Aktualitet

Ish-shefi i AKI-së kërkonë nga gjykata hudhjen e aktakuzës

Published

on

Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Valon Krasniqi si dhe drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë së Kufitare, Rrahman Sylejmani po kërkojnë nga Gjykata Themelore në Prishtinë hudhjen e aktakuzës ndaj tyre, duke kundërshtuar edhe provat që gjenden në të.

Kurse, prokuroja Habibe Salihi ka kërkuar konfirmimin e aktakuzës, me të cilën Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) e ngarkon Driton Gashin, Valon Krasniqin dhe Rrahman Sylejmanin për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, kurse Sylejmanin edhe për veprën penale të privimit të kundërligjshëm nga liria, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e shqyrtimit të dytë, të mbajtur në Departamentin Special, të akuzuarit përmes mbrojtësve të tyre, avokatëve Florent Latifaj, Ekrem Hoxha dhe Florent Sylejmani, kanë elaboruar kërkesa e tyre për hedhjen e aktakuzës si dhe kundërshtimin e provave të cilat i kishin paraqitur në gjykatë brenda afatit ligjor.

Sipas avokatit Latifaj,  i mbrojturi i tij në asnjë moment nuk i kishte tejkaluar funksionet e tij apo keqpërdorur pozitën zyrtare, ashtu siç është i ngarkuar nga ana e PSRK-së.

“Kur e them këtë e them kemi parasysh sepse funksionet e drejtorit të AKI-së por edhe të agjencisë në përgjithësi edhe  janë të përcaktuara me ligjin e AKI-së dhe aty taksativisht në nenin 3 parashihet se cilat veprime janë të ndalume, unë du me ju theksu se asnjërin nga ato veprimet te ndaluara të AKI-së nuk e ka bo Driton Gashi”, tha avokati Latifaj.

Avokati Latifaj ka deklaruar se në ligjin mbi të huajt është e përcaktuar qartë se në rast të revokimit apo refuzimit të leje qëndrimit për të huajt, për arsye që lidhen me sigurinë shtetërore lëshohet vendim pa arsyetim lidhur me rrethanat në të cilat është nxjerrë ky vendi, e që sipas tij zbulimi i këtyre të dhënave do të paraqes vepër penale.

“Tash nëse mendojmë,  nëse drejtori i AKI-së apo kushdo në një format person përgjegjës për këtë punë vjen edhe tregon arsyet se pse një person konsiderohet i rrezikshëm apo nuk konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë shtetërore, atëherë aty kemi të bëjmë me shkelje të ligjit mbi AKI-në dhe kemi të bëjmë me vepër penale sepse zbulimi i atyre të dhënave paraqet vepër penale, dhe është e ndaluar me ligjin mbi AKI-në”, tha ai.

Mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Hoxha ka thënë se në kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave ka argumentuar dhe paraqitur prova të mjaftueshme, me të cilat vërtetohet se i mbrojturi i tij nuk ka bërë asgjë përveç se ka zbatuar ligjin.

“I njëjti, në rastet se kur personat në fjalë janë vlerësuar se paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit, i ka njoftuar vartësit e tij me përmbajtjen dhe ka kërkuar nga ta sipas procedurave ligjore që të zbatojnë ligjin, dhe zyrtarët tjerë të DSHAM-së në zbatim të ligjit në po të njëjtin gjykim kanë vlerësuar se përmbushet kushti ligjor nga nenin 6 se të njëjtëve duhet t’i revokohet leje qëndrimi dhe këtu përfundon i gjithë tregimi, nuk ka asgjë më shumë dhe asgjë më pak, i mbrojturi im ka zbatuar ligjin dhe kërkojmë që të hudhet kjo aktakuzë”, tha avokati Hoxha.

Edhe avokati Sylejmani ka thënë se i mbrojturi i tij të gjitha veprimet e tij i ka bërë në kuadër të fushëveprimeve të përcaktuara me rregulloren e brendshme të Policisë së Kosovës, si dhe në kuadër të përgjegjësive dhe detyrave që ka ai.

Ai ka konsideruar se hetimet nga ana e PSRK-së janë barë në kundërshtim me ligjin, pasi që sipas tij, aktvendimi për zgjerimin e hetimeve në këtë rast ishte paraqitur katër muaj më herët se aktvendimi për fillim të hetimeve.

“Më 12 qershor 2019, PSRK-ja si vendimi e parë të saj ka nxjerr një aktvendim për zgjerim të hetimeve kundër Valon Krasniqit madje ky vendim në faqen 3 përmban një shënim se këto hetime fillojnë nga data 21 tetor 2019, gjë që  është e pakuptimtë kur ka fillu ky hetim. Poashtu PSRK- ka nxjerr aktvendim për zgjerim të hetimeve, një ditë para se të dorëzohet kallëzimi penal i PK-ës. Më 6 shtator 2019, Inspektorati Policor ka dorëzu edhe një raport plotësues ndaj një personi nën dyshimin se ka kryer veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Dhe gjithë këto veprime i kanë parapri një aktvendimi të datës 21 tetor 2019 kur PSRK-ja ka nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve kundër të pandehurve të tjerë në mesin e të cilëve është edhe i mbrojturi im”, tha avokati Sylejmani.

Sa i përket veprës penale në dispozitivin e parë, avokati Sylejmani ka thënë se nuk mund të provohet me asnjë provë dhe se nuk qëndron fakti se i mbrojturi i tij të ketë pranuar apo marrë ndonjë rekomandim nga i akuzuari Gashi.

Ndërsa sa i përket veprës penale në dispozitivin e tretë, avokati Sylejmani ka thënë se ky dispozitiv i aktakuzës është i mangët, pasi që sipas tij PSRK-ja nuk ka përcaktuar saktësisht kohën, vendin, objektin e kryerjes së veprës penale dhe rrethanat tjera.

Gjithashtu avokati Sylejmani ka deklaruar se në provat e bashkangjitura nga ana e prokurorisë nuk rezultojnë se në veprimet e të mbrojturit të tij të jenë përmbushur elementet  e veprës penale për të cilën ai ngarkohet.

Në anën tjetër, prokurorja speciale Habibe Salihi ka kërkuar që aktakuza të konfirmohet me arsyetimin se është ndërtuar konform ligjit dhe ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës, e se gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave do të vërtetohet fajësia e të akuzuarve.

Lidhur me pretendimet e avokatit Sylejmani, prokuroja Salihi ka thënë se në aktvendimin për zgjerim të hetimeve ka ndodhur një gabim teknik në datë dhe se sipas saj, duhet referuar vulës e cila tregon datën e saktë kur është dorëzuar në gjykatë ky aktvendim.

Prokurorja Salihi ka thënë se nuk qëndron pretendimi tjetër i avokatit Sylejmani se në dispozitivin tre të aktit akuzues  nuk janë të përshkruara vendi, koha dhe mënyra e kryerjes, pasi që sipas saj,  ato janë të janë të përcaktuara saktësisht në këtë dispozitiv.

Në fund të seancës, gjykatësja Violeta Namani ka thënë se për kërkesën e palëve do të marrë vendim të veçantë brenda afatit ligjor.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 24 shkurt 2021, Driton Gashi akuzohet se si person zyrtar në kohën e kryerjes së veprës penale Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tutje AKI, prej datës 23.03.2018, e gjer më 29.03.2018, në Prishtinë, me qëllim që shtetasit e Republikës së Turqisë, Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Hyseyn Demir dhe Mustafa Erden, që kishin leje qëndrim të ligjshëm dhe të drejtën e punës në Kosovë dhe Osman Karakoya që kishte bërë kërkesë për leje qëndrim në Kosovë, e të cilit procedura nuk i kishte përfunduar, ti dëbojë me forcë kundërligjshëm nga Kosova dhe dorëzoj autoriteteve turke.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Driton Gashi akuzohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke mos i përmbush detyrat zyrtare sipas kompetencës, në atë mënyrë që Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, më tutje DSHAM, të MPB i rekomandoi revokimin elejeve të qëndrimit për shtetasit turq Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Hyseyn Demir dhe Mustafa Erden dhe mosdhënien e lejes për Osman Karakoya, për arsye se kinse ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fakt që nuk është provuar fare në procedurë të zbatuar në bazë të ligjit, ndërsa të akuzuarit Rrahman Sylejmani, Drejtor i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj në
Ministrin e Punëve të Brendshme, tutje DMH, i rekomandoj nxjerrjen e gjashtë urdhrave për dëbimin e të dëmtuarave me forcë nga Republika e Kosovës.

PSRK-ja pretendon se i akuzuari Driton Gashi,  për këtë procedurë dhe për dëbimin e të dëmtuarve me forcë nga Republika e Kosovës, nuk e ka njoftuar Presidentin dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, siç parashihet me Ligjin për AKI dhe as Kryeprokurorin e Shtetit siç parashihet me nenin 25 të Ligjit për AKI, dhe se ka tejkaluar po ashtu kompetencat duke përfshirë AKI, në aranzhimin e udhëtimit, transportin dhe pjesëmarrjen në operacionin e dëbimit që nuk ishin kompetenca të agjencisë që drejtonte, pastaj u angazhuan drejtpërdrejtë në aksionin e dëbimit të tyre ani pse kjo nuk ishte në kompetencën e tij.

Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Driton Gashi se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së.

Sipas kësaj aktakuze, Valon Krasniqi akuzohet se si person zyrtar, drejtor në DSHAM në MPB, në periudhën kohore prej 23.03.2018 dhe gjer më 29.03.2018, keqpërdori detyrën zyrtare duke mos i përmbush detyrat zyrtare sipas kompetencës, në atë mënyrë që në kundërshtim me 91 të Ligjit për të Huaj, mori vendim për revokimin e lejeve të ligjshme të qëndrimit të të dëmtuarave shtetasve Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Husein Demir dhe Mustafa Erden dhe në kundërshtim me nenin 44 të të njëjtit ligj për Osman Karakoya, që ishte në procedurë për marrjen e lejes së qëndrimit, pa u përfunduar ajo me vendim të formës së prerë,mirëpo veproi vetëm duke u bazuar në rekomandimin e të akuzuarit Driton Gashi për revokimin e lejeve të qëndrimit për shtetasit turq dhe pa vërtetuar fare nëse informacionet e AKI plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara me ligj për të vërtetuarse të dëmtuarit paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Gjithnjë sipas prokurorisë, po ashtu i akuzuari Valon Krasniqi, përgjegjësitë e tij ligjore për identifikimin e të dëbuarve, sigurimin e fletudhëtimeve, sigurimin e kujdesit mjekësor dhe autoritetin për zbatimin e operacionit të dëbimit me forcë të tyre ia kishte kaluar AKI-së dhe Policisë së Kosovës, në këtë mënyrë duke u shkelur të drejtat e të dëmtuarve, të drejtën e qëndrimit dhe punës së ligjshme në Kosovë të dëmtuarve iu ka shkaktuar dëm moral dhe material.

Me këto veprime, PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Valon Krasniqi se ka kryer veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së të KPK-së.

PSRK-ja e ngarkon të akuzuarin Rrahman Sylejmani se si person zyrtar, Drejtor i DMH, pranë MPB, më 29.03.2018, në Prishtinë, tejkaloi kompetencat zyrtare në atë mënyrë që nxori gjashtë urdhra për dëbim me forcë të 6 (gjashtë) shtetasve të Republikës së Turqisë, të dëmtuarave Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Husein Demir dhe Mustafa Erden, që kishin leje qëndrim të ligjshëm qëndrimi dhe pune në Kosovë, dhe Osman Karakoya që ishte në procedurë për marrjen e lejes së qëndrimit dhe punës edhe pse në bazë të nenit 99 par.1 të Ligjit për të Huaj, nuk ishte fare në kompetencë të DMH që drejtonte ai, por në kompetencë të DSHAM, ndërsa urdhrat për dëbim me forcë i nxori edhe pse ishin përmbushur asnjë nga kushtet për lëshimin e urdhrit për dëbim me forcë nga neni 97 par. 1 të të njëjtit ligj dhe po ashtu pa e zbatuar procedurën e paraparë në nenin 97 paragrafi 8 i të njëjtit ligj, ndërsa, dëboi me forcë dhe depërtoj të dëmtuarin Hasan Husein Gunakan në mënyrë të kundërligjshme edhe pse atij nuk i ishte revokuar fare leja e qëndrimit dhe punës në Kosovë dhe nuk kishte as urdhër për dëbimin e tij, në këtë mënyrë shkeli rënd të drejtat e të dëmtuarve për qëndrim dhe punësim në Kosovë, me ç’rast iu shkaktoj dëm moral dhe material të dëmtuarve.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Rrahman Sylejmani se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së.

Po ashtu, prokuroria e akuzon Rrahman Sylejmanin edhe se si person zyrtar, në cilësinë si në piken III- të këtij dispozitivi, gjatë muajit mars 2018 në shkollat “Mehmet Akif”, në Gjakovë dhe Lipjan dhe në shtëpinë në lagjen “Marigona” në Prishtinë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, privoj kundërligjshëm nga liria duke i dëbuar dhe depërtuar me forcë të dëmtuarit e cekur në dispozitivin III pa ekzistuar asnjë bazë ligjore të paraparë me dispozitat e nenit 29 par. 2 dhe 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 13 paragrafi 1 i Kodit të Procedurës Penale.

Me këto veprime, PSRK e ngarkon të akuzuarin Rrahman Sylejmani se ka kryer veprën penale Privimi i kundërligjshëm i lirisë nga neni 196 par. lidhur me par. 3 të KPK-së.(Insajderi)

Continue Reading

lajme

Elita nga Kosova përzgjidhet ndër 10 mentorët më të mirë në botë në FIRST Global Challenge 2026

Published

on

By

Elita Hajrizi, mentore e ekipit First Kosova, është përzgjedhur ndër 10 mentorët më të mirë në botë në garën e mbajtur në Incheon të Koresë së Jugut, duke vënë në pah rëndësinë e mentorimit dhe përkushtimit në zhvillimin e talenteve të reja.

Ky vlerësim vjen pas një procesi përzgjedhës, në të cilin mentorët pjesëmarrës në garë u ftuan për intervista, ndërsa një juri përzgjodhi dhjetë mentorët që u dalluan për kontributin e tyre. Përzgjedhja e Elita Hajrizit në mesin e tyre përbën një mirënjohje për angazhimin e saj në mbështetjen dhe zhvillimin e të rinjve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe robotikës.

Roli i mentorëve në FIRST Global Challenge shkon përtej përgatitjes teknike. Ata i udhëheqin të rinjtë në procesin e të nxënit, i mbështesin në zgjidhjen e problemeve dhe i motivojnë të punojnë si ekip, duke zhvilluar aftësi që u shërbejnë edhe përtej garës.

Përzgjedhja e Elita Hajrizit ndër dhjetë mentorët më të mirë vjen në një edicion ku ekipi First Kosova arriti një tjetër sukses të rëndësishëm, duke u renditur në vendin e katërt në botë bashkë me grupin me Greqinë, Poloninë dhe Meksikën.

Continue Reading

Rajoni

Kosova e katërta në botë në FIRST Global Challenge 2026, përmes ekipit të përfaqësuar nga UBT

Published

on

By

Kosova renditet e katërta në botë në FIRST Global Challenge 2026, garën ndërkombëtare të robotikës që u mbajt në Incheon të Koresë së Jugut, ku ekipi First Kosova, i përfaqësuar nga UBT, arriti këtë sukses bashkë me grupin me Greqinë, Poloninë dhe Meksikën, në mesin e 191 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka dëshmuar përgatitje të lartë teknologjike, aftësi në robotikë dhe programim, si dhe bashkëpunim të suksesshëm ndërkombëtar, duke arritur deri në fazën e play-off-it dhe duke konkurruar për pozitat më të larta të garës.

Gara e këtij viti kishte në fokus zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve të egra. Përmes robotëve dhe sfidave inxhinierike, ekipet pjesëmarrëse u angazhuan në zgjidhjen kreative të problemeve dhe aplikimin praktik të njohurive shkencore.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vlerësuar lart këtë sukses, duke theksuar rëndësinë e investimit në edukimin teknologjik dhe në zhvillimin e talenteve të reja.

“Renditja e ekipit të Kosovës në vendin e katërt në botë është dëshmi e fuqishme e talentit, dijes dhe potencialit inovativ të të rinjve tanë. Ky sukses dëshmon se, kur të rinjtë kanë mundësi, mbështetje dhe qasje në teknologji e inovacion, ata mund të konkurrojnë denjësisht me ekipet më të mira në botë. UBT do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e gjeneratave të reja, duke i përgatitur për sfidat e së ardhmes dhe duke e përfaqësuar Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Continue Reading

lajme

UBT dhe Instituti Yunus Emre bashkojnë artin dhe komunikimin përmes filmit “The Colors of Nazar”

Published

on

By

Në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre në Prishtinë, Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT organizoi shfaqjen e filmit “The Colors of Nazar” (“Ngjyrat e Mësyshit”), në Bibliotekën e Kampusit Inovativ të UBT-së. Në aktivitet mori pjesë edhe drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, z. Ramadan Yilmaz.

Pas shfaqjes së filmit, aktiviteti vazhdoi me një panel diskutimi, ku ekipi realizues ndau me të pranishmit përvojat nga procesi i krijimit të dokumentarit, duke trajtuar aspektet artistike dhe teknike të produksionit. Panelistë ishin regjisori Dr. Fatih Diren, drejtori i fotografisë Evrim Inci, protagonistja kryesore Gizem Ozdemir dhe profesori Berk Kyqyk.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë dekani dhe prodekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, profesorë dhe studentë të UBT-së, të cilët patën mundësi të bashkëbisedojnë me ekipin realizues dhe të njihen më nga afër me përvojën e tyre profesionale në fushën e filmit dokumentar.

Ky aktivitet shënon një tjetër mundësi për bashkëpunim kulturor dhe akademik ndërmjet UBT-së dhe Institutit Yunus Emre, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash dhe përfshirjen e studentëve në diskutime me profesionistë të industrisë audiovizuale.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shpreh shqetësim për dhunën në protestën e Tiranës: Kërkon hetim për forcën e policisë

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës në Tiranë, duke kërkuar që pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve të hetohen me përparësi.

Përmes një deklarate zyrtare, BE-ja theksoi domosdoshmërinë që forcat e rendit të veprojnë brenda kornizave ligjore dhe të respektojnë të drejtat e njeriut.

“Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi”, thuhet në deklaratë.

Më tej, BE-ja theksoi se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore që duhet të respektohen dhe të ushtrohen gjithmonë në mënyrë paqësore. Blloku evropian u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira të ulin tensionet dhe t’i drejtohen dialogut konstruktiv për zgjidhjen e situatës.

Continue Reading

Të kërkuara