Shëndeti

Ja si ndikon stresi në lëkurën tuaj

Published

on

Stresi është pjesë e jetës së përditshme, e harrojmë sa mund të ndikojë në trupin tonë, veçanërisht në lëkurë. Kur jemi të stresuar, trupi lëshon hormone si kortizoli, që shkakton ose përkeqëson shumë probleme të lëkurës, por cilat janë ato?

Stresi përkeqëson aknet

Kur jeni të stresuar, trupi prodhon më shumë kortizol, që stimulon gjëndrat dhjamore të sekretojnë më shumë serum. Rritja e prodhimit të vajit bllokon poret dhe shkakton puçrra, veçanërisht në fytyrë, shpinë dhe gjoks. Pastrimi i rregullt i lëkurës me pastrues të butë ndihmon në largimin e yndyrës së tepërt e parandalon bllokimin e poreve.

Stresi rrit ndjeshmërinë e lëkurës

Stresi dobëson pengesën mbrojtëse të lëkurës, duke e bërë më të ndjeshme ndaj irrituesve si ndotja, rrezet UV dhe alergjenët. Rezultati është skuqje, thatësi dhe acarim. Përdorni hidratues që përmbajnë ceramide ose acid hialuronik për të forcuar pengesën natyrale të lëkurës. Përdorni produkte që nuk përmbajnë aromë dhe alkool. Përdorni gjithmonë një krem ​​me faktor mbrojtës nga dielli (SPF).

Stresi shkakton rrudha dhe plakje të parakohshme

Stresi afatgjatë shkakton rritjen e prodhimit të radikaleve të lira, që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën në lëkurë. Kjo çon në rrudha, humbje të qëndrueshmërisë dhe një pamje të shurdhër të lëkurës. Përdorni serume dhe kremra me vitaminë C, vitaminë E dhe çaj jeshil, të cilët ndihmojnë në neutralizimin e radikalëve të lirë. Hani më shumë ushqime të pasura me antioksidantë, si boronica, spinaqi dhe arra. Vendosni një rutinë të rregullt gjumi, pasi lëkura juaj rigjenerohet gjatë natës.

Mund të shkaktojë ekzema dhe psoriasis

Stresi mund të shkaktojë ose përkeqësojë gjendjet kronike të lëkurës si ekzema dhe psoriasis. Shkakton rritje të inflamacionit në trup, gjë që çon në kruajtje, njolla të kuqe dhe lëkurë të lëkurës.

Zgjidhni produkte hidratuese të dizajnuara për lëkurë të ndjeshme dhe shmangni përbërësit irritues. Për raste më të rënda, shihni një dermatolog, i cili mund të përshkruajë pomada anti-inflamatore ose medikamente të tjera. Merrni parasysh terapinë ose këshillimin për të menaxhuar stresin kronik.

Stresi mund të ndikojë në formimin e rrathëve të errët poshtë syve

Mungesa e gjumit shkakton rrathë të errët nën sy, ënjtje dhe lëkurë të lodhur. Stresi redukton qarkullimin e gjakut në lëkurë, gjë që i heq asaj shkëlqimin natyral. Mundohuni të flini 7-8 orë në natë. Përdorni kompresa të ftohta ose maska ​​xhel për sytë për të reduktuar ënjtjen. Masazhi i fytyrës e përdorimi i produkteve me vitaminë K ndihmon në reduktimin e shfaqjes së rrathëve të errët. /UBT News/

Shëndeti

Studimi: Ananasi ndihmon kundër plakjes

Published

on

Për të përfituar vlerat e tij ushqyese duhet ta konsumojmë të freskët. Ananasi i takon familjes Bromeliaceae, me origjinë nga vendet e Amerikës së Jugut, Tajlandës dhe Filipineve. Sot gjendet lehtësisht në të gjitha dyqanet dhe supermarketet dhe në çdo sezon.

Ananasi ka shumë vlera ushqyese: është i njohur për efektet e dobishme në tretje, kundër mbajtjes së ujit dhe riaktivizimit të mikrocirkulacionit lokal, me efekte të rëndësishme për të luftuar celulitin.

Megjithëse ka shije të ëmbël, fruti përmban pak kalori vetëm 42 për 100 gram tul, dhe për këtë arsye është i përshtatshëm për dietat me kalori të ulët. I pasur me ujë dhe ka furnizim të caktuar të karbohidrateve në formën e sheqernave – Glukozës, saharozës dhe fruktozës.

Ndërkohë, është i varfër me fibra, ndërsa është burim i mirë i vitaminës C dhe kaliumit dhe magnezit.

Ananasi është i dobishëm për shkak të bromelain, grup enzimash që luajnë një funksion të rëndësishëm të stimulimit të tretjes dhe metabolizmit. Kjo substancë gjendet te fruti, por sidomos në kërcell.

Ananasi ka veti të mira anti-plakje e përdoret në kozmetikë, duke shfrytëzuar vetitë hidratuese dhe zbutëse, në preparatet për të zbutur lëkurën dhe për disa produkte pastrimi.

Vlera e tij më e njohur është e lidhur me vetitë anti-inflamatore të bromelainit në luftimin e mbajtjes së ujit dhe në neutralizimin e celulitit.

Continue Reading

Shëndeti

Si ndikon aktiviteti fizik te rrudhat?

Published

on

Aktiviteti fizik ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e lëkurës e mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave duke përmirësuar qarkullimin e gjakut e rritur furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese për qelizat e lëkurës.

Ushtrimi i rregullt stimulon prodhimin e kolagjenit, një proteinë që mban lëkurën të fortë dhe elastike, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave.

Po ashtu, aktiviteti fizik ndihmon në uljen e stresit, duke parandaluar rritjen e niveleve të kortizolit, një hormon që mund të dëmtojë kolagjenin dhe elastinën e lëkurës, duke kontribuar në plakjen e parakohshme.

Ushtrimet aerobike, si vrapimi e noti, rrisin qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar në shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në të gjithë trupin, përfshirë lëkurën, dhe mund të rrisin ndjeshëm pamjen e lëkurës.

Aktiviteti fizik ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, duke parandaluar glikacionin, proces që dëmton fibrat e kolagjenit dhe përshpejton plakjen. Ndërsa ushtrimet janë të dobishme për shëndetin e lëkurës, është e rëndësishme të kujdeseni për të pas aktivitetit, duke aplikuar produkte hidratues dhe mbrojtës nga dielli për të parandaluar dëmet nga ekspozimi i tepërt ndaj kushteve të jashtme.

Aktiviteti fizik ndihmon në kontrollin e peshës trupore e reduktimin e inflamacionit, faktorë që ndikon në shëndetin e lëkurës dhe formimin e rrudhave.

 

Continue Reading

Shëndeti

Nervoza dhe zemërimi: Jo vetëm shoqërues të depresionit, por edhe shenja të dëmtimeve tjera

Published

on

Ndryshimet e humorit nuk janë pasojë e frikës apo tekave tona. Nervoza, edhe zemërimi pa arsye, janë pjesë përbërëse e disa sëmundjeve. Mjekët thonë se këto ndryshime të humorit nuk janë gjithmonë rezultat i frikës apo tekave të pacientit, por edhe i mekanizmave të caktuar që ndonjëherë formojnë gjendjen tonë shpirtërore.

Këto simptoma nuk janë domosdoshmërisht pjesë e sëmundjeve psikiatrike. Irritimi dhe shpërthimet e zemërimit, kur personi i sëmurë është i ashpër edhe ndaj vetes, mund të jenë shenja të dëmtimeve serioze organike.

Goditja në tru

Deficit neurologjik për shkak të dëmtimit të enëve të gjakut në tru, që pengon furnizimin me oksigjen dhe ushqyes në pjesë të trurit. Ajo shfaqet papritur; personi nuk është i vetëdijshëm për atë që ndodh dhe është normale që pacienti të ndihet i shqetësuar kur kalon faza akute e fillon rehabilitimi. Përveç frikës nga një goditje e dytë, nuk është e pazakontë që pacienti të përjetojë ndryshime të papritura të humorit, sidomos nëse goditja ka dëmtuar pjesë të trurit që kontrollojnë emocionet. Pacienti mund të ndihet i shqetësuar, i frustruar, i dekurajuar, por edhe të reagojë me zemërim të madh, ndonjëherë pa një “arsye të dukshme.”

Sëmundja e Alzheimerit

Forma më e shpeshtë e demencës është e Alzheimerit, e cila shoqërohet me ndryshime të personalitetit. Një person që ka qenë i qetë dhe me shumë takt, papritmas bëhet i irrituar, i shqetësuar dhe nervoz pa një shkak të qartë. Nervoza nuk është shenja e parë e kësaj sëmundjeje, e cila dobëson aftësitë intelektuale dhe shkathtësitë sociale. Shenjat e hershme janë të fshehura në mënyrën e të folurit të pacientit.

Autizmi

Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit që zakonisht vihet re gjatë tre viteve të para të jetës. Personat me këtë çrregullim reagojnë shumë keq ndaj situatave të paparashikuara. Ata preferojnë rutinën e përditshme, dhe çdo ndryshim i befasishëm mund të shkaktojë pakënaqësi të madhe, zemërim, madje edhe vetëdëmtim.

Depresioni

Një gjendje komplekse psikike që në disa raste dobëson sistemin imunitar. Stresi i përditshëm, në punë, financiar dhe familjar, ndikon fuqishëm në organizëm. Nervoza pa arsye apo zemërimi nuk janë vetëm pasojë e stresit, por maskë për depresionin. Gjendja e shqetësimit, pagjumësia, irritimi i ndërruar me lot që pengojnë funksionimin normal mund të jenë arsye për të kërkuar ndihmën e një specialisti.

Diabeti

Një sëmundje kronike që kërkon disiplinë të lartë dhe angazhim të pacientit, që mund të jetë burim stresi dhe ankthi. Rënia e papritur e sheqerit në gjak ndikon në sjellje e manifestohet me nervozizëm dhe zemërim Një problem i veçantë është se simptomat e rënies së sheqerit si: nauzea, rrahje të shpejta të zemrës, ndjenja e uri, djersitje, dridhje, marramendje e dobësi, shfaqen papritur dhe pa paralajmërim.

Dështimi i mëlçisë

Kur mëlçia nuk është në gjendje të largojë toksinat në mënyrë efikase, grumbullohen në trup e ndikojnë në tru. Kjo shkakton ndryshime të humorit dhe nervozizëm. Simptomat më të zakonshme të dështimit akut të mëlçisë janë lodhje e madhe, humbje oreksi, nauzea, dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut dhe urinë me ngjyrë të errët.

Menopauza

Periudhë ndryshimesh në trupin e gruas, që përjetohen në mënyra të ndryshme nga çdo femër. Shfaqen valë të nxehtësisë, pagjumësi e shtim peshe. Disa gra mund të mos kenë asnjë nga këto simptoma, ose mund të jenë të lehta dhe të padukshme. Ndryshimet hormonale në menopauzë shkaktojnë reagime emocionale të forta, nervozizëm dhe shpërthime të papritura të zemërimit.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Njihuni me ushqimet që lehtësojnë tretjen në stomak

Published

on

Është e rëndësishme të ruani një sistem të shëndetshëm tretës dhe për fat të mirë ka ushqime që ndihmojnë për këtë. 

Bollgur

I shijshëm, i shëndetshëm dhe është i pasur me fibra beta-glukane, e cila lidhet me bakteret e shëndetshme në sistemin tretës. Gjithashtu ngadalëson tretjen e ushqimit, prandaj jemi të ngopur më gjatë dhe në këtë mënyrë parandalohet ngrënia e tepërt.

Farat e lirit

Janë me fibra e dihet se probiotikët dhe prebiotikët shpërbëhen nga trupi dhe marrin baktere të mira të dobishme për sistemin tretës.

Arra

Arrat, përveçse janë të shijshme, nxisin formimin e baktereve të mira, si dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kumbullat e thata

Përmbajnë fibra të patretshme dhe të tretshme. Të patretshmet stimulojnë jashtëqitjen e rregullt, ndërsa të tretshmet rregullojnë tretjen dhe thithin lëndët ushqyese nga ushqimi dhe kështu parandalojnë acarimin e zorrëve.

Rrushi i thatë

Ato janë me fibra të tretshme dhe prebiotikë, që ndikojnë në ekuilibrin e mirë të florës së zorrëve, dhe nxisin krijimin e baktereve të mira.

Continue Reading

Të kërkuara