Lajmet

Ja çfarë duhet të ketë tavolina pas pushimeve!

Published

on

Ashtu si “Monday blue” edhe rikthimin nga pushimet e quajnë “post vacation blues”, pra stresi i rikthimit. Në fakt bëhet fjalë për shqetësime të vogla, kur fiziku e mbi të gjitha shpirti e kanë të vështirë të ripërshtaten me të përditshmen.

Edhe pse nuk është një sëmundje, mund të gjendet në tavolinë edhe zgjidhja e saj, pasi ka ushqime që të ngrejnë humorin, larogjnë dhimbjen e kokës, melankolinë e pagjumësinë.

Vaktet kryesore dhe mesvaktet
Kjo është mjaft e rëndësishme. Për drekë mund të konsumoni një pjatë makarona apo oriz, apo edhe drithëra integrale me pak salcë të thjeshtë. Më pas vijoni me perimet e stinës, krudo, në zgarë apo një racion bishtajore të shoqëruara me perime, e në fund një frut.

Në darkë peshk apo mish të bardhë të shoqëruara me perime dhe fruta të stinës. Kur moti të ftohet dhe pak, supa me perime është ideale. Sigurisht mund të konsumoni dhe mesvaktet gjatë ditës, paradite dhe pasdite, me bazë kosin, apo disa lajthi, arra apo bajame, p

Ashtu si “Monday blue” edhe rikthimin nga pushimet e quajnë “post vacation blues”, pra stresi i rikthimit. Në fakt bëhet fjalë për shqetësime të vogla, kur fiziku e mbi të gjitha shpirti e kanë të vështirë të ripërshtaten me të përditshmen.

Edhe pse nuk është një sëmundje, mund të gjendet në tavolinë edhe zgjidhja e saj, pasi ka ushqime që të ngrejnë humorin, larogjnë dhimbjen e kokës, melankolinë e pagjumësinë.

Vaktet kryesore dhe mesvaktet
Kjo është mjaft e rëndësishme. Për drekë mund të konsumoni një pjatë makarona apo oriz, apo edhe drithëra integrale me pak salcë të thjeshtë. Më pas vijoni me perimet e stinës, krudo, në zgarë apo një racion bishtajore të shoqëruara me perime, e në fund një frut.

Në darkë peshk apo mish të bardhë të shoqëruara me perime dhe fruta të stinës. Kur moti të ftohet dhe pak, supa me perime është ideale. Sigurisht mund të konsumoni dhe mesvaktet gjatë ditës, paradite dhe pasdite, me bazë kosin, apo disa lajthi, arra apo bajame.

Ushqimet e humorit të mirë
Përvec skemës bazë të ushqyerjes, ka disa ushqime që mund të përdoren në mënyrë të veçantë për të luftuar rënien e vitalitetit që vjen nga përfundimi i pushimeve. Ja një listë e vogël:

Banania- Janë të pasura me kalium dhe ushqyes që ndihmojnë prodhimin e serotoninës, duke dhënë humor të mirë.

Bajamet– Janë të pasura me magnez dhe ndihmojnë të luftoni lodhjen fizike e mendore. 4-5 bajame, të konsumuara në mëngjes, stabilizojnë nivelin e glicemisë, dhe ndihmon të luftoni ndjesinë e urisë në stomak që ju shtyn të hani pa kontroll.

Salmoni- Kombinon Omega3 me vitaminën D, të nevojshme për të luftuar ankthin dhe për të favorizuar prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit të mirë.

Rrushi i kuq-Është mbretëresha e vjesthës: e domsoshme për efektin e saj detoksifikues dhe prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon rritmin gjumë-zgjim.

Molla- Mes vetive të shumta të këtij fruti të shijshëm ka dhe fuqi relaksuese. Përmban një përqindje të mirë magnezi, i nevojshëm për të luftuar lodhjen.

Specat, domatet dhe kungulli– Të pasura me vitamina A dhe C, kalcium, fosfor, magnez dhe acid folik.

Çokollatë– Përmirëson humorin. Mjafton të mos abuzoni me sasinë dhe të konsumoni në sasi të vogla. I rekomanduar është tipi fondente, dhe të konsumohet në vaktet e mëngjesit, përcjell dritare.net

Ushqimet e humorit të mirë
Përvec skemës bazë të ushqyerjes, ka disa ushqime që mund të përdoren në mënyrë të veçantë për të luftuar rënien e vitalitetit që vjen nga përfundimi i pushimeve. Ja një listë e vogël:

Bananja- Janë të pasura me kalium dhe ushqyes që ndihmojnë prodhimin e serotoninës, duke dhënë humor të mirë.

Bajamet– Janë të pasura me magnez dhe ndihmojnë të luftoni lodhjen fizike e mendore. 4-5 bajame, të konsumuara në mëngjes, stabilizojnë nivelin e glicemisë, dhe ndihmon të luftoni ndjesinë e urisë në stomak që ju shtyn të hani pa kontroll.

Salmoni- Kombinon Omega3 me vitaminën D, të nevojshme për të luftuar ankthin dhe për të favorizuar prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit të mirë.

Rrushi i kuq-Është mbretëresha e vjesthës: e domsoshme për efektin e saj detoksifikues dhe prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon rritmin gjumë-zgjim.

Molla- Mes vetive të shumta të këtij fruti të shijshëm ka dhe fuqi relaksuese. Përmban një përqindje të mirë magnezi, i nevojshëm për të luftuar lodhjen.

Specat, domatet dhe kungulli– Të pasura me vitamina A dhe C, kalcium, fosfor, magnez dhe acid folik.

Çokollatë– Përmirëson humorin. Mjafton të mos abuzoni me sasinë dhe të konsumoni në sasi të vogla. I rekomanduar është tipi fondente, dhe të konsumohet në vaktet e mëngjesit.

Lajmet

Sot deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Published

on

Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësi ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se gjykatësi të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshuar në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shoferi godet policin me veturë në Bërnjak, rasti nën hetim

Published

on

Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një kontrolli në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25, në pikën e kontrollit kufitar në Bërnjak, ku ishte ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka filluar lëvizjen me veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka goditur zyrtarin policor.

Viktima, zyrtar policor mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Graçanicë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë, ndërsa në njërin prej rasteve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, më 9 shtator rreth orës 02:10, është raportuar se një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, më 9 shtator është intervistuar një burrë kosovar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 shtator rreth orës 07:15, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara