Lajmet

Johnny Jebsen, historia e spiunit që siguroi suksesin e operacionit D-day

Spiuni që duroi çdo lloj torture, për të mos rrëfyer identitetin e shokëve të tij.

Published

on

Nga Davide Bartoccini

“Il Giornale”

Ndonjëherë, guximi ashtu si mençuria, gjenden në vendet më të papritura të mundshme. E tillë është edhe historia e Johnny Jebsen, që njihej me nofkën “Artisti”. Spiuni që duroi çdo lloj torture, për të mos rrëfyer identitetin e shokëve të tij, dhe për të mbajtur të sigurt sekretet e manovrave që ishin thelbësore për suksesin e Operacionit Overlord: zbarkimi i trupave Aleatëve në Normandi.

I lindur në Hamburg të Gjermanisë në vitin 1917, dhe me origjinë daneze, Johann–Nielsen Jebsenishte trashëgimtari i një kompanie transportuese shumë fitimprurëse, “Jebsen & Jebsen”, selia e së cilës ishte zhvendosur në Gjermani. Një lëvizje që i dha atij dhe familjes komoditetin e nënshtetësisë së dyfishtë.

Prindërit, të cilët vdiqën që kur ai ishte vetëm fëmijë, lanë një pasardhës me një mendje të shkëlqyer, më një sens të madh humori, dhe sjellje shembullore. Duke u dashuruar me Anglinë dhe fshatin ku kishte kaluar shumë kohë gjatë fëmijërisë, u riu Jebsen adoptoi mënyrat angleze të jetesës.

Kjo e e ndihmoi shumë në misionin e rrezikshëm që mori përsipër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1930 ai vazhdonte studimet në Universitetin e Freiburg, duke bërë jetën e një “playboy”. Aty u njoh me atë që do të bëhej miku i tij më i mirë Dushko Popov, agjentin e dyfishtë që frymëzoi Jan Fleming të krijonte Xhejms Bondin e tij.

Kur shpërtheu lufta, Jebsen ishte një oficer i shërbimeve sekrete naziste, me shumë miq me ndikim. Ai përfshiu në punën e tij miq të e vjetër të universitetit, duke i mbajtur ata “larg” nga fronti dhe duke i rekrutuar nga shërbimi sekret ushtarak gjerman, Abwehr, i drejtuar nga Admirali Canaris.

“Besnikëria” e tij ndaj regjimi nazist si spiun, ishte e lidhur ngushtë me gatishmërinë e tij për t’i shpëtuar shërbimit të detyrueshëm ushtarak që duhej të bënte në ushtri. Prandaj, Jebsen u lejua të vazhdonte aktivitetet e tij normale si biznesmen, që përbënte një mbulim të përsosur për rolin e tij si spiun.

Ai kërkonte informacione dhe informatorë për Berlinin, i cili e furnizonte atë me shuma të mëdha parash për udhëtimet që bënte jashtë vendit. Por nuk u desh shumë kohë që ai të bëhej një agjent i “dyfishtë”. Kështu u përfshi në një lojë shumë të rrezikshme, ku objekt i mashtrimeve të tij nuk do të ishin më britanikët, por kundër-spiunazhit nazist, SD, dhe Gestapo.

Gjatë luftës, Jebsen, që rekrutoi mikun e tij të vjetër Popov si spiun në shërbim të Adolf Hitlerit, u rekrutua vetë për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit “Sistemi XX”, një rrjet kundërzbulimi i krijuar nga MI5-a britanike. Ai synonte të shfrytëzonte spiunët që nazistët kishin depërtuar në Angli – të vërtetë apo të rremë – përmes shpërndarjes së synuar të informacionit të falsifikuar.

Operacioni synonte ta ngatërronte armikun dhe ta largonte atë nga objektivat e vërteta të aleatëve. Abwehr dhe SD u përpoqën të depërtonin përmes shumëve spiunëve në Angli. Shumë nga agjentët vepronin në vende neutrale si Spanja, Portugalia dhe Irlanda. Kjo ishte mënyra më e thjeshtë, dhe u jepte mundësi individëve si Jebsen dhe Popov të kalonin javë të tëra duke pushuar midis Grand Hotel dhe kazinove – si ajo e Estoril – duke pritur udhëzime dhe duke ndërmarrë veprime për të mbledhur informacionin e kërkuar.

Megjithatë kundërzbulimi britanik, arriti të rekrutonte gati të gjithë agjentët e dërguar nga Gjermania. Në këtë mënyrë ai zhduku të gjitha llojet e informacioneve reale nga prapavija e forcave aleate, dhe i furnizoi shërbimet sekrete gjermane me të dhëna false të krijuara enkas.

Në fund të luftës u zbulua se të gjithë agjentët e dërguar nga nazistët në Britani, ishin dorëzuar dhe kishin pranuar të bënin lojën e dyfishtë, ishin arrestuar ose nuk kishin ekzistuar kurrë.

Që nga viti 1943 e tutje, Johnny Jebsen ishte një agjent i dyfishtë në shërbim të kauzës së aleatëve, ndërsa vazhdonte të pretendonte se ishte një besnik i madh ndaj gjermanëve. Jebsenishte në dijeni të disa prej sekreteve më të rëndësishme të aleatëve: planet reale të zbarkimit në Normandi, dhe mbi një operacioni të madh që kishte synime ç’orientuese, për t’i bindur gjermanët se zbarkimet do të ndodhnin në sektorë të tjerë të plazhit të Normandisë.

Por loja e tij nisi të ngjallte dyshime. Miku i tij Popov, që në fakt arriti të shpëtonte, e këshilloi të shkonte në Angli. Por për Jebsen, ishte tepër vonë. Ndoshta ai nuk i mori gjërat shumë seriozisht. Kështu më 29 prill 1944, vetëm 4 javë përpara datës së përcaktuar fillimisht për zbarkimin në Normandi, Jebsen u kap në Lisbonë pas një përplasje të shkurtër me armë.

Ai u fut në një makinë dhe u dërgua në Francën ende të pushtuar. Arrestimi u krye nga AloysSchreiber, kreu i kundërzbulimit gjerman në Lisbonë, që e kishte kontaktuar me pretekstin e dhënies së shpërblimit.

Torturuesit e SD-së nisën ta torturojnë për të nxjerrë informacione prej tij. Ata donin emrat e spiunëve që bënin lojë të dyfishtë, identitetet e rekrutuesve, sekretet e aleatëve, dhe të gjitha planet e tyre. Por “Artisti” nuk e lejoi veten të pushtohej nga frika dhe dhimbja.

Ai nuk zbuloi asnjë nga sekretet që dëshironin nazistët. Më pas u dërgua në selinë e Gestapos në Berlin, ku vazhduan torturat dhe marrja në pyetje. Por Jebsen nuk foli. Në korrikun e vitit 1944, ndërsa aleatët po marshonin tashmë drejt Parisit, Jebsen u transferua në kampin e përqendrimit Sachsenhausen.

Sipas raportimeve, ai mbërriti atje me brinjë të thyera dhe shenja të qarta të traumës dhe kequshqyerjes. Por kjo nuk e pengoi të thurte plane për arratisjen. Arriti të dërgojë mesazhe nëAngli, por në Zyrën e Luftës askush nuk e dinte emrin e vërtetë të agjentit ne nofkën “Artisti” ndaj çdo kërkesë e tij u shpërfill.

Në shkurtin e vitit 1945, Gestapo vendosi ta transferonte nga Sachsenhausen në një kamp të ri. Nga ai moment fati i tij mbeti një mister. Trupi i tij nuk u gjet kurrë. Ndoshta përfundoi si shumë të tjerë në ndonjë varr masiv. Më 17 shkurt 1950 u shpall i vdekur zyrtarisht.

Mbetet ende i habitshëm fakti që Jebsen dinte, dhe për këtë arsye ai mund të kishte rrëfyer gjithçka. Duke tradhtuar aleatët dhe mikun e tij Popov, ai mund të shkëmbente jetën e tij me sekretin e pushtimit të Evropës. Por ai nuk i tha asnjë fjalë Gestapos. Ai kishte një grua dhe një fëmijë që e prisnin në shtëpi. Por as në Francë, as në Berlin, dhe as në kampin e përqendrimit Sachsenhausen, ai nuk u tregoi asgjë nazistëve.

Marrë me shkurtime nga Il Giornale – Bota.al

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara