Kronika e zezë

Iu gjetën afër 4300 monedha metalike të falsifikuara, arrestohen tre persona

Policia ka konfiskuar paratë e falsifikuara.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të parasë, pasi të njëjtëve iu janë gjetur 4 mijë e 296 monedha metalike nga 2 euro.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Policia ka konfiskuar paratë e falsifikuara, një automjet dhe katër telefona celularë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për një periudhë disa mujore, kanë zhvilluar hetime ndaj disa personave nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘falsifikim i parasë’. Pas grumbullimit të dëshmive e fakteve, policia sot ka realizuar një operacion policor, gjatë të cilit ka rezultuar që në flagrancë të arrestohen tre të dyshuarit: E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003), E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2000) dhe L.U., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003). Të dyshuarit janë arrestuar dhe si provë materiale janë konfiskuar: 4296 copë monedha metalike nga 2 €, (4296X 2=8592 euro), një automjet dhe katër telefona celular”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘falsifikim i parasë’.

Bëhet e ditur se rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Aktualitet

Prokuroria Speciale kërkon një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit S.S., i cili ndodhet në ndalim 48-orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, S.S. dyshohet se, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervist aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë.

Ndër të tjera, S.S. dyshohet se më 06.04.1999 në bashkëkryerje, gjatë një aksioni ka plaçkitur, djegur shtëpi, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj civilëve të paarmatosur.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë edhe dëshmi të dëshmitarëve.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet i dyshuari, në gjendje të dehur dyshohet se keqtrajtoi gruan

Published

on

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin që i njëjti ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij në gjendje të dehur.

Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Gjakovë 18.08.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 19:30.

Continue Reading

Kronika e zezë

Grabitën me dhunë një çift të moshuarish në Itali, arrestohen tre shqiptarë

Published

on

Tre shqiptare janë arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohen për kryerjen e një grabitjeje të dhunshme në një banesë në qytetin e Padovës në Itali ku u përfshi një çift i moshuar.

Pronari i shtëpisë, një 70-vjeçar, u godit me levë dhe u shkelmua sapo ra përtokë. Viktimat u grabitën për telefonat celularë dhe disa sende me vlerë, ndërsa përpjekja për të hapur një kasafortë dështoi.

Pas marrjes së ankesës, policia ndërmori hetime të shpejta që çuan në identifikimin dhe arrestimin e tre shqiptarëve. Gjatë bastisjes së banesës së tyre u gjetën çanta, bizhuteri dhe para me vlerë 15 mijë euro, si dhe mjetet e përdorura në grabitje: levë, doreza, radio dore, kaçavida dhe veshjet që kishin përdorur natën e ngjarjes.

Hetimet zbuluan gjithashtu dy shtetas të tjerë shqiptarë, 27 dhe 28 vjeç, pa precedentë penalë dhe pa vendbanim të fiksuar, të cilët kishin hyrë në Itali vetëm një ditë më parë, ndoshta për t’u bashkuar me grupin dhe për të kryer vjedhje të tjera.

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident me të lënduar në rrugën Dragash-Prizren

Published

on

Dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.

Shaqir Bytyqi nga policia rajonale Prizren tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

“Si pasojë e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën”, ka thënë ai.

Continue Reading

Të kërkuara