Bota

Japonia miraton ligjin për të ndaluar rënien e nivelit të lindjeve

Published

on

Parlamenti japonez miratoi të mërkurën një ligj të ri për të ndaluar rënien e nivelit të lindjeve, pasi vendi shënoi një normë rekord më të ulët të lindshmërisë totale vitin e kaluar.

Sipas ligjit të ri, qeveria do të zgjerojë shtesat e fëmijëve dhe lejen prindërore.

Miratimi i ligjit të ri vjen pasi qeveria e kryeministrit, Fumio Kishida “e sheh periudhën që çon deri në vitin 2030 si shansin e fundit për të ndryshuar trendin, me martesat e vona dhe shqetësimet financiare të përmendura shpesh si arsye për rënien e nivelit të lindjeve.

Kjo gjithashtu vjen pasi statistikat e fundit të qeverisë zbuluan se norma totale e lindshmërisë së Japonisë kishte rënë vitin e kaluar në nivelin më të ulët që nga viti 1947, kur filluan të dhënat.

Shkalla e fertilitetit, e cila tregon numrin e pritshëm të fëmijëve që një grua pritet të ketë, ra në 1.20.

Ai shënoi gjithashtu vitin e tetë radhazi që Japonia, shtëpia e rreth 125 milionë njerëzve, ka dëshmuar një rënie të vazhdueshme të lindshmërisë.

Aktualitet

Australi: Shkuan të ekzekutonin urdhërarrestin, vriten 2 policë, plagoset një tjetër

Published

on

Dy oficerë janë qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në një qytet të Australisë. Policët do ekzekutonin urdhërarrestin kundrejt një personi për krime seksuale në Porepunkah, në verilindje të Viktorias, në momentin që janë zënë në pritë.

Autori i të shtënave me armë është arratisur, ndërsa autoritetet përkatëse janë vënë në ndjekje të tij, shkruan rtsh.al.

Policia u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën, ndërsa shkolla fillore që ndodhet në afërsi të vendngjarjes dhe ndërtesat e këshillit janë mbyllur përkohësisht.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë, duke qëndruar në krah të oficerëve.

“Mendimet tona janë me policinë për punën që bëjnë, çdo ditë. Burrat dhe gratë që veshin uniformën tonë, veshin uniformën e policisë, marrin rreziqe çdo ditë. Komisioneri i policisë së Viktorias do të japë një përditësim këtë pasdite ndërsa më shumë fakte që mund të publikohen bëhen të qarta”, tha ai.

Shoqata Federale e Policisë Australiane ka lëshuar një deklaratë ku shpreh ndjenjat e saj më të thella për oficerët, familjet dhe kolegët e Policisë së Viktorias të prekur nga incidenti i sotëm.

Continue Reading

Aktualitet

​Kurti: Kosova zgjodhi të mos jetë vëzhguese, sanksionoi Rusinë për luftën në Ukrainë

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Zyra e BE-së në Kosovë dhe AGK, në nderim të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

Me këtë rast, në fjalën e tij, ai tha se duke festuar ne bashkohemi jo vetëm me ata në Ukrainë, por edhe me njerëz në mbarë botën, në shënimin e 34-vjetorit të pavarësisë së një vendi që është bërë njëkohësisht më i famshmi në Evropë sot dhe një masë me të cilën gjykohet siguria e kontinentit tonë.

“Kosova e ka mbështetur prej kohësh luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe sovranitetin shtetëror, në mënyrë që ajo të ndërtojë një të ardhme të fortë në vend që të mbetet vazhdimisht e ekspozuar ndaj agresionit. Aktiviteti diplomatik i ditëve të fundit ka nënvizuar se sa qendrore mbetet kjo çështje”, citohet Kurti në komunikatë, duke shtuar se që nga fillimi i luftës, Kosova ka zgjedhur të mos jetë një vëzhgues, por iu bashkua Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendosjen e sanksioneve dhe hapi dyert tona për gazetarët dhe të tjerët që kërkonin strehim dhe një vend të sigurt nga i cili të vazhdonin punën e tyre, dhe ndihmoi ushtrinë ukrainase përmes pakove ushtarake dhe trajnimeve në kuadër të operacionit “Inteflex”.

Para të pranishmëve të shumtë, në fjalën hyrëse, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Kryeministri Kurti, ka uruar gjithë ukrainasit, duke konfirmuar se Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën në këtë rast solemn, e përkushtuar për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e saj në të gjithë territorin e saj dhe synimin për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe paqësore.

Continue Reading

Bota

Udhëheqësi i Koresë së Jugut viziton Shtëpinë e Bardhë

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vuri në pikëpyetje stabilitetin politik të Koresë së Jugut përpara takimit të tij me Presidentin Lee Jae-myung.

Trump shkroi në Truth Social se duket si një spastrim ose revolucion.

Më duket si një spastrim ose revolucion. Nuk mund ta pranojmë këtë dhe të bëjmë biznes atje”, shkruan BBC.

Udhëheqësi i Koresë së Jugut erdhi në Shtëpinë e Bardhë për një takim dypalësh.

Koreja e Jugut ka qenë në një krizë politike disamujore pasi ish-Presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetor.

Tregtia pritej të ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin dypalësh, pasi Trump ra dakord për një tarifë prej 15% për importet nga Koreja e Jugut.

Continue Reading

Bota

Bosnje: Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Published

on

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka Cvijanoviq për ta nominuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe.

Cvijanoviq ka bërë të ditur më parë se ajo do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel në Komitetin e Nobelit.

“Presidenti amerikan e meriton këtë nominim sepse, përmes angazhimit të tij diplomatik dhe autoritetit personal, ai ka arritur rezultate që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kanë kontribuuar në stabilizimin e shumë krizave në botë”, ka thënë ajo në letrën e përgatitur për propozim,

Sipas saj, mirënjohja për përpjekjet e tij dhe arritjet në fushën e paqes arsyetojnë vendimin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës për ta nominuar presidentin Trump për Çmimin Nobel për Paqe, raporton Televizioni publik i Republikës Sërpska, transmeton REL.

Më 31 korrik 2023, SHBA-ja e ka futur Cvijanoviqin në listën e personave të sanksionuar, për shkak të kërcënimit të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, si dhe të integritetit dhe sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës.

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska i ka miratuar dy ligje anti-Dejton, që kanë të bëjnë me mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës dhe të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.

Të dyja ligjet janë pezulluar nga Schimdt, mirëpo autoritetet e Republikës Sërpska i kanë çuar përpara procedurat dhe kanë insistuar se nuk do t’i respektojnë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë, çka ka thelluar edhe më shumë krizën institucionale në Bosnje-Hercegovinë.

Edhe presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili ka qenë propozuesi i ligjeve për mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është nën sanksione amerikane.

SHBA-ja ka vendosur sanksione të reja kundër Dodikut më 5 janar 2022, përveç atyre të vitit 2017, për rrezikim të Marrëveshjes së Dejtonit.

Çmimi Nobel për Paqe është njëri prej pesë çmimeve Nobel. Ai u ndahet individëve apo organizatave që kanë bërë kontribute të mëdha për paqen në botë, kryesisht përmes promovimit të vëllazërisë mes kombeve, çarmatosjes dhe paqes.

Çmimi e ka nismëtar Alfred Nobelin dhe është ndarë prej Komitetit Norvegjez të Nobelit prej vitit 1901. Ceremonia mbahet çdo vit, më 10 dhjetor, në Osllo.

Fituesit shpërblehen me medalje, diplomë dhe para të gatshme.

Continue Reading

Të kërkuara