Lajmet nga UBT

Ish-studentja e UBT-së, Hanza Kastrati do të vazhdojë studimet master në Universitetin e Salzburgut, në Austri

Published

on

Partneriteti dhe bashkëpunimi i UBT-së me shumë universitete ndërkombëtare ka bërë që shumë studentë të tij, të bëhen pjesë e atyre universiteteve, duke i bërë krenarë familjet e tyre, UBT-në dhe vendin.

Njëra ndër ta, është edhe ish-studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Hanza Kastrati e cila është pranuar të vazhdojë studimet master me bursë njëvjeçare në Universitetin e Salzburgut, apo të ashtuquajturin “Paris Lodron University of Salzburg”, në Austri.

Hanza thotë se studimet në nivelin bachelor në Fakultetin Shkenca Politike në UBT, i dhanë një shtysë të fortë dhe motiv për të vazhduar ëndrrën për t’u përfshirë në universitete ndërkombëtare, sikurse ky i Salzburgut.

UBT më ka ofruar një hapësirë ideale për të studiuar, më ka ofruar materiale pafund rreth profesionit në bibliotekën që posedon, më ka ofruar mundësi shkollimi në Universitetin e Salzburgut dhe mbi të gjitha më ka ofruar dije nga profesionistët më të mirë të fushës së politikës”, ka thënë Kastrati.

Studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Hanza Kastrati shtoi se ka zgjedhur UBT-në për studime bachelor për faktin që është institucion kredibil dhe zhvillues i të ardhmes profesionale të studentëve.

Zgjodha UBT për arsye se ishte institucioni i vetëm në vend që kishte partneritet me shumë institucione arsimore nga vende të ndryshme të botës, dëshira dhe qëllimi im ishte që të vazhdoja studimet jashtë vendit dhe këtë e arrita falë UBT-së, dhe njohurive që kam marrë aty përgjatë tre viteve studime në nivelin bachelor”, ka potencuar ajo.

UBT synon që përmes bashkëpunimeve të shumta me institucione edukative dhe arsimore në vende të ndryshme në Evropë dhe Amerikë të sjellë në Kosovë praktikat më të mira të tyre, si dhe të shkëmbejë ide kreative dhe inovative, për të avancuar dhe zhvilluar talentin e të rinjve.

Lajmet nga UBT

Studentja e UBT, Aja Gashi, përfaqëson Kosovën në Programin Ndërkombëtar të Verës në Austri

Published

on

By

Aja Gashi, studente e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT, mori pjesë me sukses në GUSEGG International Summer School 2025 në Seggau Castle, Austri. Ky program prestigjioz dyjavor bashkoi studentë nga e gjithë bota dhe u drejtua nga profesorë të njohur ndërkombëtarë nga Austria dhe Amerika.

Gjatë programit, Aja u angazhua në analiza të thella mbi rolin e emocioneve si nostalgjia dhe ndjenjat kolektive në identitetet politike, retorikën populiste dhe aktivizmin shoqëror. Përveç seminarit kryesor, ajo ndoqi ligjërata dhe punëtori mbi shkrimin akademik dhe zhvillimin e aftësive krijuese, duke përforcuar njohuritë dhe aftësitë e saj në kërkim dhe prezantim shkencor.

Përvoja e punës me ekspertë dhe studentë nga kultura të ndryshme e ka pasuruar Aja-n me perspektiva të reja dhe ka forcuar aftësinë e saj kritike dhe akademike.

UBT është krenar për arritjet e studentëve të saj dhe vazhdon t’i mbështesë ata në rrugëtimin drejt suksesit akademik dhe profesional!

Continue Reading

Aktualitet

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi pranohet anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave (EurASc)

Published

on

Themeluesi dhe Presidenti i UBT-së, Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është pranuar si anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave (European Academy of Sciences – EurASc).

European Academy of Sciences (EurASc) është një nga akademitë më prestigjioze në Evropë, që bashkon shkencëtarë dhe studiues të shquar nga e gjithë bota, me qëllim promovimin e ekselencës shkencore dhe teknologjike për të adresuar sfidat më të mëdha globale. Anëtarët e saj janë emra të njohur që kanë dhënë kontribute të mëdha në fushat përkatëse, përfshirë shumë fitues të çmimeve ndërkombëtare dhe nobelistë.

Ky është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar që njeh kontributin e jashtëzakonshëm të Prof. Hajrizit në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikëbërjes në nivel rajonal dhe evropian.

“Pjesëmarrja ime si anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave është një vlerësim personal, por mbi të gjitha është një njohje për punën dhe përkushtimin afatgjatë të UBT-së në ndërtimin e një ekosistemi akademik dhe shkencor në përputhje me standardet evropiane. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të Kosovës në hartën ndërkombëtare të dijes dhe inovacionit”, tha Rektori Hajrizi.

Akademia Evropiane e Shkencave (EurASc), në publikimin e saj në rrjetet sociale, ka vlerësuar lart kontributin e Prof. Dr. Edmond Hajrizi për përvojën e tij mbi dydekadëshe në ndërthurjen e akademisë me ekosistemet e inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.

Nën udhëheqjen e tij strategjike dhe vizionare, UBT është konsoliduar si një nga institucionet më të avancuara të arsimit të lartë në Evropën Juglindore, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Si pjesë e angazhimeve të tij profesionale, Prof. Hajrizi ka udhëhequr me sukses dhjetëra projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, si dhe ka kontribuar si këshilltar për institucione prestigjioze ndërkombëtare, duke promovuar transformimin digjital, prodhimin inteligjent dhe arsimin e orientuar drejt së ardhmes.

Ky pranim përfaqëson jo vetëm një sukses personal për Rektorin Hajrizi, por një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe Kosovën në tërësi. Ai dëshmon se përkushtimi ndaj inovacionit, cilësisë akademike dhe vizionit global mund të sjellë njohje ndërkombëtare dhe ta vendosë Kosovën në hartën e qendrave të rëndësishme të dijes dhe teknologjisë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT International Smart Schools do të pranojë edhe 300 nxënës të rinj në Gjimnazin TIK – Nxitoni për regjistrim

Published

on

By

UBT International Smart Schools konfirmon pozicionin si lider në arsimin e mesëm inovativ në Kosovë dhe rajon, duke hapur 200 vende të reja në Prishtinë dhe 100 sosh në Prizren për regjistrimet e vitit të ri shkollor në Gjimnazin TIK.

Ky zgjerim i kapaciteteve vjen si rezultat i kërkesës së lartë nga prindërit dhe nxënësit që kërkojnë një shkollim të nivelit global, i bazuar në teknologjitë më të avancuara dhe metodologji moderne mësimdhënieje.

Gjimnazi TIK i UBT-së është i njohur për ambientin e tij, ku inovacioni teknologjik ndërlidhet me mësimin praktik dhe zhvillimin e aftësive të së ardhmes.

Nxënësit që regjistrohen në këtë program përfitojnë nga:

Mësimdhënie me pajisje digjitale dhe teknologji të gjeneratës së fundit

Mësues me eksperiencë dhe përgatitje adekuate për edukimin modern

Kurikula që integron njohuri akademike me zhvillimin e kompetencave praktike dhe kreative

Mundësi për pjesëmarrje në projekte dhe gara rajonale dhe ndërkombëtare

Ambient mësimor që stimulon inovacionin, kreativitetin dhe bashkëpunimin

UBT International Smart Schools – Gjimnazi TIK është zgjedhja ideale për të rinjtë që dëshirojnë një edukim që i përgatit për sfidat globale dhe për një të ardhme profesionale të suksesshme.

Prindërit dhe nxënësit që janë të interesuar të regjistrohen inkurajohen të veprojnë shpejt, pasi vendet janë të kufizuara dhe kërkesa vazhdon të rritet./UBTNews

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT sërish i pari në rangimin e Webometrics – Lider në arsimin e lartë privat në Kosovë

Published

on

By

Në edicionin e korrikut të rangimit ndërkombëtar Webometrics, UBT ka konfirmuar edhe një herë pozitën e tij si institucioni më i mirë privat i arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar vazhdimësinë e përkushtimit ndaj cilësisë akademike dhe kërkimit shkencor.

Ky sukses i radhës nuk është vetëm një tregues i pozicionimit të lartë në nivel ndërkombëtar, por edhe një dëshmi konkrete e progresit të vazhdueshëm të institucionit në fushat kyçe të arsimit modern dhe inovacionit.

Rritja e vazhdueshme e numrit të citimeve në publikimet shkencore të stafit të UBT-së është një tregues i qartë i qasjes së qëndrueshme dhe serioze ndaj shkencës, si dhe impaktit të saj shoqëror. Kjo rritje pasqyron jo vetëm përkushtimin individual të stafit akademik, por edhe mbështetjen institucionale, përfshirë infrastrukturën moderne për hulumtim dhe politikat e brendshme që inkurajojnë botimet cilësore.

Rangimi Webometrics, i cili publikohet çdo gjashtë muaj nga Cybermetrics Lab – pjesë e Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Shkencore të Spanjës – analizon mijëra universitete dhe institucione të arsimit të lartë në të gjithë botën. Vlerësimi bazohet në disa indikatorë, si transparenca akademike, përmbajtja online dhe ndikimi i punimeve shkencore.

Përveç suksesit në këtë rangim, UBT ndër vite është vlerësuar lartë edhe në fusha të tilla si teknologjia, inovacioni, inteligjenca artificiale gjenerative, ndërmarrësia dhe cilësia e arsimit. Vlerësimet e vazhdueshme nga organizata ndërkombëtare e pozicionojnë UBT-në si një institucion udhëheqës që kontribuon në zhvillimin akademik dhe shoqëror të Kosovës, duke e përfaqësuar atë me dinjitet në skenën globale.

Continue Reading

Të kërkuara