Magazinë
Jenna Ortega rrëfen anën e errët të suksesit në Hollywood: “Kjo është frika ime më e madhe”
Published
8 months agoon
By
UBT NewsJenna Ortega mund të jetë kthyer në një nga figurat më të dashura të Hollywood-it me rolin e saj si “Wednesday”, por me famën vjen edhe një ankth i thellë që nuk shihet nga të gjithë. Në një rrëfim, ajo foli hapur për sfidat e të qenit një vajzë e re që rritet në qendër të vëmendjes dhe për frikën që e shoqëron.
“Gjëja më e frikshme është ideja se mund të humbas vetveten.”
Ortega shpjegoi se presioni për të qenë “në formë”, për të përmbushur pritshmëritë e industrisë e të mediave sociale, e tjetërsojnë. E rrethuar nga sy që e vëzhgojnë në çdo hap, pranoi se ndonjëherë druhet se autenticiteti i saj mund të zëvendësohet nga një imazh që nuk e përfaqëson.
“Hollywood-i të imponon një ide të caktuar se si duhet të jesh, si të dukesh, si të sillesh. Sfida më e madhe është të mos humbas veten në këtë zhurmë.”
Ajo theksoi se do të mbetet e sinqertë me veten, edhe nëse kjo do të thotë të zhgënjejë pritshmëritë e të tjerëve që duan ta shohin “të përsosur”.
Duke folur për fillimet e karrierës, Jenna rrëfeu se nuk ndihej e dëgjuar.
“Të jesh e re dhe e vendosur është diçka që shumë njerëz nuk e përtypin lehtë, sidomos kur je vajzë. E di shumë mirë si ndihesh kur nuk ke zë dhe kjo është një ndjenjë që më tmerron.”
Ajo shtoi: “Nuk dua të kthehem më në atë situatë. Për mua është thelbësore ta përdor zërin tim në mënyrën më të mirë, me profesionalizëm dhe mirësi.”
Megjithëse frika për të humbur veten është aty, Jenna Ortega theksoi se është e vendosur që të mos e lërë atë frikë ta mposhtë. Ajo shtoi se do të jetë zëri i atyre që ndihen të pa dëgjuar, sidomos për vajzat që përballen me sfida të ngjashme në një botë që shpesh kërkon më shumë sesa ofron.
Magazinë
Action Bronson sfidon kryebashkiakun e New Yorkut të flasë shqip
Published
49 minutes agoon
April 2, 2026By
UBT News
Action Bronson sfidon kryebashkiakun e New Yorkut të flasë shqip në episodin e ri të “F*ck, That’s Delicious”
Reperi me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Action Bronson, solli një moment të veçantë në episodin më të fundit të serisë së tij në YouTube, “F*ck, That’s Delicious”, ku i ftuar ishte kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani.
Gjatë bisedës, Bronson e sfidon Mamdani-n të thotë një frazë në shqip, duke krijuar një nga momentet më të komentuar të episodit. Në videon që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, kryebashkiaku dëgjohet duke thënë: “Ju bëftë mirë”, sipas udhëzimeve të reperit shqiptar.
Episodi është vlerësuar si një ndër më të veçantët e serisë, duke kombinuar ushqimin, kulturën dhe humorin. Momenti në gjuhën shqipe ka tërhequr vëmendje të veçantë nga publiku shqiptar online, duke krijuar reagime pozitive dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Magazinë
Artemis II nis misionin historik drejt Hënës
Published
1 hour agoon
April 2, 2026By
UBT News
Misioni Artemis II i NASA-s është aktualisht në zhvillim, pasi u nis më 1 prill 2026, duke shënuar misionin e parë me ekuipazh që orbiton Hënën që nga viti 1972.
Misioni Artemis II është tashmë në rrugëtimin e tij: Katër astronautë u nisën nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida të mërkurën në mbrëmje, në një mision 10-ditor për të rrethuar Hënën.
Ekuipazhi përbëhet nga astronautët e NASA-s Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, si dhe Jeremy Hansen nga Agjencia Hapësinore Kanadeze.
Pas përfundimit të operacioneve fillestare, ekuipazhi do të pushojë. Ata do të flenë për katër orë, më pas do të zgjohen për një korrigjim të orbitës, dhe do të pushojnë sërish për katër orë, deri rreth orës 13:00 sipas kohës lindore të enjten.
Ky udhëtim historik dhe i rrezikshëm shënon rikthimin e astronautëve në afërsi të Hënës për herë të parë pas më shumë se 50 vjetësh. Misioni mund të arrijë më larg nga Toka se çdo njeri më parë, duke thyer rekordin e distancës të programit Apollo.
Magazinë
“Super Mario Galaxy” sjell një kapitull të ri në hapësirë
Published
2 hours agoon
April 2, 2026By
UBT News
Hidrauliku më i famshëm në botë rikthehet këtë javë në kinema me një vazhdim të filmit shumë të suksesshëm “Super Mario Bros”.
Kanë kaluar tre vjet që kur maskota me mustaqe e Nintendo-s u shfaq në ekran së bashku me vëllain e tij Luigi, Princeshën Peach dhe armikun e tyre Bowser, duke gjeneruar mbi 1.3 miliardë dollarë (gati 1 miliard paund) në mbarë botën.
Filmi “Super Mario Galaxy”, i frymëzuar nga loja e njohur e Wii me të njëjtin emër, e zhvendos ngjarjen në hapësirë dhe sjell personazhe të dashura si Yoshi dhe Rosalina.
Vlerësimet për këtë film të ri janë të përziera: disa kritikë vlerësojnë imagjinatën dhe ritmin, ndërsa të tjerë mendojnë se nuk arrin nivelin e filmit të parë.
Ngjarja vazhdon aty ku përfundoi filmi i parë, me Bowser të burgosur nga Mario dhe Luigi pasi është zvogëluar në madhësi xhepi.
Kur djali i tij, Bowser Jr., i zëruar nga regjisori dhe aktori Benny Safdie, organizon arratisjen, kjo shkakton një ndjekje ndërgalaktike.
Gjatë rrugës, Mario dhe Luigi miqësohen me dinosaurin Yoshi, i cili i jep zë aktori dhe muzikanti Donald Glover , si dhe me Rosalina-n, një princeshë e interpretuar nga ylli i “Captain Marvel”, Brie Larson.
Anya Taylor-Joy rikthehet në rolin e Princeshës Peach, ndërsa ylli i serialit “Wednesday”, Luis Guzmán, luan Wart – armikun kryesor nga loja “Super Mario Bros 2” e vitit 1988 për NES.
Edhe personazhe të tjera nga “Super Mario Galaxy”, që konsiderohet gjerësisht si një nga lojërat më të mira të realizuara ndonjëherë, shfaqen në materialet promovuese të filmit.
Mes tyre janë edhe Lumas – krijesa të ndritshme në formë ylli që lojtarët i hasin gjatë lojës.
Filim e parë, publiku e pëlqeu shumë, duke e kthyer atë në filmin e dytë më fitimprurës të vitit 2023, menjëherë pas filmit “Barbie”.
Marrë dhe përshtatur nga BBC.
Magazinë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Published
20 hours agoon
April 1, 2026By
UBT News
Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, Dua Lipa, po vazhdon të forcojë praninë e saj në industrinë kinematografike me një projekt të ri.
Këngëtarja i është bashkuar kastit të komedisë së ardhshme “Peaked”, një prodhim i studios së njohur A24, e cila shquhet për filma të suksesshëm dhe origjinalë.
Filmi do të drejtohet nga Molly Gordon, e cila njëkohësisht ka bashkëshkruar skenarin me Allie Levitan. Historia ndjek dy ish-shoqe shkolle që përpiqen të rikthejnë periudhën më të bukur të jetës së tyre gjatë ribashkimit të 10-vjetorit, pasi kanë kaluar përvoja të vështira gjatë adoleshencës.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë roli do të ketë Dua Lipa, por ajo do të luajë përkrah një kasti të njohur aktorësh, përfshirë Emma Mackey, Laura Dern dhe Simone Ashley.
Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e artistes shqiptare në aktrim, pas paraqitjeve të saj në filmat “Argylle” dhe “Barbie”, duke dëshmuar synimin e saj për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme edhe në Hollywood.
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 2 prill, në vitet nëntëdhjetë
Sulmi ndaj së drejtës për të protestuar në Britaninë e Madhe nuk ka të bëjë vetëm me Palestinën
Trump: Kemi arritur suksese në Iran, por lufta vazhdon
Katër raste të dhunë në familje brenda një dite
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare “SpeleoMedit Magazine”
Action Bronson sfidon kryebashkiakun e New Yorkut të flasë shqip
Ferizaj: Kapet kamioni me shtatë migrantë, arrestohet shoferi
FFK del në mbrojtje të Vedat Muriqit pas kritikave ndaj kapitenit të Kombëtares
Trajnimi i referëve në xhudo forcon kapacitetet në sport, me kontributin e Driton Kukës
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
