Sport

Jo vetëm Messi, këta janë 30 lojtarët e njohur që u skadojnë kontratat në mesnatë

Published

on

Shumë lojtarë të njohur botëror do të shohin se kontratat e tyre skadojnë në mesnatë dhe përveç emrave si Lionel Messi, Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos dhe Giorgio Chiellini, në listë edhe edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.

Me kontratën e Messit që mbaron sot në mesnatë, faqja sportive Football Italia ka hedhur një vështrim se kush tjetër, në letër, mund të jetë pa klub nga nesër.

Kontrata e Messit skadon, por sipas disa raporteve ai tashmë ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në Camp Nou.

E njëjta gjë vlen për mbrojtësin Chiellini, i cili pritet të nënshkruajë një zgjatje njëvjeçare të kontratës me Juventusin në ditët në vijim.

Në rastet e tyre, përfundimi i kontratës nuk do të thotë përfundimi i marrëdhënies me klubet e tyre aktuale, e cila do të vazhdojë përtej vitit 2021.

E njëjta gjë nuk është e vërtetë për Franck Ribery, i cili është vendosur të largohet nga Fiorentina pas dy sezonesh në Artemio Franchi, Hysaj dhe Nikola Maksimovic, të cilët do të largohen nga Napoli.

Reprezentuesi shqiptar është në bisedime me Lazion dhe pritet të bashkohet me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri në kryeqytet.

Në letër, edhe kontrata e Donnarummas me Milanin skadon në mesnatë, por kjo bën pak ndryshim për portierin e Italisë i cili tashmë ka nënshkruar një kontratë të re me PSG-në.

Emra tjerë si Sergio Ramos, Stevan Jovetic dhe Jerome Boateng po kërkojnë gjithashtu një marrëveshje me një klub të ri dhe do t’i japin lamtumirën e tyre Real Madridit, Monacos dhe Bayern Munichut në mesnatë.

Sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, më poshtë keni 30 lojtarët më të vlefshëm që shohin skadimin e kontratave të tyre.

Lionel Messi (Barcelona)

Gianluigi Donnarumma (Milan)

Santos Borre (River Plate)

Elseid Hysaj (Napoli)

Sergio Ramos (Real Madrid)

Nikola Maksimovic (Napoli)

Jeffrey Schlupp (Crystal Palace)

Marcos Paulo (Fuminense)

Jerome Boateng (Bayern Munich)

Ryan Bertrand (Southampton)

Joshua King (Everton)

Marko Dmitrovic (Eibar)

Robin Quaison (Mainz)

Patrick van Aanholt (Crystal Palace)

Andros Townsend (Crystal Palace)

Steve Cook (Bournemouth)

John Lundstram (Sheffield Utd)

Luis Abram (Velez)

Mamadou Sakho (Crystal Palace)

Stevan Jovetic (Monaco)

Nicolas N’Koulou (Torino)

Andrey Lunev (Zenit)

Fabian Balbuena (West Ham)

Andrea Cistana (Brescia)

Juan Mata (Man Utd)

David Luiz (Arsenal)

Gaston Ramirez (Sampdoria)

Matteo Ricci (Spezia)

Franck Ribery (Fiorentina)

Giorgio Chiellini (Juventus)

Sport

Interi dhe Milani prezantojnë projektin e stadiumit të ri në San Siro

Published

on

By

Interi dhe Milani kanë zbuluar projektin e përbashkët për stadiumin e ri, i cili do të ndërtohet në zonën e San Siros. Gjatë prezantimit, arkitekti i njohur David Manica ka deklaruar se arena e re, e cila do të mbajë emrin “Generali Stadium”, është konceptuar për të ruajtur shpirtin dhe atmosferën e stadiumit legjendar, duke siguruar një përvojë edhe më afër fushës për tifozët.

Impianti i ri do të ketë një kapacitet prej rreth 71,500 ulësesh, ndërsa tribunat tradicionale të tifozëve më të zjarrtë, të njohura si “Curva”, do të kenë nga 11,700 vende secila. Projekti, në të cilin janë angazhuar edhe studio të njohura si ajo e Norman Foster dhe David Manica, parashikon ndërtimin e stadiumit në hapësirën që aktualisht shërben si parking, pas marrëveshjes së blerjes së tokës nga dy klubet në nëntor të vitit 2025.

Përveç tribunave afër fushës dhe hapësirave premium, stadiumi i ri do të dallohet edhe për nga aspekti i qëndrueshmërisë mjedisore, ku kulmi i tij do të mbulohet me 27,500 metra katrorë panele diellore. Kjo nismë vjen pak ditë para derbit të madh të qytetit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së dy klubeve italiane. /Tutosport/

 

Continue Reading

Lajmet

Liverpooli refuzon ofertën e Bayernit prej 60 milionë funtesh për Rio Ngumohan

Published

on

By

Liverpooli ka shprehur vendosmëri të plotë për të mos lejuar largimin e talentit të tij, Rio Ngumoha, pavarësisht interesimit të madh nga Bayern Munichu. Sipas raportimeve nga gazetari i The Telegraph, Sam Dean, gjiganti gjerman ishte i gatshëm të ofronte rreth 60 milionë funte për shërbimet e futbollistit.

Klubi anglez ka refuzuar çdo mundësi për hapjen e negociatave, duke e konsideruar Ngumohan si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, por Liverpooli po punon për t’i blinduar shërbimet e tij.

Aktualisht, përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e klubit nga “Anfield” për nënshkrimin e një kontrate të re. Kjo marrëveshje do të pasqyronte statusin e tij në rritje dhe do t’i mbyllte përfundimisht dyert për interesimin nga skuadrat e tjera.

/D.L/

Continue Reading

Sport

Pulisic drejt rinovimit me Milanin, kontratë deri në vitin 2031

Published

on

By

Christian Pulisic pritet të vazhdojë aventurën e tij te Milani, pasi klubi italian është pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me futbollistin amerikan.

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll “AS”, 28-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë të re që do ta mbajë te kuqezinjtë deri në vitin 2031.

Marrëveshja e re parashikon edhe rritje të pagës, me Pulisicin që pritet të përfitojë rreth gjashtë milionë euro në sezon.

Kontrata aktuale e amerikanit skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa drejtuesit e Milanit synojnë ta sigurojnë qëndrimin e tij afatgjatë në skuadër.

Pulisic iu bashkua Milanit në vitin 2023 nga Chelsea dhe që atëherë është bërë pjesë e rëndësishme e repartit ofensiv.

Në edicionin aktual të Serie A, ai ka regjistruar dy gola dhe një asistim në gjashtë paraqitje.

Rinovimi i mundshëm i kontratës dëshmon besimin e klubit italian te futbollisti amerikan dhe rëndësinë e tij në planet e ardhshme të skuadrës.

D.L

Continue Reading

Sport

Zhegrova ndër golashënuesit më të mirë të Juventusit, pavarësisht minutazhës së kufizuar

Published

on

By

Juventusi po përballet me vështirësi në repartin ofensiv këtë edicion të Serie A, duke u renditur në vendin e 13-të për numrin e golave të shënuar, me vetëm 11 realizime në nëntë ndeshje.

Pavarësisht hapësirës së kufizuar në fushë, futbollisti kosovar Edon Zhegrova është ndër lojtarët më efikasë të skuadrës italiane.

Zhegrova dhe mbrojtësi Bremer kryesojnë listën e golashënuesve të Juventusit me nga dy gola, ndërsa Conceicao, Douglas Luiz, Gatti, Kolo Muani, Koopmeiners, Nico Gonzalez dhe McKennie kanë realizuar nga një herë.

Sipas mediumit “Goal”, shqetësuese mbetet forma e sulmuesve të Juventusit, të cilët së bashku kanë shënuar vetëm një gol në nëntë xhirot e para. Kolo Muani ka realizuar një herë, ndërsa Woltemade ende nuk e ka gjetur rrugën drejt rrjetës.

Mediumi ka kritikuar dyshen sulmuese, duke theksuar se nëse vazhdojnë me këtë ritëm, mund të mbahen mend si një nga dyshet më të dobëta në historinë e klubit.

Ndërkohë, Zhegrova ka regjistruar dy gola dhe një asistim në vetëm 185 minuta lojë, të shpërndara në shtatë paraqitje.

Edhe pse nuk ka pasur minutazh të madh, reprezentuesi i Kosovës vazhdon të dëshmojë efikasitetin e tij, duke kryesuar listën e golashënuesve të “Zonjës së Vjetër” së bashku me Bremerin.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara