Lajmet

​Java për të Drejtat e Njeriut, YIHR KS me aksion rrugor tek selitë e partive

Published

on

Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR KS), do ta zhvilloj një aksion rrugor, në kuadër të ditës së fundit të Javës për të drejtat e Njeriut – Edicioni 11.

Sipas njoftimit të YIHR KS pikëtakimi do të jetë tek selia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe më pas do të vazhdojnë me radhë tek selitë e partive të tjera politike.

Sot është gjithashtu dita e fundit e Javës për të Drejtat e Njeriut – Edicioni 11. Në këtë aktivitet, ne do të dalim në rrugë për të kërkuar që partitë politike të vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e njeriut, barazinë dhe dinjitetin, ndërsa garojnë për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë këtij aksioni, do të vizitojmë selitë e partive politike, së bashku me një aktor-klloun, ku do të bëjmë ndryshimin e sloganeve të partive duke theksuar nevojën për parandalimin e femicidit, LGBTQI+fobisë, dhunës dhe diskriminimit”, thuhet tutje.

Përmes këtij aksioni synojmë YIHR KS tha se do t’u bëjnë të qartë përfaqësuesve/eve politikë/e se e ardhmja e shoqërisë duhet të ndërtohet mbi respektin për çdo individ, pavarësisht identitetit/eteve të tyre.

Ky aksion synon gjithashtu të vendosë një standard të ri për fushatat politike dhe agjendat e tyre: një standard ku të drejtat e njeriut janë të panegociueshme”, përfundon njoftimi.

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Pejë dhe Klinë, tre persona të arrestuar

Published

on

Policia ka raportuar për tri raste të dhunës në familje të regjistruara në Pejë dhe Klinë gjatë datave 19 dhe 20 shtator.

Në Pejë, më 19 shtator, është arrestuar një grua kosovare, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Klinë më 20 shtator, rreth orës 12:00. Një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Po më 20 shtator, rreth orës 18:10, në Pejë është raportuar edhe një rast tjetër. Një grua kosovare dyshohet se ka tentuar të sulmojë një grua tjetër dhe, gjatë përpjekjes për ta larguar, ka sulmuar fizikisht një burrë kosovar.

Viktima mashkull ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara