Magazinë

Jessie J shpërthen mes betejës me kancerin: Po përballem me ditën më të vështirë të jetës sime

Published

on

Këngëtarja e njohur Jessie J ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë të vështirë të jetës së saj, duke zbuluar se ka pasur ditën më të keqe që nga diagnoza me kancer të gjirit në fazat e hershme, disa muaj më parë.

Në një postim në Instagram, Jessie, e cila është shumë e njohur për hite si “Price Tag”, “Domino” dhe “Bang Bang”, ka folur për sfidat që po përballet për momentin.

Ajo përshkroi një periudhë të ngarkuar, ku po përpiqej të balanconte angazhimet profesionale, përkujdesjen për fëmijën e saj të vogël dhe luftën me kancerin, ndërkohë që përjetonte pasojat e gjithçkaje në jetën e saj të përditshme.

 

Magazinë

Vdes muzikanti legjendar D’Angelo, në moshën 51-vjeçare

Published

on

Muzikanti dhe producenti legjendar amerikan, D’Angelo, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur familja e tij duke publikuar një njoftim në rrjetet sociale.

“Ylli që ka ndriçuar familjen tonë ka ndalur dritën e tij në këtë botë… Pas një beteje të gjatë me kancerin, me zemër të thyer njoftojmë se Michael D’Angelo Archer, i njohur në mbarë botën si D’Angelo, ka ndërruar jetë sot, më 14 tetor 2025,” thuhet në deklaratë.

Ata shtuan se, “jemi të pikëlluar, por thellësisht mirënjohës për trashëgiminë e muzikës së jashtëzakonshme që ka lënë pas. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë në këtë periudhë të dhimbshme, por ju ftojmë të bashkoheni me ne në kujtimin e tij.”

Sipas raportimeve të TMZ, shkaku i vdekjes ishte kanceri i pankreasit.

I lindur në Virginia, D’Angelo publikoi tre albume: debutimin e tij të famshëm “Brown Sugar” (1995), pasuar nga “Voodoo”, dhe albumin e fundit “Black Messiah”, që përmban 12 këngë, përfshirë “Really Love”, kënga e parë zyrtare pas “I Found My Smile Again” në vitin 2008.

“Black Messiah” arriti vendin e parë në tabelat e albumeve R&B/Hip-Hop dhe Indie Store në SHBA, u rendit i pesti në US Billboard 200, duke vulosur statusin e D’Angelo-s si një nga zërat më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e muzikës R&B. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Princi dhe Princesha e Uellsit habitin me veprimin

Published

on

Princi dhe Princesha e Uellsit, së bashku me tre fëmijët e tyre, Princi George (12), Princesha Charlotte (10) dhe Princi Louis (7) – pritet të zhvendosen në shtëpinë e tyre të re, Forest Lodge në Windsor, në fillim të nëntorit.

Shtëpia me tetë dhoma gjumi ndodhet në pronën Windsor Great Park dhe konsiderohet “shtëpia e përhershme” e familjes, pas disa vitesh sfiduese.

Fillimisht u raportua se çifti mbretëror shpresonte të vendosej për Krishtlindje, por punimet e rinovimit përfunduan më herët se parashikohej. Sipas Daily Mail, stafi ka nisur të zhvendosë sendet personale, ndërsa është vendosur një perimetër sigurie prej 150 hektarësh, në bashkëpunim me Home Office.

Fëmijët janë në pushimin e gjysmëvitit nga shkolla Lambrook që nga 17 tetori, Princi William (43) do të jetë në Brazil nga 3 deri 7 nëntor, për eventin Earthshot Prize dhe konferencën për klimën COP30.

Princesha Kate (43) nuk do ta shoqërojë, është e angazhuar me mobilimin dhe arredimin e shtëpisë së re.

Ky ndryshim vjen pas një periudhe të vështirë: humbja e Mbretëreshës Elizabeth, diagnoza e kancerit për Kate dhe Mbretin Charles në fillim të 2024, dhe përballja me sfida personale dhe emocionale.

Forest Lodge përfaqëson një fillim të ri për familjen mbretërore. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Eminem po bëhet gjysh për herë të dytë

Published

on

Reperi legjendar Eminem pritet të bëhet gjysh për herë të dytë. Vajza e tij e adoptuar, Alaina Scott, ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Matt Moeller.

Lajmin e gëzueshëm, Alaina e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, ku publikoi disa fotografi të ëmbla me partnerin. Në njërën prej tyre, ajo mban një bluzë me mbishkrimin: “Baby Moeller, coming 2026” (“Bebi Moeller, vjen në vitin 2026”).

Në përshkrimin e postimit, ajo shkroi plot emocion: “Bebi M, mezi presim të të takojmë.”

Ndër të parat që reaguan ishte Hailie Jade, vajza biologjike e Eminem, e cila u bë nënë në mars, duke sjellë në jetë djalin e saj, Elliot.

“Shumë e lumtur për ju të dy,” shkroi Hailie në koment. “Mezi pres të jem tezja e bebit, dhe Elliot është shumë i emocionuar ta takojë.”

Alaina Marie Scott, 32 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj Matt Moeller, u martuan në vitin 2023.

Ajo është vajza e motrës së ish-bashkëshortes së Eminem, Kim Scott, të cilën reperi e adoptoi ligjërisht në fillim të viteve 2000.

Ky do të jetë nipi i dytë për artistin, i cili prej vitesh është shprehur krenar për rolin e tij si baba dhe si gjysh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision 2026 mbetet e pasigurt

Published

on

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka vendosur të shtyjë marrjen e vendimit për pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision 2026, për shkak të tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Takimi virtual i planifikuar për nëntor është anuluar, dhe çështja do të diskutohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të EBU-së në dhjetor.

Shtyrja vjen pas presionit në rritje nga disa vende pjesëmarrëse, përfshirë Spanjën, Irlandën, Slloveninë, Islandën dhe Hollandën, që kanë paralajmëruar se mund të bojkotojnë konkursin nëse Izraeli merr pjesë.

Sipas tyre, pjesëmarrja e Izraelit konsiderohet problematike për shkak të situatës së tensionuar në Rripin e Gazës.

Transmetuesi austriak ORF, nikoqir i edicionit të ardhshëm, e ka mirëpritur vendimin e EBU-së dhe thekson se muzika dhe artet nuk duhet të përdoren si mjet për sanksione politike, duke shtuar se konkursi duhet të mbetet një platformë për unitet kulturor.

Nga ana tjetër, transmetuesi izraelit Kan konfirmoi se Izraeli mbetet i vendosur për të marrë pjesë, duke kujtuar suksesin e fundit të përfaqësuesit Yuval Raphael, i cili fitoi më së shumti vota nga publiku, megjithëse fituese u shpall Austria për shkak të votave të jurisë.

EBU thekson se shtyrja e vendimit ka për qëllim të mundësojë një diskutim të hapur mes anëtarëve për pjesëmarrjen e mundshme të Izraelit dhe të ardhmen e konkursit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara