

Aktualitet
“Japan Airlines” pret 2.66 miliardë dollarë humbje për vitin fiskal 2020
Published
4 years agoon
By
Betim GashiAviokompania japoneze Japan Airlines (JAL) pret humbje neto prej 287 miliardë jen (2.66 miliardë dollarë) për vitin fiskal 2020, i cili përfundoi muajin e kaluar.
Aviokompania japoneze Japan Airlines (JAL) pret humbje neto prej 287 miliardë jen (2.66 miliardë dollarë) për vitin fiskal 2020, i cili përfundoi muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
JAL azhurnoi pritjet e saj për humbjet e vitit fiskal 2020 si rezultat i masave të zvogëlimit të kostos kundër ndikimit të koronavirusit të ri (COVID-19) në ekonomi.
Sipas deklaratës së kompanisë, vlerësimi i humbjes neto i njoftuar më parë prej 300 miliardë jen (2.77 miliardë dollarë) u zvogëlua në 287 miliardë jen (2.66 miliardë dollarë) me projeksionin e ri.
Kompania rriti pritjen e saj të shitjes pas kërkesës në linjat e brendshme dhe sektorin e kargos nga 460 miliardë jen (4.24 miliardë dollarë) në 481 miliardë jen (4.44 miliardë dollarë).
You may like
Bota
“20,000 trupa nga vendet evropiane nuk janë të mjaftueshme” – Vance merr kritika pas deklaratave të tij për Ukrainën
Published
1 hour agoon
March 4, 2025By
UBTnews
Zëvendëspresidenti amerikan ka marrë kritika për pretendimin se një prani ushtarake nga “një vend i rastësishëm” si pjesë e një force paqeruajtëse në Ukrainë nuk do të jetë e mjaftueshme për të siguruar paqen.
Në një intervistë me Fox News, JD Vance tha se e vetmja mënyrë për të sjellë një paqe të qëndrueshme është t’i jepet Uashingtonit një aksion ekonomik në të ardhmen e Ukrainës.
“Nëse doni garanci reale të sigurisë, nëse doni të siguroheni që Vladimir Putin të mos pushtojë përsëri Ukrainën, garancia më e mirë e sigurisë është t’u jepni amerikanëve interesat ekonomike për të ardhmen e Ukrainës,” tha ai.
“Kjo është një garanci më e mirë e sigurisë sesa 20,000 trupa nga një vend që nuk ka bërë luftë për 30 apo 40 vjet,” tha ai.
Pavarësisht pretendimit të Vance, qindra personel shërbimi në Mbretërinë e Bashkuar u vranë gjatë luftimeve në Irak dhe Afganistan.
Duke iu përgjigjur komenteve të Vance, sekretari i mbrojtjes në hije i Mbretërisë së Bashkuar, James Cartlidge, tha: “Është thellësisht mungesë respekti të injorosh një shërbim dhe sakrificë të tillë”.
Kujtojmë se Sir Keir Starmer ka thënë se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Ukraina do të punojnë së bashku për një marrëveshje paqeje që mund të paraqitet në SHBA.
Vendet e përkushtuara për të punuar së bashku për këtë marrëveshje do të formonin një “koalicion të vullnetarëve”.
Vendet në koalicion mund të përfundojnë duke dërguar ushtarë për të vepruar si paqeruajtës në Ukrainë në rast të një armëpushimi.
Bota
Salla e Afrikës në Etiopi është riparuar për një epokë të re
Published
2 hours agoon
March 4, 2025By
UBTnews
Në shkurt të vitit 1961, kur vetëm 26 shtete afrikane kishin arritur pavarësinë, perandori etiopian Haile Selassie ngjiti një shkallë për të inauguruar Sallën e Afrikës në Addis Ababë, të cilën e dhuroi si seli të re për Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën (ECA).
Ndërtesa, e projektuar nga arkitekti italian Arturo Mezzedimi, kishte një dritare të madhe vitrazhi 150 metra katrorë dhe u ndërtua për vetëm 18 muaj. Shpejt ajo u bë vendi i një ngjarjeje historike në historinë e Afrikës moderne, raporton CNN.
Pak më shumë se dy vjet më vonë, Selassie përsëri ngjiti shkallët për të pritur anëtarët e themeluesit e Organizatës të Bashkimit Afrikan (OAU), një vendtakim për të promovuar bashkëpunimin, progresin ekonomik dhe eliminimin e kolonializmit. Ai deklaroi se kontinenti ishte “në mes të rrugës, në kalim nga Afrika e djeshme në Afrikën e së nesërmes”,.
Mbi 60 vjet më vonë, mesazhi i Selasës ka ardhur plotësisht në pikën e nisjes: Salla e Afrikës është riparuar dhe formuar përsëri.
Në tetor të kaluar u përmbyll një rinovim që zgjati një dekadë në gjitha 12,800 metra katrorë të kësaj ndërtese, e cila u komisionua nga ECA në vitin 2013 me një buxhet prej 57 milionë dollarësh për ta rikthyer këtë pikë të rëndësishme si një vend ndërkombëtar për konferenca dhe aktivitete kulturore.
Kompania australiane Architectus Conrad Gargett u ngarkua me projektimin, duke i besuar arkitektit të projektit, Simon Boundy, një mision me dy tema – modernizimi dhe ruajtja.
Pjesa e parë ishte kuptimi i rëndësisë dhe historisë së Sallës së Afrikës, duke përfshirë arkitektë dhe inxhinierë vendas në renovim. Ndër ta ishte Mewded Wolde, që u ngjit në majë të Sallës së Afrikës një ditë para diplomimit të saj në vitin 2014.
Ky është një simbol për Afrikën, thotë Wolde, pasi ndërtesa ka luajtur një rol kyç në ndihmën e vendeve të kontinentit për të arritur pavarësinë nga sundimi kolonial.
Rreth 13 milionë pllaka të reja u prodhuan dhe u riparuan për të përputhur ngjyrat origjinale, ndërsa një rreth i ri vendoset për të rritur hapësirën e ulëseve, duke ruajtur stilin e arkitekturës moderne. Pjesë teknologjike të fshehura janë shtuar, duke përfshirë ekrane digjitale dhe një ekran LED 13 metra të gjerë.
Ndryshime më të mëdha u kërkuan për qasshmëri dhe siguri, duke forcuar strukturën me fibra karboni dhe çelik për të mbrojtur betonin nga dëmtimi dhe rreziku i aktivitetit sizmik.
Një nga simbolet më të rëndësishme, dritarja e dyfishtë me vitrazh “Çlirimi i Plotë i Afrikës”, u restaurua dhe u shfaq së bashku me një ekspozitë të re për të shpalosur ngjarjet kyçe që kanë ndihmuar në formimin e historisë pan-afrikane. Për Wolde, edhe restaurimi dhe arti janë reflektim i fjalëve të Selasës në 1963, për të formuar Afrikën e së ardhmes.
Bota
Pas pezullimit të ndihmave nga Trump, Ukraina: Jemi gati të firmosim për mineralet
Published
2 hours agoon
March 4, 2025By
UBTnews
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, zhvilloi këtë të martë një konferencë me gazetarët, ku foli mbi ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën
Shmyhal qetësoi qytetarët ukrainas duke thënë se ushtria i ka aktualisht armatimet dhe mjetet e nevojshme për të mbajtur vijat e para në front pavarësisht pezullimit të ndihmave.
Kryeministri bëri të ditur se Ukraina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara përmes të gjitha kanaleve diplomatike të disponueshme. Ai nënvizoi se vendi i tij është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në, e cila do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara akses në depozitat e mineraleve të rralla të Ukrainës.
Kryeministri ftoi palën amerikane për firmosjen e marrëveshjes, duke nënvizuar se ndihma ushtarake amerikane është “kritike” për Ukrainën, për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Ai deklaroi se Ukraina është shumë e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-të arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
Shmyhal falënderoi SHBA-në për mbështetje të vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit dhe e quajti ndihmën e tyre “jetike” për Ukrainën.
Ai gjithashtu i shprehu mirënjohjen Evropës për mbështetjen dhe vlerësoi planet e shpallura nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një financim shtesë prej 800 mld euro për mbrojtjen evropiane.
Bota
Trump ndërpreu ndihmat për Kievin, kryeministri çek thirrje Evropës: Të forcohemi!
Published
2 hours agoon
March 4, 2025By
UBTnews
Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, duke shtuar presionin për ndryshime në politikat e sigurisë evropiane.
Kryeministri çek, Petr Fiala, ka deklaruar se ky vendim “thekson nevojën urgjente për një ndryshim thelbësor në politikën aktuale të Evropës”. Në një postim në X, Fiala theksoi se Evropa duhet të “forcojë aftësitë e saj ekonomike dhe ushtarake dhe të marrë përgjegjësinë e plotë për sigurinë e saj”.
Ai shtoi se ky ndryshim kërkon rritje të shpenzimeve për mbrojtjen dhe mbështetje më të madhe për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.
“Ne nuk mund të lejojmë që politika agresive e Rusisë, e cila na kërcënon të gjithëve, të ketë sukses,” shkroi Fiala,.
“Epoka e mbështetjes tek të tjerët për të adresuar sfidat themelore ndërkombëtare në emrin tonë ka përfunduar,” theksoi ai.
Fiala përfundoi duke thënë se “tani është koha që Evropa të kalojë me vendosmëri nga fjalët në veprim”, duke i bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të rrisin angazhimin e tyre për sigurinë e kontinentit.

Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve për incidentin në Kuvendin e Serbisë

Elezi njofton se ka përfunduar numërimi i votave me postë

Maqedonia e Veriut gjen bakter në një mostër uji nga Kosova

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas interesave

Takimi Mickoski-Orban në Budapest, mbahet mbledhja e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë

Keqpërdori detyrën u.d i drejtorit të shkollës, ngrihet aktakuzë

Aprovohet ankesa e VV-së, PZAP urdhëron që 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme

“20,000 trupa nga vendet evropiane nuk janë të mjaftueshme” – Vance merr kritika pas deklaratave të tij për Ukrainën

Prishtina hap procesin e digjitalizimit nëpër shkolla, Rama: Panele digjitale dhe Inteligjencë Artificiale për kushte më të mira edukative
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt