Lajmet

Ja dhjetë filmat që mund t’i (ri)shohësh në këtë ditë me shi

Published

on

Ditë me shi, kokoshka dhe kjo listë që duhet ta bësh ‘save’ për të gjetur filmin që të pëlqen. Ecim se kemi rrugë para!

“Fallen Angels” (1995)

Ky film ofron një aspekt poetik të jetës së vetmuar dhe të ndërlikuar në Hong Kong, përmes historive të ndërthurura të një vrasësi me pagesë dhe një vajze introverte. Filmi eksploron izolimin urban dhe dëshirën për lidhje emocionale.

“Perfect Days” (2023)

Një pastrues tualetesh në Tokio gjen bukuri në rutinën e përditshme e momentet e vogla të jetës. Filmi është reflektim i ngrohtë dhe meditues mbi thjeshtësinë dhe pranimin.

“Blue Velvet” (1986)

Një i ri zbulon një botë të errët nën sipërfaqen e qetë të qytetit të tij të vogël, duke u përfshirë në një histori të rrezikshme pasioni dhe dhune. Ky film nga David Lynch eksploron anën e fshehtë të dëshirës dhe perversitetit.

“Paris, Texas” (1984)

Një burrë i humbur rikthehet në jetë pas një periudhe të gjatë mungese dhe përpiqet të rindërtojë marrëdhënien me djalin e tij. Një rrugëtim prekës i vetëzbullimit dhe faljes nëpër rrugët e zbrazëta të Amerikës.

“Paths of Glory” (1957)

Gjatë Luftës së Parë Botërore, një oficer francez lufton kundër padrejtësisë kur tre ushtarë të pafajshëm përballen me pushkatim. Stanley Kubrick sjell një kritikë të ashpër ndaj absurditetit të luftës dhe autoritetit ushtarak.

“Aftersun” (2022)

Një vajzë kujton pushimet e fëmijërisë me babain e saj, kupton boshllëqet e misteret e marrëdhënies. Një film i ndjerë dhe melankolik për kujtimet, rritjen dhe dhimbjen e fëmijërisë së humbur.

“The Dreamers” (2003)

Tre të rinj në Parisin e trazuar të 1968 eksplorojnë seksualitetin, kinemanë dhe revolucionin përmes një lidhjeje të ndërlikuar emocionale dhe erotike. Një film provokues që ndërthur pasionin politik me dëshirat personale.

“Little Miss Sunshine” (2006)

Një familje udhëton me furgon për të ndihmuar vajzën e vogël të marrë pjesë në një konkurs bukurie. Një komedi e ëmbël e prekëse që flet për rëndësinë e mbështetjes familjare dhe pranimit të vetes.

“Beautiful Boy” (2018)

Një baba përpiqet të kuptojë e ndihmojë djalin adoleshent që lufton me varësinë nga droga. Një histori e dhimbshme dhe reale për dashurinë prindërore dhe betejat me varësinë.

“Lost in Translation” (2003)

Dy të huaj në Tokio krijojnë lidhje në një moment të zbrazëtie personale e kulturore. Filmi trajton ndjenjat e vetmisë, humbjes së identitetit e intimitetit të përkohshëm.

lajme

Nga e kanë origjinën sportet botërore

Published

on

By

Garat sportive pëlqehen gjithandej në botë. Ka sporte që tërheqin audiencë në gjithë botën, të tjera pëlqehen më shumë në rajone të caktuara.

Disa kanë lindur mileniume e shekuj më vonë, të tjera janë më të reja. Por, ku ka garë ka interes. Audiencë miliardëshe, sikur futbolli, për shembull.

Por, ku kanë lindur këto sporte, cila është origjina e tyre. Ja një listë me sportet kryesore dhe me vendin e tyre të origjinës fillestare:

  1. Futbolli – Angli – 1863
  2. Basketbolli – Shtetet e Bashkuara – 1891
  3. Kriketi – Angli – shek. XVI
  4. Tenisi (në fushë) – Angli – 1873
  5. Bejsbolli – Shtetet e Bashkuara – 1845
  6. Hokeji në fushë – Angli – shek. XIX
  7. Golfi – Skoci – shek. XV
  8. Volejbolli – Shtetet e Bashkuara – 1895
  9. Badmintoni – Indi – 1873
  10. Pingpongu – Angli – vitet 1880
  11. Ragbi – Angli – 1823
  12. Boksi – Greqia e Lashtë – 688 p.e.s.
  13. Noti (garues) – Angli – shek. XIX
  14. Gjuajtja me hark – Mbarë bota – Parahistori
  15. Xhudo – Japoni – 1882
  16. Karate – Okinava – shek. XVII–XIX
  17. Mundja – Mesopotami – 3000 p.e.s.
  18. Hokeji në akull – Kanada – shek. XIX
  19. Surfimi – Polinezi – shek. XII

Continue Reading

Lajmet

UBT zhvillon takim me Bordin Industrial për përgatitjet për akreditimin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit 2027, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, i udhëhequr nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Besnik Qehaja, zhvilloi një takim me Bordin Industrial, me qëllim përfshirjen e perspektivës së industrisë në përmirësimin e planprogrameve dhe në hartimin e strategjisë së zhvillimit të fakultetit.

Takimi shërbeu si platformë konsultimi për përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet teknologjike. Kontributi i Bordit Industrial në këtë proces synon të ndihmojë në identifikimin e kompetencave profesionale që kërkohen nga të diplomuarit dhe në orientimin e prioriteteve të fakultetit.

Përmes këtij bashkëpunimi, Fakulteti synon të forcojë lidhjen ndërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale, duke krijuar më shumë mundësi për përgatitjen e studentëve për sfidat e industrisë. Përfshirja e Bordit Industrial në përgatitjet për akreditim pasqyron përkushtimin e UBT-së për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe zhvillimin e programeve të studimit në bashkëpunim me partnerët e industrisë.

Bordi gjithashtu vazhdoj punën bashkë me stafin e Fakultetit përmes një punëtorie për planprogramin e ardhshëm!

Continue Reading

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara