Lajmet

Jasharaj: Mësimdhënësit të pakënaqur me skemat pensionale, ndryshimet e bëra sikur të jenë të qëllimshme

E gjithë kjo ka të bëjë me pakënaqësitë për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale.

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se do t’i drejtohen institucionit të Avokatit të Popullit. E gjithë kjo ka të bëjë me pakënaqësitë për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale.

Kryetari i SBASHK-ut konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka shkelur ligjin me këto ndryshime dhe për këtë kërkojnë vlerësim nga Gjykata Kushtetuese. Ai thotë se vetëm si numra po numërohen punët e viteve të 90-ta në arsim dhe kjo është padrejtësi për punëtorët. E për këtë vendim ai rendit disa arsye të lidhura me një çështje e cila po përmendet tash e sa kohë.

“Arsyeja është ndryshimet e bëra në skemat pensionale të financuara nga shteti e ne nuk jemi përfshirë në këto skema por me të dal ndryshimi që është bëre, pasojat po shihet ngase këto ndryshime godasin sistemet arsimore duke u mohuar të drejtat e fituara më parë. E kam fjalën në ligjin që ishte pa ndryshime, neni 8, pika e 6 ua numëronte mësimdhënësve të Republikës së Kosovës dhe punëtorëve tjera në vitet e 90-ta si kontribut dhënëse pas 6 viteve për ta marrë pensionin e plotë”, deklaroi ai.

Jasharaj deklaroi se me këto ndryshime vitet e 90-ta, numërohen si numra, por pensionet përshkallëzohen në mënyrën më ironike, duke thënë se ministri Murati si vite i numëroi vetëm ato që ata kanë dhënë kontribute gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

“Pra pensionet llogariten nga viti i kaluar deri në vitet e 90-ta ndërsa vitet që ishin pranuar dikur tash njihen vetëm sa për të bërë 15 vite por nuk numërohen si të tilla, dhe të pensionuarit do të jenë shumë të dëmtuar, dhe nën dy ndryshimet e bëra sikur të jetë e qëllimshme prek në statusin e punëtorit të arsimit të Kosovës, ligj ky i nxjerrë nga MAShTI”, shtoi ai.

Tutje ai deklaroi se është thënë gabim se në të kaluarën nuk ka ndodhur diçka pasiqë sipas tij kanë duartrokitur vazhdimisht nëpër institucione.

“E çfarë bëri qeveria Kurti, mësimdhënësve të dëbuar me forcë nga regjimi serb, ua njohu këto 9 vite, neve si numra por mësimdhënësit të Kosovës janë të dëmtuar, ngase është dëmtuar edhe ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të Kosovës”, u shpreh Jasharaj.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara