Magazinë

Jeff Bezos nuk plotëson ‘TEKAT’ e Lady Gaga-s, këngëtarja nuk performoi në dasmën e miliarderit

Published

on

Një nga thashethemet më të përhapura ishte se Lady Gaga kishte kërkuar një tarifë prej pesë milionë eurosh…

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore në Venecia të Italisë.

Ndërkohë, mungesa e këngëtares Lady Gaga, në këtë dasmë ka shkaktuar shumë spekulime dhe thashetheme në media. Në fillim, u tha se këngëtarja 39-vjeçare ishte planifikuar të performonte gjatë kësaj ceremonie madhështore.

Kjo ka ngjallur shumë dyshime, duke bërë që mediat dhe fansat të spekulojnë për arsyet e mungesës së saj.

Një nga thashethemet më të përhapura ishte se Lady Gaga kishte kërkuar një tarifë prej pesë milionë eurosh për të performuar në dasmën e Bezos, një shumë që thuhet se themeluesi i Amazon nuk e ka pranuar.

Megjithatë, një burim i afërt me çiftin i ka thënë “Daily Mail”-it se këto spekulime janë të pabaza dhe që mungesa e Lady Gaga nuk ka të bëjë me çështjen e pagesës. Sipas këtij burimi, asnjë ofertë serioze nuk e ka joshur këngëtaren për t’u angazhuar në dasmë.

Magazinë

Chris Hemsworth rikthehet në aksion me trillerin e ri kriminalistik “Crime 101”

Published

on

Studioja filmike Amazon MGM ka publikuar pamjet e para të trillerit kriminalistik “Crime 101”, një film me ngjarje të vendosur në Los Anxhelos, i bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Don Winslow.

Në rolin kryesor shfaqet Chris Hemsworth, interpreton një hajdut të paarritshëm, të pasionuar pas grabitjeve me rrezik të lartë përgjatë autostradës 101.

Kur ai vendos të realizojë “grabitjen më të madhe të jetës së tij”, me shpresën se do të jetë edhe e fundit, rruga e tij ndërthuret me atë të një agjenteje sigurimesh të zhgënjyer, që luhet nga Halle Berry. Të detyruar të bashkëpunojnë, ata përfshihen në një seri ngjarjesh të tensionuara.

Një detektiv i pamëshirshëm, i portretizuar nga Mark Ruffalo, i afrohet zbardhjes së rastit, duke e bërë operacionin edhe më të rrezikshëm.

Filmi është me regji dhe skenar të Bart Layton, të njohur për filmat “American Animals” dhe “The Imposter”, ndërsa në kastë marrin pjesë edhe Barry Keoghan, Monica Barbaro, Corey Hawkins, Jennifer Jason Leigh dhe Nick Nolte.

“Crime 101” pritet të shfaqet në kinema në shkurt të vitit 2026. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Halsey përfundon në urgjencë pas koncertit në Boston

Published

on

Halsey është shtruar në urgjencë pas një problemi shëndetësor që ndodhi pas koncertit të saj në Boston.

Artistja 31-vjeçare njoftoi përmes Instagram-it se kaloi gjithë natën nën kujdesin e mjekëve deri në orën 6 të mëngjesit, por megjithatë vendosi të mos anulojë performancën e radhës në MGM Music Hall.

“Pas shfaqjes së djeshme përfundova në urgjencë deri në mëngjes, por tani ndihem shumë më mirë dhe jam gati të ngjitem sërish në skenë sonte!”, shkroi ajo në rrjete sociale, duke falënderuar publikisht stafin e Mass General Hospital për përkujdesjen e tyre, sipas Daily Mail.

Edhe pse nuk zbuloi detaje mbi gjendjen e saj aktuale, këngëtarja ka folur hapur për sfidat shëndetësore që ka përjetuar.

Në vitin 2022, ajo tregoi se ishte diagnostikuar me lupus SLE dhe një çrregullim të rrallë të qelizave T, ndërsa në shtator të vitit të kaluar kishte përfunduar një trajtim me kimioterapi.

Aktualisht, ndodhet në mesin e turneut “Back to Badlands”, me koncerte në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi. Halsey ka theksuar se ky turne përfaqëson një rikthim emocional tek fillimet e saj artistike dhe reflektim mbi rritjen e saj personale ndër vite. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa lanson linjën e saj të kujdesit për lëkurën

Published

on

Këngëtarja Dua Lipa ka prezantuar markën e saj të kujdesit për lëkurën, DUA, e zhvilluar në bashkëpunim me Dr. Augustinus Bader.

Pas më shumë se tre vjet bashkëpunimi, linja përfshin produktet kryesore të përditshme: DUA Balancing Cream Cleanser, Supercharged Glow Complex dhe Renewal Cream, të gjitha të formuluara me kompleksin TFC5, një version i përpunuar i TFC8 të markës origjinale.

TFC8 u krijua për të shëruar lëkurën e dëmtuar nga djegiet duke aktivizuar qelizat staminale.

Për DUA, TFC5 përdor të njëjtat veti riparuese me intensitet më të ulët, duke e bërë ideal për lëkurën e moshës 18–35 vjeç.

Ky kompleks kombinohet me peptide biomimetike, proteina dhe antioksidantë për të rritur lagështinë, mbrojtjen kundër plakjes dhe për të trajtuar problemet e zakonshme të lëkurës së re, si njollat, shenjat e akneve, yndyra dhe pigmentimi.

Linia synon të ofrojë një kujdes të përditshëm, praktik dhe shkencërisht të mbështetur për lëkurën e re dhe të shëndetshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

David Beckham bëhet ‘Sir’ dhe shënon një kapitull të ri në karrierën e tij

Published

on

Ish-kapiteni i Anglisë në futboll, David Beckham, është dekoruar zyrtarisht me titullin ‘Kalorës’ (Sir) për kontributin e tij në futboll dhe shoqërinë britanike.

50-vjeçari mori këtë nder gjatë një ceremonie në Berkshire, pas emërimit të tij në listën e nderimeve të ditëlindjes së Mbretit Charles.

Beckham, i lindur në lindje të Londrës, luajti një rol kyç në sigurimin e Lojërave Olimpike të vitit 2012 në Londër dhe është aktiv në punë humanitare me UNICEF që nga viti 2005.

Në vitin 2024 u bë ambasador i Fondacionit të Mbretit, duke mbështetur programe arsimore dhe nisma për të rinjtë.

Ai është bashkëpronar i skuadrave Salford City dhe Inter Miami, së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës Gary Neville.

Me titullin ‘Sir’, bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, mund të përdorë titullin ‘Zonjë’.

‘Sir’ i bashkon Beckham me një grup personalitetesh të shquara britanike, përfshirë Sir Elton John, Sir Keir Starmer, Dame Judi Dench, dhe sportistë të tjerë të famshëm si Sir Lewis Hamilton, Sir Andy Murray dhe Dame Kelly Holmes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara