Lajmet

Ja gabimi që ju dëmton rëndë flokët

Published

on

Larja, tharja, krehja, stilimi, etj. Ka kaq shumë faza që flokët kalojnë çdo ditë, dhe mënyra si i trajtojmë mund të ketë ndikim të madh, për mirë apo për keq. Disa prej zakoneve që ndjekim pa u menduar shumë, mund të jenë duke i dëmtuar flokët më shumë sesa mendojmë.

Disa gabime janë tashmë të njohura (si përdorimi i piastrës çdo ditë), por ka edhe disa zakone të tjera më të fshehura, që shumë nga ne i praktikojmë pa e kuptuar dëmin që u shkaktojnë flokëve.

Më poshtë po rendisim 5 zakone që mund të jenë më të dëmshme seç duken dhe ja pse duhet t’i ndryshoni sa më parë.

Skalpi prodhon edhe më shumë yndyrë për të kompensuar humbjen dhe përfundoni me flokë që yndyrosen më shpejt. Nëse i lani flokët çdo ditë, përpiquni të kaloni në çdo dy ditë, duke i dhënë kohë natyrës të bëjë punën e saj.

Mënyra si aplikoni balsamin

Nëse flokët janë shumë të lagur, uji i tepërt e hollon produktin dhe pengon përthithjen e përbërësve aktivë. Pra, para se të vendosni balsam, sigurohuni që flokët të jenë të lagur, por jo duke pikuar.

I thani flokët me peshqir të zakonshëm

Flokët janë veçanërisht të brishtë kur janë të lagur, dhe fërkimi i tyre me peshqir pas larjes mund të çojë në këputje dhe maja të ndara. Zgjidhja? Përdorni një peshqir mikrofibër. Thjesht mbështillini flokët lehtësisht dhe lejoni që uji të thithet.

I krihni flokët menjëherë pasi i lani

Krehja e flokëve të lagur është një nga zakonet më të zakonshme, por gjithashtu më të dëmshme. Kur janë të lagur, flokët janë më elastikë dhe më të prirur për t’u këputur. Përdorni një krehër me dhëmbë të rrallë ose një krehër të posaçëm për flokë të lagur dhe filloni gjithmonë nga poshtë, duke u ngjitur gradualisht lart.

Përdorni tharësen në temperaturë të lartë

Tharja e shpejtë me nxehtësi të lartë është praktike kur jeni me nxitim, por dëmton strukturën, shkakton majat dyshe dhe i bën flokët më të thatë e më të elektrizuara. Stilistët përdorin shpejtësinë/temperaturën e mesme dhe e marrin kohën për këtë proces. /A.Z. UBT News/

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara