Lajmet

J&J ofron mbrojtje deri në tetë muaj, efektive edhe kundër variantit Delta

Published

on

Vaksina Johnson&Johnson ofron mbrojtje kundër COVID-19 deri në tetë muaj, dhe është efektive edhe kundër variantit Delta. Kështu thanë nga kompania të enjten në një deklaratë.

Kompania tha se një dozë e vaksinës ofron një përgjigje të qëndrueshme të antitrupave dhe gjeneron qeliza imune të quajtura T-qeliza që zgjasin tetë muaj.

Nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna thanë se dy dozat e vaksinës ofrojnë mbrojtje për së paku gjashtë muaj, dhe studiuesit në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis raportuan në fillim të kësaj jave se studimet e tyre për vullnetarë të vaksinuar tregojnë se mbrojtja nga vaksinat duhet të zgjasë shumë më shumë se kaq – madje me vite.

Vaksina Johnson&Johnson në një studim laboratorik tregoi shenja premtuese të mbrojtjes nga varianti Delta që po përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera, tha kompania./UBTNews

Vendi

MINT gjobit KEDS-in me 90 mijë euro për parregullsi me njehsorët elektrikë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndëshkuar KEDS-in me 18 gjoba në vlerë totale prej 90 mijë eurosh. Ky vendim erdhi pasi Inspektorati doli në përfundimin se 18 njehsorë elektrikë kishin afat vlefshmërie të skaduar.

Gjatë muajit prill, një komision i posaçëm ka shqyrtuar mbi 570 ankesa të qytetarëve për devijime në orë dhe datë të njehsorëve. Nga 54 njehsorë të testuar në laborator, 38 prej tyre rezultuan me devijime kohore, ndërsa raportet zyrtare do t’u dorëzohen organeve të drejtësisë për hetime të mëtejshme.

MINT ka kërkuar nga KESCO që të bëjë kompensimin e menjëhershëm të konsumatorëve të dëmtuar. Lidhur me këtë aksion, nga ministria kanë deklaruar se edhe në ditet në vijim do të vazhdojn me trjatimin e ankesave.

“MINT siguron qytetarët se edhe gjatë muajit maj do të vazhdojë me trajtimin e ankesave, verifikimin e njehsorëve dhe shqiptimin e gjobave bazuar në gjetjet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ministria inkurajon qytetarët që të vazhdojnë të denoncojnë parregullsitë në numrin e Viberit: 046 311 000, ose në adresën elektronike të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Centcom demanton Iranin: Asnjë anije amerikane nuk është goditur në Hormuz

Published

on

By

Komanda Qendrore Amerikane, Centcom, ka mohuar zyrtarisht pretendimet e Iranit se një anije luftarake e SHBA-së është goditur nga dy raketa në Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një postimi në platformën X, Centcom sqaroi se asnjë mjet i marinës nuk është prekur, ndërsa konfirmoi se forcat amerikane po vazhdojnë zbatimin e bllokadës detare në portet iraniane në kuadër të operacionit “Projekti Liri”.

Në anën tjetër, agjencia iraniane e lajmeve, Fars, pretendoi se një shkatërrues amerikan u godit dhe u detyrua të tërhiqej pasi po lundronte në shkelje të rregullave të sigurisë detare.

Ky përplasje deklaratash vjen menjëherë pas urdhrit të Presidentit Donald Trump që SHBA-ja të nisë operacionin për nxjerrjen e anijeve të bllokuara në këtë zonë jetike që nga fundi i shkurtit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Rezultate të javës së 32-të në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Në kuadër të javës së 32-të të Superliga e Kosovës janë zhvilluar disa ndeshje interesante, me rezultate të ngushta dhe surpriza në disa përballje.

Drita ka fituar në udhëtim ndaj KF Prishtina e Re me rezultat 0:1.

Malisheva ka mposhtur FC Prishtina me rezultat 0:1.

Ndeshja mes Gjilani dhe Ferizaj është mbyllur baraz 1:1.

Drenica ka arritur fitore ndaj Dukagjini me rezultat 1:0.

Ndërsa Llapi ka triumfuar në transfertë ndaj FC Ballkani me rezultat 0:1.

Në përgjithësi, java e 32-të ka sjellë rezultate të rëndësishme që ndikojnë në garën për kreun dhe mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut në Jerevan: Diskutohet mbështetja 50-milionëshe dhe rruga drejt BE-së

Published

on

By

Në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet në Armeni, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim dypalësh me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Fokusi i bisedës ishte bashkëpunimi ekonomik dhe përkrahja e Luksemburgut për proceset integruese të Kosovës. Kurti shfrytëzoi rastin për të falënderuar homologun e tij për ndihmën e vazhdueshme, duke vënë në pah mbështetjen e fundit financiare prej 50 milionë eurosh, e cila është dedikuar për forcimin e institucioneve dhe sektorin e shëndetësisë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për aspiratat e Kosovës në arenën ndërkombëtare, specifikisht për kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe hapat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Përkushtimi i Luksemburgut ndaj forcimit të kapaciteteve tona institucionale dhe mirëqenies së qytetarëve tanë është një dëshmi e partneritetit tonë të fortë,” ka deklaruar kryeministri në detyrë Kurti gjatë bashkëbisedimit me Frieden.

Në mbyllje të takimit, të dy liderët riafirmuan gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin e mëtejshëm në forumet ndërkombëtare, ku Luksemburgu mbetet një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Continue Reading

Të kërkuara