Kulturë

Jane Fonda e pranon se “nuk ka ditur” të sillet si një prind

“Kam studiuar prindërimin dhe e di se çfarë duhet të jetë tani. Nuk e dija atëherë”, tha 85-vjeçarja.

Published

on

Jane Fonda është ende duke gjetur pozitën e saj si prind.

Aktorja pranoi në një intervistë të fundit se ndërsa ajo nuk ishte “nëna që dëshironte” për tre fëmijët e saj, ajo tani “po përpiqet të shfaqet” për ta.

“Kam mësuar për prindërimin dhe e di se çfarë duhet të jetë tani. Nuk e dija atëherë”, tha 85-vjeçarja në “Who’s Talking to Chris Wallace?” në CNN.

“Kam fëmijë të mrekullueshëm – të talentuar, të zgjuar. Dhe thjesht nuk dija si ta bëja”, vazhdoi ajo duke folur për “keqardhjen më të madhe të jetës së saj”.

Vitet e fundit, Fonda ka folur sinqerisht për marrëdhënien e saj me fëmijët e saj të rritur: Mary, 55, Vanessa, 54 dhe Troy, 49 vjeç.

“Kur të vdes, dua që familja ime të jetë rreth meje”, tha ajo më 2017. “Unë dua që ata të më duan dhe unë duhet ta fitoj këtë. Unë jam ende duke punuar në të”.

Fonda u bë nënë në vitin 1968 kur ajo dhe bashkëshorti i atëhershëm Roger Vadim mirëpritën vajzën Vanessa.

Ndërsa e martuar me bashkëshortin e saj të dytë, Tom Hayden, ajo lindi djalin Troy në 1973 dhe birësoi vajzën Mary në 1982.

Fonda nuk kishte fëmijë me burrin e saj të tretë, Ted Turner./UBTNews/

Lajmet

Nisin xhirimet e filmit “Dua të shkoj sërish në det”, me skenar dhe regji nga Leart Rama

Published

on

Kanë nisur xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Dua të shkoj sërish në det”, me skenar dhe regji nga regjisori kosovar Leart Rama.

Filmi sjell historinë e Valit, një studenti të ri të filmit, i cili zgjohet pas një ëndrre në të cilën sheh trupin e tij të vdekur buzë detit. Përballë pritshmërive të familjes dhe të fejuarës së tij, Tringës, që ai t’i rikthehet jetës së planifikuar për të, Vali strehohet pas filmit të diplomës.

I bindur se përmes filmit mund të shprehë atë që nuk ka guxuar ta thotë vetë, ai përballet me një proces të brendshëm mes asaj që pritet prej tij dhe asaj që dëshiron të shprehë.

Në rolet kryesore interpretojnë Redon Kika, Florist Bajgora, Gjeni Basha, Don Shala dhe Alban Ukaj, së bashku me aktorë të tjerë.

Xhirimet po zhvillohen në Kosovë dhe Shqipëri dhe pritet të përfundojnë në mesin e tetorit.

Filmi është bashkëprodhim mes Plan Bee Films nga Kosova, me producente Valmira Hyseni, dhe ArtAlb Film Productions nga Shqipëria, me bashkëproducentë Blerina Hankollari dhe Gentian Koçi.

Projekti mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ministria reagon pas incidentit me alpinistët pranë “Liqenit të Zemrës”

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka reaguar pas rastit të raportuar në zonën e Gjeravicës, pranë “Liqenit të Zemrës”, ku një grup alpinistësh dyshohet se janë penguar gjatë rrugëtimit dhe janë përballur me fjalë dhe kërcënime nga një person i pranishëm në atë zonë.

Ministria ka bërë të ditur se për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit ka kërkuar informacione nga institucionet relevante, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Komunën e Junikut.

Sipas Ministrisë, është e rëndësishme që destinacionet natyrore dhe turistike të jenë të qasshme për qytetarët, turistët dhe vizitorët, duke respektuar njëkohësisht të drejtat, sigurinë dhe rregullat që vlejnë për të gjithë.

Ndërkohë, Komuna e Junikut ka reaguar më herët duke bërë thirrje që rasti të trajtohet nga organet kompetente. Komuna ka sqaruar se, ndonëse incidenti ka ndodhur brenda territorit të saj administrativ, personi i përfshirë, sipas informatave të deritanishme, nuk është banor i Junikut.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka theksuar se në zhvillimin e turizmit duhet të respektohen të drejtat dhe siguria e vizitorëve, por edhe e banorëve dhe komuniteteve lokale.

Rrethanat e incidentit pritet të sqarohen nga institucionet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës hap sezonin e ri me “The Planets” të Gustav Holstit

Published

on

Filharmonia e Kosovës do ta hapë sezonin koncertal 2026/2027 me veprën monumentale “The Planets” të kompozitorit britanik Gustav Holst.

Koncerti do të mbahet më 25 shtator, nga ora 19:30, në Klan Arena në Prishtinë. Në skenë do të jenë rreth 110 muzikantë, në një format të zgjeruar të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës.

Në koncert do të marrin pjesë edhe instrumentistë mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Holanda, si dhe Kori i Grave i Filharmonisë së Kosovës.

Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti Gregory Charette, i cili është edhe dirigjenti kryesor mysafir i sezonit 2026/2027.

“The Planets” përbëhet nga shtatë pjesë, të dedikuara për planetet Mars, Venus, Merkur, Jupiter, Saturn, Uran dhe Neptun.

Koncerti shënon nisjen e sezonit të ri të Filharmonisë së Kosovës dhe pritet të sjellë një program të zgjeruar orkestral para publikut në Prishtinë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Uta në Sharr”, filmi i animuar shfaqet në Prishtinë dhe Prizren

Published

on

Filmi i shkurtër i animuar “Uta në Sharr”, i bazuar në librin me të njëjtin titull, do të shfaqet më 22 shtator në Kino ARMATA në Prishtinë dhe më 23 shtator në Dokukino në Prizren.

Shfaqjet do të mbahen në orën 17:30, 18:00 dhe 18:30, ndërsa hyrja është falas. Për shkak të kërkesës së madhe, pjesëmarrësit duhet të rezervojnë biletat paraprakisht.

Filmi, i cili zgjat 10 minuta, sjell në ekran bukuritë natyrore të Kosovës dhe e përdor natyrën si hapësirë për bashkim dhe mirëkuptim mes komuniteteve.

Në qendër të tregimit janë Uta dhe Deltari, të cilët udhëtojnë nëpër malet e Sharrit, duke i ftuar fëmijët të zbulojnë këtë botë së bashku, pavarësisht komunitetit nga i cili vijnë.

Animacioni është realizuar nga Anibar Studios, ndërsa skenari dhe tregimi janë të Tuba Safçiut. Kënga “Uta në Sharr” është kompozuar, shkruar, interpretuar dhe prodhuar nga Arbër Salihu (La Fazani), me vokal nga Lisa Zuka.

Projekti është pjesë e nismës “Uta në Sharr – Edukim Gjithëpërfshirës dhe Ndërgjegjësim Mjedisor përmes Tregimit të Historive, Animacionit dhe Mësimit në Natyrë”, e financuar nga Sida përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë dhe e zbatuar në partneritet me Save the Children Kosova/o.

Nisma po zbatohet në 12 komuna të Kosovës dhe synon të promovojë edukimin gjithëpërfshirës, ndërgjegjësimin mjedisor dhe tregimin e historive për fëmijët dhe të rinjtë nga komunitete të ndryshme./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara