, mbi 13.000 civilë u vranë dhe mijëra të tjerë u zhdukën. Aktualisht, mbi 1.600 persona janë ende të pagjetur, shumica e të cilëve janë shqiptarë. /rel/
Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktorja spanjolle Marisa Paredes, karriera e së cilës u karakterizua veçanërisht nga gjashtë filmat në të cilët ajo luajti me regjisorin Pedro Almodovar.
Siç njoftoi Akademia Spanjolle e Kinemasë: “Kinemaja spanjolle humbi një nga aktoret më ikonike, Marisa Paredes, e cila la pas një karrierë të gjatë, përmes së cilës publiku e admiroi në më shumë se 75 paraqitje në ekranin e madh”.
Paredes vdiq në orët e para të mëngjesit në spitalin Fundación Jiménez Díaz në Madrid, ajo nuk ndihej mirë e shkoi në spital në mbrëmje dhe ka ndërruar jetë pak orë më vonë.
Në llogarinë e tij në Instagram, Almodovar postoi foto të aktores, e cila ishte hit në filmat e tij “Taka të larta”, “Lulja ime sekrete”, “Gjithçka për nënën time”, “Fol me të”, “Lëkura që jetoj” dhe “Murgesha mëkatare.
Artistja spanjolle la gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë botërore, karriera e saj u përcaktua nga prania intensive në filmat e Pedro Almodovar, ndërsa karriera e saj e aktrimit përfshin më shumë se pesë dekada suksesi. /UBT News/
Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe
Putin thotë se Rusia është afër “qëllimit parësor” në Ukrainë
Ndalohen tre persona të dyshuar për përpunimin dhe përgatitjen e substancave narkotike
Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, po bëhen teste laboratorike
Serbia refuzon vizitën e ministrit Çeku në Preshevë
APK lanson aplikacionin për raportimin e korrupsionit
Abdixhiku pret Hovenierin në takim lamtumirës
Shkupi në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Dëmet nga lufta në njerëz dhe ekonomi, ASK prezanton të dhënat për numrin e të vrarëve
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman