Lajmet

Ja sa para mjaftojnë për të qenë të lumtur!

Published

on

Ideja se “paratë nuk mund ta blenë dot lumturinë”, ka dominuar për më shumë se një dekadë. Studimet e fundit, kanë treguar se fitimi mbi atë që na nevojitet për të mbuluar nevojat tona bazike,dhe për të na mbajtur “komodë’ është i kotë, dhe madje mund të na bëjë të ndihemi më pak të lumtur.

Mjerisht,ato kohë kanë ikur. Tani sociologët bien dakord mbi një moto të re: sa më shumë, aq më mirë. Në vitin 2020, studiuesit analizuan të dhënat nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe dhe Indeksi i Lumturisë së Planetit, për të zbuluar se sa para do t’i duheshin një britaniku mesatar për të pasur një jetë të lumtur.

Përgjigja: 33.864 paund ose më shumë. Dhe kryesore këtu është pjesa “më shumë”. Një studim i botuar këtë vit nga Metju Kilingsuort i Universitetit të Pensilvanisë,SHBA, sugjeron se sa më shumë para që të kemi, aq më të lumtur jemi. Kjo nuk është thjesht një filozofi e tipit “lakmia është diçka e mirë”.

Ajo ka të bëjë më shumë me gjendjen e botës, dhe me “pabarazinë e mirëqenies” që po përjetojmë aktualisht në pjesën më të madhe të saj. Njerëzit më të pasur, kanë tendencën të kenë shëndet më të mirë, dhe kjo e fundit ka një ndikim të madh tek lumturia e njeriut.

Të pasurit që i shpenzojnë paratë e tyre për të blerë më shumë kohë të lirë, dhe për të investuar më shumë tek përvojat dhe jo tek“gjërat”, mund të rrisin lumturinë e tyre.

Sigurisht, lumturia buron edhe nga marrëdhëniet sociale, kënaqësia në punë apo edhe thjesht nga shijimi i jetës.

Por paratë qe kemi në bankë, na japin mundësi më të mëdha në shumë prej këtyre kategorive. Ndërkohë ajo që ndikon gjithashtu mbi lumturinë tonë, është shuma e parave që kemi në krahasim me të tjerët.

Nëse ne kemi mundësi të ruajmë të njëjtin standard jetese me ata përreth nesh, përjetojmë një nivel më të lartë të mirëqenies, dhe kësisoj ndihemi më të lumtur. Nëse nuk mundemi, kjo gjë nuk ndodh. Siç duket “privimi relativ”, është një dukuri që ndodh pavarësisht nga “varfëria absolute”.

Ne mund të jetojmë në një lagje apo vend të pasur. Por nëse nuk kemi një makinë të re ashtu si fqinji ynë, do të jemi sipas shkencës të pakënaqur. Efektet e privimit relativ shpjegojnë arsyen, pse lumturia mesatare ka mbetur në nivele mesatare me kalimin e kohës, pavarësisht rritjeve të mëdha të të ardhurave në nivel global.

Taksat mbi shpenzimet në funksion të “kërkimit të statusit”, si dhe tatimi mbi të ardhurat, mund të pakësojnë ndikimin negativ të privimit relativ në mirëqenien e njerëzve. Kjo shpjegon edhe arsyen pse vendet skandinave me taksa të larta, renditen shpesh në krye të sondazheve globale të lumturisë.

Por shumica e britanikëve mburren ende me idenë e taksave më të larta. Pra tani për tani, të kesh më shumë para se sa fqinjët tanë, dhe të fitosh të paktën 33 mijë paund në vit, është pika statistikore, ku ne mund të nisim jemi të lumtur.

Një studim në “Psychology Today”, tregoi se fëmijët e prindërve të pasur janë më të rrezikuar për të përjetuar depresion, ankth, çrregullime të ngrënies dhe abuzim me substancat narkotike.

Po ashtu studiuesit thonë se teksa bëhemi më të pasur, ne mund të bëhemi më pak etikë, më shumë arrogantë dhe më pak empatikë, pasi pasuria e rrënjos ndjenjën e lirisë, dhe sa më të pasur që jemi, aq më pak merakosemi për problemet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Nga ana tjetër, psikologët në Universitetin e Kalifornisë, SHBA, zbuluan se njerëzit me të ardhura më të ulëta, janë lexues më të mirë të shprehjeve të fytyrës dhe më empatikë. Pra, nëse nuk po ngasim një makinë më të mirë sesa fqinjët tanë, mund të kemi një ngushëllim me këtë fakt të thjeshtë:ndoshta jemi ende njerëz shumë më të sjellshëm se të tjerët. /Bota.al

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara