Lajmet

Izraeli vret 11 palestinezë në Gaza, 2 në Siri, mes shpresave për armëpushim me Hezbollah!

Published

on

Më 25 nëntor 2024, operacionet ushtarake të Izraelit vazhduan të shkaktojnë viktima në rajon. Në Gaza, forcat izraelite vranë të paktën 11 palestinezë në tre sulme ajrore në pjesën veriore të enklavës. Ky sulm erdhi në mes të kushteve të keqija atmosferike, përfshirë reshje të dendura shiu dhe ngritje të niveleve të detit, që përkeqësuan edhe më shumë situatën e familjeve të zhvendosura që strehoheshin në tendat improvizuara.

Përveç kësaj, forcat izraelite bombarduan Sirinë, duke vrarë dy civilë në një sulm ndaj disa urave pranë kufirit me Libanin. Ushtria izraelite tha se sulmi kishte për qëllim të godiste rrugët e kontrabandës së armëve të Hezbollahut.

Dhuna e vazhdueshme në Gaza ka pasur një ndikim shkatërrues mbi popullatën civile, me numrin e viktimave që ka arritur të paktën 44,235 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 100,000 të plagosur që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor 2023. Gjatë të njëjtës periudhë, Izraeli ka pësuar 1,139 viktima dhe më shumë se 200 persona janë marrë peng në sulmet e drejtuara nga Hamasi. Në Liban, numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 3,768 të vdekur dhe 15,699 të plagosur.

Në mes të kësaj dhune të vazhdueshme, ka pasur raporte që qeveria izraelite po përgatitet të miratojë një armëpushim 60-ditor me Hezbollahun, duke ofruar një shpresë të vogël për një ndalim të mundshëm të luftimeve pas më shumë se një muaji dhune të pandërprerë. Megjithatë, situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, me civilët që po e përjetojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë pasoja të rënda nga këto luftime./UBTNews/

Lajmet

Më 11 tetor përfundon afati i votimit me postë nga jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se më 11 tetor përfundon periudha e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 17 shtator, vlenë vetëm për 43,933 shtetasit që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

Deri më 11 tetor 2025, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së.

KQZ njofton se me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanadë, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Dështon të mbahet seanca ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Published

on

By

Në mungesë të të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt lidhur me akuzat për korrupsion, të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani Hajra tha se për sigurimin e prezencës së të akuzuarve gjatë ditëve në vijim do të veprohet në përputhje legjislacionet në fuqi, përfshirë edhe lëshimin e urdhër arrestit nëse ka nevojë.

Deri më tani nuk kemi ndonjë dëshmi, që i njëjti [Faruk Mujka] e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt. Nuk prezanton mbrojtësi i tij, avokati Xhafer Tahiri, i njëjti ka njoftuar se për shkaqe familjare, sot në të njëjtën kohë do të realizojë një vizitë mjekësore jashtë vendit. I pandehuri Hysen Muzliukaj nuk prezanton në gjykatë, por deri më tani gjykata nuk ka pranuar asnjë shërbim postor qe i njëjti e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt. Ne sallë po ashtu nuk prezanton avokati i tij, i njëjti ka njoftuar se në të njëjtën kohë, në të njëjtën gjykatë ka një seancë tjetër“, tha ajo.

Seanca tjetër do të mbahet më 20 tetor në orën 09:00. Mujka dhe Muzliukaj akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2564 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 48 aksidente trafiku me dëme materiale, 16 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona, 13 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje të dënimit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Përleshen tetë të mitur në Prizren, tre në spital, dy në mbajtje

Published

on

By

Një përleshje mes tetë të miturve ka ndodhur në Prizren të mërkurën, ndërkaq raportohet se dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar si lëndim i rëndë trupor. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve.

Tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë të dyshuar të mitur dhe si pasojë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara