Lajmet

Izraeli godet sërish Libanin, vriten 6 persona, ndër to edhe një kryebashkiak

Published

on

Një sulm ajror i Izraelit ka goditur sërish territorin libanez, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave, përfshirë kryebashkiakun e një qyteti të rëndësishëm. Incidenti ndodhi në mes të një periudhe të tensionuar politike dhe sociale në Liban, e cila është përballur me një krizë të thellë ekonomike dhe politike.

Sulmi ka rritur tensionet në një rajon që tashmë është i ndjeshëm dhe përballë një situate të rënduar. Për shumë analistë, këto veprime rrisin frikën se situata në Liban mund të përkeqësohet edhe më tej, duke nxitur protestat dhe tensionet sociale midis popullsisë./UBTNews/

Lajmet

Historike për futbollin kosovar: Benfica hap shkollën e saj të futbollit në Prishtinë

Published

on

Gjatë një interviste në emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, njoftoi se Benfica, një nga klubet më të njohura të futbollit në botë, do të hapë shkollën e saj të futbollit në Prishtinë.

Rektori Hajrizi theksoi se ky bashkëpunim u arrit pas një viti pune intensive dhe vlerësimi të potencialit që Kosova dhe UBT ofrojnë në aspektin e infrastrukturës, teknologjisë dhe profesionalizmit.

“Ata e kanë parë potencialin tonë dhe mundësitë moderne që ofrojmë. Kemi filozofi të përbashkët, të njëjtat standarde dhe një vizion të qartë për zhvillimin e sportit modern”, deklaroi ai.

Në intervistë, Prof. Hajrizi zbuloi se Benfica ka zgjedhur UBT-në si partner zyrtar, duke u bazuar në standardet e larta të trajnimit, laboratorëve sportivë dhe stafit profesional që posedon institucioni.

Ai shtoi se shkolla e Benficës në Kosovë do të funksionojë me të njëjtat metoda, trajnerë të licencuar dhe filozofi trajnimi si në Portugali, duke ofruar kështu mundësi reale për zhvillimin e talenteve të rinj dhe pozicionimin e Kosovës si një qendër rajonale të futbollit modern.

“Synimi ynë është që Kosova të bëhet pikë referimi për rajonin, me të njëjtat standarde profesionale që i kërkon një klub si Benfica. Kjo është një arritje që e kemi ndërtuar me përkushtim dhe që do të sjellë ndikim afatgjatë në sport dhe edukim”, tha Rektori Hajrizi.

Ky projekt pritet të shënojë një kapitull të ri për futbollin kosovar, duke sjellë për herë të parë filozofinë dhe ekspertizën e një klubi elitë botëror në Prishtinë, në bashkëpunim me një institucion akademik që ndërthur teknologjinë, edukimin dhe sportin.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për sulm fizik në Novobërdë, viktima merr tretman mjekësor

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në rrahje.

Në raport thuhet se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Novobërdë / 25.10.2025 – 23:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje. Si pasojë, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet prokurori nën dyshimin e veprës ‘marrja e ryshfetit’ në Prizren

Published

on

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit, në bashkëpunim edhe me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale thotë se së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar për vjedhjen e bizhuterive në muzeun e Luvrit në Paris

Published

on

Mediat franceze kanë njoftuar se dy të dyshuar janë arrestuar për vjedhjen e xhevahireve të çmuara të kurorës nga muzeu i Luvrit në Paris.

Zyra e prokurorit të Parisit tha se njëri prej burrave ishte marrë në paraburgim ndërsa po përgatitej të merrte një fluturim nga Aeroporti Charles de Gaulle, njofton BBC.

Sendet me vlerë 88 milionë euro (76 milionë paund; 102 milionë dollarë) u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë të dielën e kaluar, kur katër hajdutë me vegla elektrike hynë me forcë në ndërtesë në mes të ditës.

Ministri i drejtësisë i Francës ka pranuar se protokollet e sigurisë dështuan, duke e lënë vendin me një imazh jo të mirë./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara