Lajmet

Javën e kaluar, Policia në Prishtinë sekuestroi 6 armë zjarri dhe shqiptoi mbi 4 mijë gjoba

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia në Prishtinë ka realizuar 515 urdhëresa të gjykatës.

“​Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 515 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 157 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.”

Personat e dënuar me burg janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4351 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.”

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 39-vjeçare Lua Blanco, ylli i serialit brazilian “Rebelde”

Published

on

Aktorja dhe këngëtarja braziliane Lua Blanco ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur vëllai i saj, aktori Daniel Blanco, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e motrës sonë të dashur, Lua Maria Blanco. Ajo kishte luftuar me kancerin gjatë muajve të fundit dhe gjatë kësaj periudhe ishte e rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të saj”, shkroi ai.

Lajmi ka prekur edhe kolegët e saj nga bota e televizionit dhe muzikës. Ngushëllime kanë shprehur aktorët Sophia Abrahão dhe Arthur Aguiar, me të cilët Lua Blanco luajti në serialin brazilian “Rebelde”. Për vdekjen e saj ka reaguar edhe aktorja meksikane Dulce María, e njohur për rolin e Robertës në versionin origjinal të serialit.

E lindur në São Paulo, Lua Blanco u bë e njohur në Brazil përmes rolit të Robertës Messi në versionin brazilian të “Rebelde”. Ajo ishte gjithashtu pjesë e grupit muzikor të krijuar në kuadër të këtij projekti.

Pas suksesit të serialit, ajo vazhdoi karrierën në televizion, duke u paraqitur edhe në produksionet “Pecado Mortal” dhe “A Força do Querer”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara