Aktualitet
Italia mund të bëhet shteti i parë në Evropë që ua kërkon punëtorëve vaksinat kundër COVID-19
Published
3 years agoon
By
UBT newsItalia është duke planifikuar të bëhet shteti i parë në Evropë që do t’ua kërkojë vaksinat kundër COVID-19 të gjithë punonjësve, qoftë të sektorit privat apo publik.
Qeveria e Italisë ka prezentuar një draft-propozim, i cili do të hyjë në funksion nga tetori, ku do të kenë vaksina digjitale të gjithë punonjësit.
Ky projekt synon që të përmirësohet shifra e personave që e marrin vaksinën kundër COVID-19, po ashtu edhe do të zvogëlohet shkalla e infeksioneve nga koronavirusi.
Të gjithë punonjësve do t’u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër COVID-19,ose janë duke u shëruar nga koronavirusi, ose që kanë rezultat negativë për virusin kundër COVID-19./euronews
Aktualitet
18 dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
Published
2 hours agoon
December 18, 202418 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve, vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Më 4 dhjetor 2000 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke pasur parasysh numrin gjithnjë e më të madh të emigrantëve mbarë botën, e caktoi këtë datë si Ditën ndërkombëtare të emigrantëve. Në këtë ditë më 1990 Asambleja miratoi Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë emigrantëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, le të riafirmojmë përkushtimin për t’i dhënë formë shoqërive të ndryshme dhe të hapura, duke siguruar mundësi dhe jetë me dinjitet për të gjithë emigrantët”, ky është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
132 vende anëtare që morën pjesë në Dialogun e nivelit të lartë për emigracionin dhe zhvillimin ndërkombëtar, që u realizua nga Asambleja e Përgjithshme në 14-15 shtator të vitit 2006, konfirmuan një sërë mesash të rëndësishme.
Ata theksuan se emigracioni ndërkombëtar është një dukuri që rritet çdo ditë e më shumë dhe se duhet dhënë një kontribut pozitiv për zhvillimin e vendeve nga vijnë dha to që janë destinacion i emigrantëve, me kusht që kjo të mbështetet me politika të vërteta.
Respektimi i të drejtave e lirive themelore të të gjithë emigrantëve ka rëndësi qenësore për përfitimet nga emigracioni ndërkombëtar, ata e njohën rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit për emigracion bilateral, por edhe në rrafsh rajonal dhe global.
Në 19 shtator të vitit 2016, Asambleja e Përgjithshme miratoi një sërë detyrimesh gjatë samit të parë për lëvizjet e mëdha të emigrantëve e refugjatëve për përmirësimin e mbrojtjes së emigrantëve dhe refugjatëve. Këto detyrime njihen edhe si Deklarata e Nju Jorkut për emigrantët dhe refugjatët. Kjo e vërteton rëndësinë e mbrojtjes ndërkombëtare dhe paraqet një përkushtim nga ana e vendeve anëtare për përforcimin e mekanizmave për mbrojtjen e njerëzve në lëvizje.
Bota
Rebelët formojnë policinë në Siri, imunitet policëve të Assad
Published
3 hours agoon
December 18, 2024By
UBTnewsGrupi rebel Hajat Tahrir al Sham vazhdon të konsolidojë pushtetin e tij në Siri. Fraksioni tani ka marrë nën kontroll policinë e Damaskut.
Aktualisht ai po punon me kapacitete të kufizuara, pasi nuk ka asnjë model ligjor mbi të cilin të punojë, apo ligje për të zbatuar.
HTS thuhet se po punon për hartimin e ligjeve të reja kombëtare, por në të njëjtën kohë, policia e kryeqytetit është në gjendje vetëm të marrë ankesa publike me shkrim.
Ish-kreu i provincës së Idlibit, bastioni i rebelëve në pushtet, është ngarkuar me detyrën e mbikëqyrjes së stacioneve të Damaskut.
Ndërkohë, në qytetin bregdetar perëndimor të Latakias, qeveria e përkohshme po organizon një program pajtimi për ish-ushtarët.
Ushtarët dhe oficerët e policisë nën regjimin e Assad janë ftuar të paraqiten në një qendër dhe të regjistrohen për një kartë identiteti të posaçme.
Kartat janë të vlefshme për tre muaj dhe u garantojnë poseduesve të tyre liri pune dhe lëvizjeje në vend.
Qeveria e përkohshme ka deklaruar se të gjithë anëtarët e personelit të sigurisë që nuk kanë marrë pjesë në torturimet e civilëve do t’u garantohet imunitet.
Ata thanë se programi i ri është një shans që ata të kërkojnë rehabilitim dhe t’i përshtaten jetës në një Siri të sigurt e të bashkuar.
Bota
Inteligjenca daneze: Një konflikt ushtarak mund të ndodh në Polin e Veriut
Published
3 hours agoon
December 18, 2024By
UBTnewsDanimarka, e cila mbikëqyr sigurinë në dhe përreth Grenlandës, pretendon se ekziston një rrezik në rritje i një konflikti ushtarak në Polin e Veriut për shkak të sjelljes “agresive dhe kërcënuese” të Rusisë.
Në raportin e rregullt vjetor të Shërbimit Informativ të Mbrojtjes Daneze, thuhej se tensionet e sigurisë po zgjerohen në Arktik, për shkak të sjelljes së rrezikshme të Rusisë dhe bashkëpunimit minimal ndërkombëtar, raporton Reuters.
“Rusia po i jep përparësi rajonit dhe do të tregojë forcën e saj me sjellje agresive dhe kërcënuese që do të sjellë një rrezik më të madh përshkallëzimi sesa është parë më parë në Arktik”, thuhet në raport.
Kopenhagen deklaron se pritet që Moska me ngurrim t’i lejojë Kinës një akses më të madh në Arktik dhe se Pekini do ta përdorë këtë për të forcuar rolin e tij në rajon dhe për të vazhduar me planet e tij për të krijuar një bazë ushtarake atje.
Arktiku konsiderohet një zonë me rëndësi strategjike për vendosjen e nëndetëseve bërthamore që mund të fshihen nën akull dhe të cilat, në rast të një konflikti ushtarak, mund të nisin sulme në të gjithë Amerikën e Veriut, Evropën dhe Rusinë.
Rruga përtej Polit të Veriut është gjithashtu rruga më e shkurtër nga Rusia në SHBA, gjë që rrit mundësinë e përdorimit të raketave që do të lëshoheshin në një skenar të mundshëm lufte, shpjegon agjencia britanike.
Groenlanda ndodhet gjithashtu në rajonin e Arktikut, i cili është një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës dhe ku ndodhet baza ushtarake amerikane Pitufik.
Bota
Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin
Published
3 hours agoon
December 18, 2024By
UBTnewsLigjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projektligji që parasheh ndëshkime më të ashpra ndaj grave që refuzojnë të bartin shaminë e obligueshme të kokës, apo hixhabin, raportuan mediat lokale iraniane, të mërkurën.
Projektligji, tashmë i aprovuar në Parlament, por i cili ende nuk i është dërguar Qeverisë për konfirmim përfundimtar, ka nxitur një debat të nxehtë në Iran, më shumë se dy vjet pas shpërthimit të protestave mbarëkombëtare, pjesërisht për shkak të kodit të rreptë të veshjes për gratë në republikën islamike.
Shahram Dabiri, nënkryetar për çështje parlamentare i Iranit, ka kërkuar të shtyhet dërgimi i projektligjit për aprovim final, sipas agjencisë së lajmeve ISNA.
“Kemi kërkuar që ligji për pastërtinë dhe hixhabin të mos i shkojë qeverisë”, është cituar të ketë thënë Dabiri, i cili ka shtuar se “kryetari i Parlamentit ka kërkuar një ndryshim të projektligjit”, raporton AFP.
Dabiri nuk ka specifikuar natyrën e ndryshimit, e as nuk ka dhënë një afat për procesin.
Ligjbërësit në shtatorin e 2023-tës kishin aprovuar projektligjin, të quajtur zyrtarisht “Ligji për Mbështetjen e Familjes përmes Promovimit të Kulturës së Pastërtisë dhe Hixhabit”.
Që atëherë, ai ka marrë aprovimin e Këshillit të Gardës, një organizëm me kompetenca për shqyrtim ligjesh.
Projektligji fillimisht pritej t’i dërgohej presidentit Masoud Pezeshkian në dhjetor.
Pezeshkian, i cili mund ta nënshkruajë atë dhe ta bëjë ligj, ka shprehur “rezerva” për tekstin, duke përmendur “paqartësi” të shumta.
Projektligji prej 74 nenesh ashpërson kufizimet ndaj veshjes publike të grave, dhe kërcënon me masa kundër bizneseve që nuk e zbatojnë kodin e veshjes, sipas tekstit të tij që e kanë publikuar mediat iraniane.
Ai, po ashtu, parasheh ndëshkime të ashpra me burgim deri në 10 vjet, apo gjoba me vlerë prej mbi 6.000 dollarësh për promovimin e “lakuriqësisë” apo “paturpësisë”.
Që nga vitet e hershme të republikës, pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, gratë në Iran janë detyruar me ligj që të mbulojnë kokën dhe qafën.
Në fund të vitit 2022, një valë protestash shpërthyen pas vdekjes gjatë mbajtjes nga Policia të iraniano-kurdes 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për gjoja shkeljen e kodit islamik të veshjes.
Gjatë trazirave, që zgjatën me muaj, qindra njerëz, përfshirë dhjetëra pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë, u vranë. Mijëra demonstrues u arrestuan./REL/
Glavchev: Bullgaria s’ka arsye të tërhiqet nga qëndrimi për hyrjen e Maqedonisë në BE
Çfarë të hani kur ndiheni në humor të keq?
Hovenier mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it
Qeveria nis procedurat për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt
Krimet serbe ndaj shqiptarëve, Kurti: Kosova do të bëhet me muze të gjenocidit
Nissan e Honda në bisedime për t’u bashkuar
Haxhi Shala pranon fajësinë para gjykatës në Hagë
18 dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
Publikohet fletarrestimi ndërkombëtar për Grubin
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve