Lajmet

Izraeli do të lejojë ndihmat në Gaza përmes Egjiptit

Furnizimet humanitare nuk do të mund të hyjnë në enklavë nga ana izraelite e kufirit.

Published

on

Izraeli do të lejojë hyrjen e ndihmave në Gaza përmes Egjiptit, njoftoi të mërkurën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke thënë se vetëm “ushqimi, uji dhe ilaçet” do të lejohen në enklavën e bllokuar palestineze.

Furnizimet humanitare nuk do të mund të hyjnë në enklavë nga ana izraelite e kufirit.

“Në dritën e kërkesës së presidentit Joe Biden, Izraeli nuk do të pengojë furnizimin e ndihmave humanitare nëpërmjet Egjiptit”, tha zyra e kryeministrit.

Ndihma për civilët në Rripin jugor të Gazës do të lejohet “për aq sa kohë që këto furnizime nuk arrijnë në Hamas”./UBTNews/

Lajmet

Zjarr në ashensorin e një ndërtese në Prishtinë, shkak mbeturinat e djegura

Published

on

By

Mëngjesin e sotëm, në orën 05:27, ishte raportuar se ka ndodhur një zjarr në një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Me ç’rast ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Aty, ata kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë mbeturina në hapësirën pranë ashensorit, nga të cilat ishte liruar tym që ishte shpërndarë në banesa.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi, i cili ka thënë se ka shkaktuar panik te banorët.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin në kohë dhe kanë kryer ventilimin e hapësirës për të larguar tymin.

“Nuk ka pasur zjarr në banesë, por zjarri ishte në mbeturina në vend të ashensorit,” ka thënë Malë Gashi./EO

Continue Reading

Lajmet

Dogana: 250 kg kanabis u zunë bazuar në informacionet e AKI-së

Published

on

Një operacion i bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, i ndërmarrë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e rreth 250 kilogramëve të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur me kujdes në një automjet transportues.

“Operacioni është realizuar gjatë orëve të pasdites, kur njësia e Antikontrabandës e Doganës ka ndalur për kontroll një kamion që po lëvizte në drejtim të Prishtinës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Dogana njofton se gjatë inspektimit janë përdorur pajisjet e dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike. Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia antidrogë e Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kompetente. Personi përgjegjës është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore janë në zhvillim”, thuhet mes të tjerash në komunikatën për medie.

Dogana e Kosovës ka vënë theksin tek kontributi që AKI ka dhënë.

“Dogana e Kosovës vlerëson lartë kontributin dhe bashkëpunimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në këtë rast, dhe thekson përkushtimin e saj për të vazhduar koordinimin e ngushtë me të gjitha institucionet në vend. Ky operacion paraqet një tjetër dëshmi të vendosmërisë së institucioneve tona për të luftuar kontrabandën dhe trafikimin e substancave të ndaluara, duke mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe integritetin ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Arkeologët zbulojnë një fabrikë vere 1600-vjeçare në Turqi

Published

on

Arkeologët zbuluan së fundmi një qendër të lashtë prodhimi vere pranë një kështjelle në Turqi dhe besohet se daton rreth 1.600 vjet më parë.

Qendra e prodhimit u gjet në një zonë malore në Turqinë juglindore, pranë fshatit Oymakli. Vendi përfshinte instalime për përpunimin e rrushit, së bashku me cisterna të përdorura për furnizimin me ujë dhe gurë bluarës, raporton Anadolu.

Themelet e ndërtesës lënë të kuptohet se vendi daton në shekullin e katërt pas Krishtit.

Gërmimi u nxit nga zbulimi i disa fragmenteve që konsiderohen me vlerë historike, me mbështetjen e Ministrisë Turke të Kulturës dhe Turizmit. Vendbanimi i epokës romake shtrihet në 37 hektarë dhe ndodhet pranë Kalasë Kahta, e ndërtuar gjatë shekullit të dytë p.e.s.

Zbulimi është një nga shumë zbulimet e lashta të bëra në Turqi në muajt e fundit. Në Olimp, një qytet port i lashtë në provincën turke Antalia, arkeologët zbuluan së fundmi mbetjet e banjës së madhe të një peshkopi të krishterë.

Më herët këtë verë, një banjë e lashtë romake u zbulua në Turqi, falë një kopshtari i cili më parë zbuloi një mozaik në të njëjtën zonë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ngasin deri në 168 km në orë, gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Published

on

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në dy raste të ndara ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Më datë 26 tetor 2025, rreth orës 21:10, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Fshatin Vjetër Ferizaj, në zonën me kufizim 50 km/h, është ndaluar shoferi L.B. (27), i cili po lëvizte me veturën MBW, me shpejtësi 112 km/h. Ndaj tij policia i ka shqiptuar gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj.

Sot, rreth orës 14:10 në rrugën Ferizaj–Varosh–Gërlicë, ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h, shoferi B.F. (18) me veturën VW Golf, është ndaluar duke lëvizur me shpejtësi 168 km/h. Ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 6 muaj.

Matjet e shpejtësisë janë bërë me radar laserik, ndërsa në të dy rastet shoferët janë përjashtuar nga trafiku.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, duke paralajmëruar se kontrollet me radarë do të vazhdojnë me intensitet për të identifikuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet rrugore./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara