Kulturë

Jameela Jamil, kundër temës së ‘Met Gala 2023’: E neveritshme

Javën e kaluar, tema e ngjarjes 2023 u zbulua se ishte “Karl Lagerfeld: Një linjë bukurie”.

Published

on

Aktorja, Jameela Jamil ka kritikuar së fundmi ‘Met Gala’. Javën e kaluar, tema e ngjarjes 2023 u zbulua se ishte “Karl Lagerfeld: Një linjë bukurie”, për nder të drejtorit krijues të ndjerë të Chanel, i cili vdiq në 2019.

Mirëpo, Jamil ka shprehur neverinë e saj për galën e ardhshme, në një postim  që përfshinte një foto të Lagerfeld me fjalën “Jo” poshtë. “Ky burrë ishte me të vërtetë, jashtëzakonisht i talentuar. Ama e përdori platformën e tij  kundër  grave deri në vitet e fundit të jetës së tij, duke mos treguar keqardhje, mos ofruar asnjë shlyerje, asnjë falje. Nuk kishte asnjë shpjegim për shpërthimet e tij mizore”, shkroi aktorja e “She-Hulk”.

“Ja ku i keni provat”, vazhdoi ajo,duke treguar deklarata të ndryshme që stilisti i modës kishte bërë gjatë viteve. Një nga shembujt përfshinte një intervistë të vitit 2009 që ai dha për revistën gjermane Focus duke thënë se “askush nuk dëshiron të shohë gra të kolme”.

Një foto nga Jameela Jamil përfshinte gjithashtu mendimet e stilistit për lëvizjen Me Too. Ai i tharevistës së modës Numero në 2018 se “Nëse nuk dëshiron që pantallonat të hiqen, mos u bë model!” duke sugjeruar gratë “të bashkohen me një manastir” në vend të kësaj.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja flet publikisht për një temë të diskutueshme. Ajo ka kritikuar shpesh Kim Kardashian për komentet e saj virale./Lapsi.al

Lifestyle

Studimi: Fillimi i punës para orës 10 dëmton performancën dhe mirëqenien!

Published

on

Një studim i fundit nga Dr. Paul Kelley, një kërkues në Universitetin e Oxford-it, ka konfirmuar atë që shumë prej nesh e kemi ndjerë: puna para orës 10 të mëngjesit është një sfidë e vërtetë për trupin dhe mendjen.

Sipas tij, trupi ynë nuk është biologjikisht i përgatitur për të funksionuar në nivelin e tij më të lartë kur fillojmë punën shumë herët.

Shkencëtarët thonë se cikli i gjumit dhe ritmet biologjike të trupit nuk janë të dizajnuara për të punuar me efikasitet në orët e para të ditës.

Kjo nënkupton që shumë njerëz ndihen të lodhur, kanë vështirësi në përqendrim e mund të kenë pak energji gjatë orëve të para të punës.

Pas orës 10 të mëngjesit, trupi është më i gatshëm për t’u përqendruar e dhënë maksimumin, duke u ndjerë më energjik dhe më produktiv.

Kjo mund të shpjegojë pse shumë njerëz ndiejnë se janë më të efektshëm dhe të freskët pas kësaj kohe, dhe pse disa ekspertë sugjerojnë që orari i punës duhet të ndryshohet, për t’u përshtatur më mirë me ritmet natyrale të trupit.

Përmirësimi i kushteve të punës mund të sjellë një rritje të produktivitetit dhe po ashtu mirëqenies për punonjësit. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Moda dhe Stili

Si ta përdorni uthullën e mollës për mirëmbajtjen e flokëve?

Published

on

Përdorimi i rregullt i uthullës së mollës në flokë do t’i largojë bakteret në lëkurën e kokës dhe do ta largojë zbokthin.

Gjithashtu, uthulla pastron flokët dhe ju jep më shumë volum ndërsa ndihmon edhe në reduktimin e rënies së flokëve.

Acidi alpha-hydroxy që gjendet në këtë lloj të uthullës ndihmon të largohen helmet ose toksinat që janë marrë nga përdorimi i produkteve të flokëve duke i bërë flokët më të shëndetshme, të ndritshme dhe të buta.

Gjithçka që ju duhet është uthulla e mollës dhe ujë i vakët. Por, si dhe sa herë duhet ta përdorim këtë tretman?

Për flokë kaçurela, të valëzuara, të gjata dhe të trasha – Gjysmë filxhani uthull molle me ¼ e filxhanit ujë të vakët

Përdoret një herë në çdo dy javë.

Për flokë të drejta, të shëndetshme, të holla dhe të shkurtëra – Një lugë gjelle uthull molle me një filxhan ujë të vakët

Përdoret një herë në javë.

Flokë të ngjyrosura ose të drejtuara në mënyrë artificiale– Gjysmë filxhani uthull molle me dy filxhana ujë të vakët

Përdoret një herë në muaj.

Për flokë të trasha dhe të thata – Një filxhan uthull molle me tre filxhana ujë të vakët.

Përdoret njëherë në 6 deri në 8 javë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Galeria Kombëtare e Kosovës – Restaurimi dhe modernizimi për një hapësirë bashkëkohore artistike

Published

on

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi punimet që po zhvillohen në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e cila po kalon një proces të thellë restaurimi dhe modernizimi.

Sipas ministrit Çeku, projekti ka për qëllim ta transformojë këtë institucion në një hapësirë bashkëkohore, funksionale dhe inspiruese, si për artistët, ashtu edhe për publikun.

Përveç rinovimit të plotë të ndërtesës ekzistuese, po krijohen gjithashtu 400 metra katrorë hapësira të reja nëntokësore.

Ato do të shërbejnë për ruajtjen dhe inventarizimin e koleksionit shtetëror të veprave të artit, duke i përmbushur standardet moderne muzeale.

Ky investim, që kap vlerën prej 1.5 milionë euro, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe do të hapë rrugën për një etapë të re për artin pamor në Kosovë.

“Galeria Kombëtare po kthehet në një hapësirë moderne, funksionale dhe frymëzuese për artistët dhe publikun,” tha Çeku, duke theksuar angazhimin e ministrisë për përmirësimin e infrastrukturës kulturore në vend. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Gazeta Rilindja, nga printi në digjital

Published

on

Falë bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Arkivit Shtetëror të Kosovës, gazeta historike Rilindja po plotësohet në formë digjitale.

Numrat që mungonin në fondin e Bibliotekës për periudhën 1945–1963 gjenden në Arkivin Shtetëror.

Sipas marrëveshjes dypalëshe, Arkivi po i digjitalizon këto numra, duke mundësuar që koleksioni digjital i Rilindjes të jetë i plotë.

Ky projekt synon ruajtjen dhe aksesimin e trashëgimisë mediatike shqiptare, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për studiues, historianë dhe lexues të interesuar.

Gazetën Rilindja mund ta shfletoni në platformën digjitale të Bibliotekës Kombëtare: https://bibliotekadigjitale-ks.org/documents?query=Rilindja.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara