Sport

James: Askush në Real Madrid nuk më dëshiron mua më

Published

on

James Rodriguez beson se është i padëshirueshëm në Real Madrid dhe se klubi nuk do të ishte i interesuar për ta kthyer atë në Santiago Bernabeu në të ardhmen.

Përfaqësuesi i Kolumbisë nuk ishte në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe iu bashkua Evertonit në Premierligë në verë, transmeton Gazeta Express.

Në Merseyside, kolumbiani u ribashkua me trajnerin Carlo Ancelotti.

I pyetur nga tifozët nëse do të rikthehej në kryeqytetin spanjoll gjatë një paraqitjeje në rrjetin social Twitch, James tha se Real Madridi nuk do të ishte i interesuar për të më.

“Askush nuk më do atje më”, u përgjigj James.

Edhe kur ishte pjesë e Madridit, James u dërgua në huazim te Bayern Munich për dy vjet, nga viti 2017 deri më 2019.

Sport

Lista e Ancelottit për ndeshjet e shtatorit, mungojnë yjet e Brazilit

Published

on

By

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e tij të dytë në krye të “Seleçaos”, për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 ndaj Kilit dhe Bolivisë që zhvillohen në muajin shtator.

Lista përfshin disa zgjedhje të guximshme, duke lënë jashtë disa prej emrave më të njohur të futbollit brazilian. Neymar, Vinicius Jr., Rodrygo dhe Eder Militao nuk janë përfshirë në këtë grumbullim.

Ancelotti ka sqaruar se mungesa e Neymar-it lidhet me një problem të vogël fizik, por gjithashtu me nevojën për të testuar alternativa të reja në formacion:
“Neymar nuk është thirrur për shkak të një shqetësimi të lehtë fizik, por edhe sepse ne e njohim kontributin e tij. Ky është një moment për të provuar zgjidhje të reja,” u shpreh trajneri italian.

Lucas Paqueta rikthehet në skuadër pas një periudhe mungese, ndërsa risia e vetme është Kaio Jorge, sulmuesi i ri i Cruzeiros, i cili do të ketë mundësinë të debutojë me përfaqësuesen.

Në listë gjenden gjithashtu emra të rëndësishëm si Marquinhos, Bruno Guimaraes, Joelinton, Raphinha dhe Richarlison, që pritet të jenë pjesë e bërthamës së skuadrës për fazat finale të turneut.

“Ky grup duhet të ketë një bërthamë lojtarësh që do të jenë të rëndësishëm për Kupën e Botës. Rreth kësaj bërthame, ne duhet të testojmë futbollistë që mund të jenë pjesë e skuadrës përfundimtare në të ardhmen,” deklaroi Ancelotti.

Brazili është kualifikuar tashmë për Botërorin 2026 dhe këto dy ndeshje do të shërbejnë për të ndërtuar skuadrën me të cilën do të përfaqësohet në turneun që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Takimi i parë do të zhvillohet më 4 shtator në “Maracanã” ndaj Kilit, ndërsa më 9 shtator, Brazili udhëton në Bolivi për të mbyllur ciklin kualifikues.

Continue Reading

Sport

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, transferohet në Poloni

Published

on

By

Sulmuesi anësor i përfaqësueses së Kosovës, Ermal Krasniqi, është transferuar në formë huazimi te Legia Varshavë për sezonin 2025/26, me mundësi blerjeje në fund të edicionit.

Krasniqi vjen nga AC Sparta Prague, ku ka regjistruar 45 paraqitje zyrtare, përfshirë shtatë ndeshje në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve të UEFA-s. Gjatë kësaj periudhe, ai ka luajtur kundër kundërshtarëve të nivelit të lartë si Inter Milan dhe Manchester City, që më pas arritën në finalen e kompeticionit.

Para kalimit në futbollin çek, 25-vjeçari kishte spikatur në kampionatin kosovar me FK Ballkani, ku fitoi dy herë titullin kampion (2022 dhe 2023) dhe u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Ai iu bashkua Ballkanit në moshën 19-vjeçare dhe luajti katër sezone të suksesshme në Suharekë, përpara se të kalonte te CFR Cluj në janar të vitit 2023.

Gjatë qëndrimit në Rumani, Krasniqi kontribuoi në arritjen e vendit të dytë në kampionat dhe ndihmoi skuadrën të arrinte deri në fazën e 1/16-ave të Ligës së Konferencës së UEFA-s.

Në arenën ndërkombëtare, ai ka tetë paraqitje dhe dy gola për përfaqësuesen e Kosovës. Debutimin e tij me fanellën dardane e bëri në nëntor 2022 ndaj Ishujve Faroe, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvilloi në miqësoren kundër Armenisë, në qershor 2025, si pjesë e kampit stërvitor të kombëtares.

Te Legia Varshavë, Krasniqi do të mbajë numrin 77, ndërsa pritet të jetë një alternativë e vlefshme për repartin ofensiv të skuadrës polake, e cila synon rikthimin në majat e futbollit vendas dhe një paraqitje sa më të mirë në arenën evropiane.

Continue Reading

Sport

Mbrojtësi shqiptar i Zvicrës, Albian Hajdari kalon te Hoffenheim

Published

on

By

Albian Hajdari ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar nga Lugano te Hoffenheim, klub që garon në elitën e futbollit gjerman – Bundesliga, një nga pesë ligat më të forta në Evropë.

Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili ka qenë një nga figurat më të dalluara te Lugano gjatë sezoneve të fundit, konsiderohet si një ndër talentët premtues të futbollit zviceran. Megjithëse kishte pasur pritshmëri për një transferim drejt Ligës Premier, Hajdari ka përfunduar në Gjermani, ku do të jetë pjesë e një skuadre që tashmë ka në përbërje edhe dy lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare: Fisnik Asllanin dhe Leon Avdullahun.

Transferimi i tij te Hoffenheim erdhi në një moment kur klubi kishte nevojë për përforcim në repartin e mbrojtjes, pas një lëndimi serioz të qendërmbrojtësit japonez Koki Machida.

Hajdari është formuar fillimisht në akademinë e Basel dhe më pas ka kaluar edhe te Juventusi, përpara se të kthehej në Zvicër dhe të bashkohej me Luganon në vitin 2022. Që nga ajo kohë, ai është bërë pjesë kyçe e skuadrës dhe ka grumbulluar mbi 100 paraqitje në të gjitha garat – 91 prej tyre në Superligën zvicerane, si dhe 11 në Ligën e Konferencës dhe Kupën e Zvicrës.

Pas zyrtarizimit të transferimit, Hajdari deklaroi: “Mezi pres ta filloj sfidën te Hoffenheim dhe në Bundesligën gjermane, një nga top-ligat evropiane. Bisedimet me drejtuesit e klubit ishin shumë të mira. Synimi im është të jap gjithçka në fushë dhe të kontribuoj për realizimin e objektivave të skuadrës.”

Continue Reading

Sport

Barcelona shqyrton alternativa për ndeshjen ndaj Valencias për shkak të vonesave në “Camp Nou”

Published

on

By

Barcelona pritet të luajë ndeshjen e parë në shtëpi për sezonin 2025/2026 më 14 shtator kundër Valencias, por ka dyshime të mëdha nëse stadiumi i saj, “Spotify Camp Nou”, do të jetë gati në kohë për këtë takim.

Ndërkohë, janë propozuar disa alternativa për zhvillimin e ndeshjes, nëse stadiumi nuk përfundon në kohë. Disa opsione përfshijnë luajtjen në stadiumin Montjuic, por kjo është e pamundur për shkak të një koncerti që do të mbahet aty të premten në mbrëmje. Një tjetër mundësi është Estadi Johan Cruyff, por ai ka kapacitet vetëm për 6,000 tifozë. Po ashtu, mund të zhvillohet ndeshja pa praninë e tifozëve.

Një mundësi tjetër që po shqyrtohet është që Barcelona të kërkojë që ndeshja të zhvillohet jashtë fushe, duke e lënë Valencian të presë në Mestalla. Megjithatë, Cadena Cope raporton se La Liga nuk lejon që ndeshjet të ndryshohen në kalendar, dhe kërkesa e Barcelonës për të luajtur tri ndeshje radhazi jashtë fushe është refuzuar.

Për momentin, Barcelona ende nuk ka njoftuar La Ligën për një alternativë tjetër dhe opsionet më të mundshme janë stadiumi Estadi Johan Cruyff ose ai i Gironës, Montilivi. Ky i fundit ndodhet rreth një orë në veri të Barcelonës dhe mund të pranojë deri në 15,000 tifozë.

Sipas Marca, Barcelona ka përfunduar të gjitha përpjekjet për dërgimin e Certifikatës së Përfundimit në Këshillin e Qytetit për të siguruar lejen për hapjen e “Camp Nou”, por vonesat mund të vazhdojnë.

Continue Reading

Të kërkuara