Magazinë

Jelly Roll mahnit fansat me pamjen e re pas humbjes së 90 kilogramëve

Published

on

Jelly Roll, këngëtari i njohur i muzikës country, ka treguar një transformim të dukshëm në humbjen e peshës, që është më i evidentuar se kurrë.

Gjatë një udhëtimi për në Australi më 21 tetor, ai u fotografua në Aeroportin e Sidney, teksa përgatitej për turneun e tij të parë në këtë vend.

Këngëtari 40-vjeçar, i cili dikur peshonte 550 lbs (rreth 250 kg), ka humbur gati 200 lbs (90 kg) që nga viti 2022 si pjesë e një rrugëtimi të vazhdueshëm për të arritur një jetë më të shëndetshme.

Në një intervistë në vitin 2024, Jelly Roll (emri i vërtetë: Jason DeFord) ndau një objektiv të ri personal: të shfaqet në kopertinën e revistës Men’s Health deri në mars të vitit 2026.

Këngëtari shpjegoi se ishte hera e parë që e ndante publikisht këtë ëndërr dhe tha: “Dua të kem një nga transformimet më të mëdha.”

Transformimi i tij ka përfshirë jo vetëm një regjim stërvitor, por edhe përpjekje për të kapërcyer varësinë nga ushqimi.

Roll shpjegoi se gjatë jetës së tij ka pasur marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin. Ai rrëfeu për People se ka luftuar me varësinë nga ushqimi, duke e konsideruar këtë një nga sfidat më të mëdha të jetës së tij.

“Kur isha fëmijë, nuk kishim kurrë marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin. Ishte pjesë e luftës për t’u disiplinuar e angazhuar,” tha ai.

Në vitin 2018, Jelly Roll ndau hapur për varësinë e tij nga ushqimi dhe shpërtheu për të humbur mbi 200 lbs në vitin 2016.

Ai ka folur për dëshirën për të jetuar një jetë më të plotë e angazhuar në aktivitete që dikur i duken të pamundura, si skijimi, kalërimi, dhe ngjitja në male. “Do të jetoj një jetë normale dhe do të kem një marrëdhënie normale me ushqimin,” ka përfunduar ai. /A.Z/UBT News/

Lajmet

Dua Lipa promovon Prishtinën në Google Street View: “Vendlindja ime tani mund të eksplorohet virtualisht”

Published

on

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, përmes së cilës promovon Prishtinën dhe njofton se kryeqyteti i Kosovës tashmë mund të eksplorohet edhe përmes shërbimit Google Maps Street View.

Në përshkrimin e videos, artistja shkruan: “Mirë se vini në Prishtinë! Sot është dita e parë e Sunny Hill Festival dhe, për ta festuar këtë, të gjitha restorantet, arkitektura dhe kultura që unë i dua tani mund të eksplorohen në Google Maps Street View.”

Në video, Dua Lipa flet për lidhjen e saj të veçantë me qytetin ku u rrit dhe i fton ndjekësit ta zbulojnë Prishtinën përmes syve të saj.

“Asnjëherë nuk mund ta njohësh një vend derisa ta shohësh me sytë e tu. Vendlindja ime, Prishtina, është tani në Google Maps Street View,” thotë ajo.

Artistja prezanton disa prej vendeve të saj të preferuara në kryeqytet, duke nisur me një librari që, sipas saj, e viziton sa herë kthehet në Prishtinë, ku gjithmonë gjen një libër në gjuhën shqipe që nuk e ka lexuar më parë.

Ajo ndalet gjithashtu në disa restorante dhe bare, të cilat, sipas saj, pasqyrojnë kulturën shqiptare, energjinë dhe atmosferën unike të Prishtinës.

Në fund të videos, Dua Lipa i kushton rëndësi edhe Sunny Hill Festival, të cilin e cilëson si një ëndërr të bërë realitet dhe një ngjarje që mishëron frymën e qytetit, duke mbledhur çdo vit mijëra vizitorë dhe artistë nga e gjithë bota.

Publikimi i videos përkon me nisjen e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, duke promovuar njëkohësisht Prishtinën, kulturën e saj dhe mundësinë që tashmë qyteti të eksplorohet virtualisht përmes Google Maps Street View./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sunny Hill Festival nis sot në Prishtinë, Katy Perry ylli kryesor i mbrëmjes së parë

Published

on

Prishtina do të jetë sonte në qendër të vëmendjes së skenës muzikore ndërkombëtare, pasi nis edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival, një prej festivaleve më të mëdha të muzikës në rajon.

Mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës pritet të marrin pjesë në natën e parë të festivalit, i cili edhe këtë vit sjell emra të njohur të industrisë muzikore.

Ylli kryesor i mbrëmjes së hapjes është superylli amerikan i muzikës pop, Katy Perry, e cila do të performojë hitet e saj më të njohura para publikut në Prishtinë. Pritjet janë që performanca e saj të jetë kulmi i natës së parë të festivalit.

Përveç Katy Perry, festivali do të ofrojë edhe performanca të artistëve të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke e kthyer Prishtinën në një qendër të argëtimit dhe muzikës gjatë ditëve në vijim.

Sunny Hill Festival vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe muzikore në Kosovë, duke promovuar vendin në arenën ndërkombëtare dhe duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sean “Diddy” Combs do të lirohet nga burgu më herët, data caktohet për janar 2028

Published

on

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs pritet të lirohet nga burgu më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, pavarësisht një incidenti të fundit ku raportohet se u përfshi në një përleshje me një të burgosur tjetër.

Sipas të dhënave më të fundit të Byrosë Federale të Burgjeve, lirimi i Combs është caktuar për 24 janar 2028. Fillimisht, data e lirimit ishte parashikuar për maj të vitit 2028, por ajo është ndryshuar disa herë gjatë muajve të fundit.

Combs, 56 vjeç, u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe reketimin, por u dënua për organizim të prostitucionit.

Shkurtimi i dënimit lidhet me zbatimin e ligjit amerikan “FIRST STEP Act”, i cili u mundëson disa të dënuarve përfitime për lirime më të hershme.

Ndryshimi i fundit i datës së lirimit vjen vetëm një javë pasi reperi raportohet se u përfshi në një përleshje fizike me një të burgosur tjetër në burgun federal Fort Dix në New Jersey. Sipas raportimeve, konflikti nisi pas një përplasjeje verbale dhe më pas kaloi në përleshje fizike, derisa ndërhynë rojet e burgut.

Pas incidentit, Combs raportohet se është vendosur përkohësisht në izolim, megjithëse autoritetet e burgut nuk kanë konfirmuar detaje për ngjarjen.

Byroja Federale e Burgjeve ka deklaruar se, për arsye sigurie dhe privatësie, nuk komenton kushtet e qëndrimit të të burgosurve apo arsyet e ndryshimit të datave të lirimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Google Street View mbërrin në Kosovë, publikohet pamja 360-gradëshe e vendit

Published

on

Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që është përfshirë në shërbimin Google Street View, duke sjellë pamje 360-gradëshe të rrugëve, qyteteve dhe destinacioneve turistike në mbarë vendin.

Pas rreth dy vjetësh fotografime, Google ka publikuar pamjet e realizuara nga korriku 2025 deri në maj 2026, duke mbuluar pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Pamjet përfshijnë qytetet kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, si dhe shumë zona të tjera urbane e rurale.

Përdoruesit e Google Maps tashmë mund të eksplorojnë edhe destinacione turistike si Gryka e Rugovës, Parku Kombëtar i Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna, si edhe zona pranë kufijve me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportimeve, Google ka përdorur kamera të gjeneratës së katërt dhe, në disa raste, kamera portative për të realizuar fotografimet edhe në kushte të vështira atmosferike.

Publikimi i Google Street View konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin e Kosovës në platformat digjitale dhe për rritjen e vizibilitetit të saj turistik dhe ekonomik./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara