Kulturë

Jennier Lopez e kujdesshme në lidhje me Ben Affleck

Jennifer Lopez ka vendosur që këtë herë t’i hedhe hapat me kujdes në dashuri.

Published

on

Burime shumë të afërt të Jennifer thonë se ajo ndihet tashmë shumë e lumtur përkrah Ben Affleck, por nuk dihet ende gati për të folur publikisht për lidhjen e tyre e as për të marrë ndonjë vendim të madh.

“Ata janë përfshirë shumë me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për “E! News”, teksa ka shtuar se nuk duhet të presim për ndonjë martesë në të ardhmen e afërt, sepse dyshja nuk dëshirojnë të nxitohen me veprime ligjore.

Ben dhe Jennifer, që ka vetëm pak muaj që është ndarë nga Alex Rodriguez, kanë rënë dakord që të mos martohen sërish. Burimet pranë tyre thonë se ata ndajnë të njëjtat mendime dhe nuk e shohin si diçka të nevojshme një fejesë apo martesë.

“Ata janë ingranuar shumë në jetën e tyre dhe në familje, por nuk ndjejnë nevojën për t;u fejuar ende apo për tu martuar. Ata kanë qenë të dy të martuar dhe nuk e shohin si diçka të domosdoshme. Ata të dy janë shumë të sigurt në marrëdhëniet e tyre dhe Ben e adhuron atë. Kjo lidhje është e thënë të ndodhi dhe të gjithë rreth tyre mendojnë se ata janë një dyshe perfekte”, ka thënë burimi.

Lajmet

Premiera e Operës së Kosovës sjell me sukses kryeveprat e Puccinit

Published

on

Opera e Kosovës solli mbrëmjen e së martës premierën e suksesshme të dy kryeveprave të Giacomo Puccinit, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi”, duke i dhuruar publikut një mbrëmje artistike të nivelit të lartë.

Nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe regjinë e Luca Ramacciottit, produksioni u interpretua nga solistët, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës, duke u mirëpritur nga një sallë e mbushur dhe u shpërblye me duartrokitje të gjata.

Sipas organizatorëve, kjo premierë dëshmoi zhvillimin e vazhdueshëm të skenës operistike në Kosovë dhe përkushtimin për sjelljen e produksioneve me standarde të larta artistike.

Premiera u cilësua si një tjetër hap i rëndësishëm në pasurimin e jetës kulturore të vendit dhe në promovimin e artit operistik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozitë me dokumente arkivore në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë

Published

on

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka hapur një ekspozitë me dokumente origjinale, duke sjellë në vëmendje historinë e gazetarisë sportive shqiptare dhe figurat më të njohura të saj ndër vite.

Ekspozita përfshin materiale arkivore të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), dokumente origjinale dhe periodikë të viteve ’60–’90, të cilat pasqyrojnë ndeshjet më të rëndësishme të kombëtares shqiptare, si dhe zhvillimet kryesore të kampionateve vendase.

Në aktivitet morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj, gazetari i parë sportiv profesionist në historinë e medias shqiptare, Ahmet Shqarri, si dhe emra të njohur të gazetarisë sportive, ndër ta Moisi Dalipi, Ylli Ago, Dëfrim Methasani, Ervin Baku, Vilma Masha, Glenti Nallbani, Pano Xhixho dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Anila Basha.

Drejtori i Arkivave, Auron Rrokaj, vlerësoi kontributin e gazetarëve dhe komentatorëve sportivë në ruajtjen e kujtesës historike kombëtare përmes punës së tyre.

Ndërkaq, Ahmet Shqarri përshëndeti organizimin e ekspozitës, duke theksuar rëndësinë e gazetarisë sportive dhe përkushtimin e gazetarëve ndër breza.

“Ju falënderoj dhe përgëzoj për nismën tuaj, për ekspozitën që nuk e kam parë gjëkundi tjetër. Unë kam punuar mbi 50 vite në gazetarinë sportive dhe ka qenë privilegj. Kam punuar që prej vitit 1969 deri në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi, duke komentuar një plejadë sportistësh të jashtëzakonshëm”, u shpreh Shqarri.

Mes dokumenteve të ekspozuara ishin korrespondenca mbi organizimin e ndeshjeve mes skuadrave shqiptare dhe italiane në vitin 1940, qarkorja e vitit 1936 për emërimin e korrespondentëve të gazetës “Sporti Shqiptar”, numra të gazetës “Sporti” të ruajtura nga Asdreni, si dhe dokumente të Radiotelevizionit Shqiptar mbi transmetimet ndërkombëtare të ndeshjeve të futbollit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Në Prishtinë hapet ekspozita “Makth”, arti që rrëfen plagët e luftës në Kosovë

Published

on

Në galerinë e arteve “Art i Ngujuar – Artistët për Artistët” në Prishtinë po qëndron e hapur ekspozita “Makth”, e cila përmes artit figurativ dhe rrëfimeve personale trajton përvojat traumatike të luftës në Kosovë dhe pasojat e saj.

Ekspozita përmbledh 15 punime të realizuara në teknika të ndryshme figurative nga pjesëmarrësit e programit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, të organizuar nga organizata “Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes” (ANP).

Çdo vepër shoqërohet me një rrëfim të shkurtër që shpjegon ngjarjen ose përvojën që ka frymëzuar krijimin artistik. Punimet pasqyrojnë ngjarje traumatike të luftës së viteve 1998–1999, si dhe përjetimet që lidhen me pasojat e saj në vitet pasuese.

Në ceremoninë e hapjes, kuratorja e ekspozitës dhe përfaqësuesja e ANP-së, Emine Ismajli, tha se “Makth” sjell në pah dhimbjen dhe kujtesën e atyre që kanë përjetuar luftën.

Sipas saj, ekspozita përcjell një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e dokumentimit të së vërtetës, reflektimit mbi të kaluarën dhe ruajtjes së kujtesës kolektive, duke promovuar një të ardhme të ndërtuar mbi vlerat njerëzore dhe kulturën e paqes.

“Makth” është ekspozita e dhjetë e organizuar nga ANP në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. Punimet janë realizuar nga pjesëmarrës nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët gjatë viteve 2025 dhe 2026 kanë ndarë përmes artit historitë e tyre personale mbi përjetimet e luftës.

Ekspozita mund të vizitohet në galerinë “Art i Ngujuar – Artistët për Artistët”, në katin e tretë të hotelit “Grand” në Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 11:00 deri në 17:00. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zbulimi pranë Jerusalemit hedh dritë mbi jetën e njerëzve para 3 mijë vjetësh

Published

on

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik pranë Jerusalemit ka ofruar njohuri të reja mbi jetën e njerëzve që jetuan rreth 3.000 vjet më parë, gjatë periudhës së Tempullit të Parë.

Sipas “The Times”, edhe pse varri i lashtë ishte dëmtuar nga punimet ndërtimore dhe grabitjet, studiuesit arritën të nxirrnin informacione të vlefshme falë analizës së ADN-së së ruajtur në mbetjet njerëzore.

Vendi i varrimit u zbulua pranë Abu Ghosh, afër vendbanimit antik të Kiryat Yearim, ku arkeologët gjetën rreth 150 enë qeramike dhe mbetje skeletore të disa individëve, përfshirë edhe fëmijë.

Sipas ekspertëve, varri ishte përdorur për disa breza gjatë epokës së vonë të hekurit, në kohën e Mbretërisë së Judës.

Ruajtja e ADN-së në rajonin e Levantit është jashtëzakonisht e rrallë për shkak të temperaturave të larta dhe lagështisë, por studiuesit arritën të nxirrnin mostra nga kocka petrose e kafkës, një nga pjesët më rezistente të trupit të njeriut.

Analiza u realizua nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, ku bënin pjesë gjenetisti David Reich dhe arkeologu Israel Finkelstein.

ADN-ja u rikuperua pjesërisht nga dy individë, duke zbuluar të dhëna për linjat e tyre amtare dhe atërore, por jo një pamje të plotë të prejardhjes së tyre.

Shkencëtarët theksuan se nuk ka prova të drejtpërdrejta që personat e varrosur ishin izraelitë, pasi në varr nuk u gjetën mbishkrime apo shenja që do të përcaktonin identitetin e tyre etnik. Përfundimet mbështeten kryesisht në stilin e qeramikës, mënyrën e varrimit dhe afërsinë me qendrat e njohura të Mbretërisë së Judës.

Njëri prej individëve mbante kromozomin Y të haplogrupit J2, një linjë gjenetike e përhapur në Azinë Perëndimore dhe rajonin e Kaukazit, ndërsa të dy individët kishin linja të ndryshme mitokondriale, duke treguar prejardhje të ndryshme nga ana e nënës.

Sipas studiuesve, gjetjet nuk japin një përgjigje përfundimtare mbi identitetin etnik të banorëve të asaj kohe, por tregojnë se rajoni ishte një pikë takimi e popullsive të ndryshme./atsh/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara