Lajmet

Ja çfarë ndodh me presionin e gjakut teksa jeni duke fjetur gjatë natës

Në hulumtim morën pjesë 1082 pacientë që kishin një problem të caktuar të zemrës.

Published

on

Gjumi i parehatshëm dhe vështirësitë për të fjetur rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo lidhet me presionin e gjakut, i cili ulet kur flini gjumë të thellë.

Përndryshe, nëse e keni të vështirë të flini gjumë, presioni i gjakut me siguri do të rritet. Kërkimet shkencore kanë treguar gjithashtu se pagjumësia, një çrregullim i gjumit që e bën të vështirë “zhytjen” në të dhe për të fjetur më lehtë, lidhet me një sërë sëmundjesh kardiovaskulare, duke përfshirë hipertensionin, sëmundjet e zemrës dhe insuficiencën e zemrës.

Një studim zbuloi se pagjumësia mund të rrisë rrezikun e sulmit të zemrës, goditjes në tru dhe vdekjes kardiovaskulare. Në hulumtim morën pjesë 1082 pacientë që kishin një problem të caktuar të zemrës ose një lloj ndërhyrjeje. Në fillim, 45% e pacientëve kishin pagjumësi, ndërsa 24% e tyre thanë se përdornin ilaçe për gjumë. Pas rreth katër vitesh monitorimi dhe testimi, studiuesit zbuluan në 225 pacientë deri në 364 efekte anësore të përsëritura kardiake.

Neurologët shpjegojnë se sa efektiv dhe i shëndetshëm është gjumi për trupin nga shtatë deri në nëntë orë në natë dhe çdo gjë nën gjashtë orë është një rrezik për shëndetin mendor dhe fizik. Kjo do të thotë që të mos ketë tendosje fizike një orë para se të shkoni në shtrat, si dhe të hani. Duhet t’i lëmë mënjanë telefonat, sepse rrezatimi i tyre vetëm na dëmton edhe më shumë. Të flini pak orë sipas studimeve, rrezikoni shëndetin tuaj.

Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, me siguri e matni këtë parametër të shëndetit të enëve të gjakut çdo ditë dhe tani ekspertët paralajmërojnë se duhet bërë sidomos kur ngriheni nga një pozicion ulur ose shtrirë. Personat, presioni i gjakut i të cilëve “kërcen” kur drejtohen ose ngrihen në këmbë, janë në rrezik më të lartë të sulmit në zemër. Kjo vlen veçanërisht për pacientët e rinj dhe të moshës së mesme.

Lajmet

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara