Lajmet

Ish-presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës

Jahjaga tha se miqtë e mirë Kosova nuk i harron asnjëherë.

Published

on

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ftoi në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, pas përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Jahjaga tha se miqtë e mirë Kosova nuk i harron asnjëherë, një ndër to është edhe Stjernvall dhe do të mbetet gjithmonë një e tillë.

“Ambasadoren Stjernvall e falenderova për misionin e saj në Kosovë të cilin e përfundoi suksesshëm duke qenë mike e çdo secilit që ka pas rastin të punoj me të. Asnjëherë lamtumirë, por vetëm mirupafshim”, tha Jahjaga në postimin e saj në Facebook./UBTNews/

Aktualitet

​Ksamil, siguria detare shpëton 28 pushues që po rrezikoheshin në det të hapur

Published

on

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare e Shqipërisë po vijojnë intensivisht monitorimin e hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. 

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë kësaj jave, janë kontrolluar 414 mjete lundruese, nga të cilat 26 janë bllokuar për shkelje të ndryshme – 16 xhet-ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

Njëmbëdhjetë prej mjeteve lundruese janë kapur duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 100 mijë lekë.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 28 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 9 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112.

Continue Reading

Aktualitet

​Tentoi të kalonte kufirin me narkotikë, arrestohet shtetasi nga Franca në Morinë

Published

on

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë arrestuar sot shtetasin E. A., 22-vjeç, banues në Francë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij gjetën në një çantë të fshehur një sasi lënde narkotike kanabis në formën e cigareve. 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve Kukës sekuestruan sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Bota

​Kanadaja njofton pako ushtarake për të ndihmuar Ukrainën

Published

on

Kryeministri i Kanadasë Mark Carney njoftoi një paketë ndihme ushtarake prej 1.46 miliardë dollarësh amerikanë për Ukrainën, ndërsa vizitoi Kievin, për të marrë pjesë në shënimin e pavarësisë së Ukrainës.

Carney ndau detajet e paketës së ndihmës ushtarake, e cila u premtua në Samitin e G7 në qershor.

Pakoja gjithëpërfshirëse e ndihmës përfshin pajisje kritike si automjete të blinduara, pajisje mjekësore, pjesë këmbimi, armë të vogla, municione dhe eksplozivë, aftësi shtesë me dronë, blerjen e pajisjeve ushtarake me prioritet nga NATO e SHBA për aftësitë e mbrojtjes ajrore, dronëve dhe kundërdronëve, duke përfshirë veprimet e përbashkëta midis industrive ukrainase dhe kanadeze.

“Ukraina është edhe një herë në vijën e parë të luftës për demokraci dhe liri. Ky është një moment kritik ku aleatët duhet të ngrihen dhe të udhëheqin, dhe Kanadaja po i përgjigjet kësaj thirrjeje”, tha kryeministri Carney.

Kanadaja mban lidhje të forta me Ukrainën, duke u bërë një nga vendet e para perëndimore që njohu pavarësinë e saj në vitin 1991 dhe duke pritur mbi 1 milion ukrainas. Që nga shkurti i vitit 2022, kur filloi agresioni ushtarak rus, Kanadaja ka angazhuar 22 miliardë dollarë kanadezë në ndihmë.

Carney gjatë vizitës në Kiev u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministren Yulia Svyrydenko dhe anëtarët e Kabinetit.

Njoftimi vjen mes përpjekjeve intensive diplomatike nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili së fundmi u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin në Alaska dhe më pas priti Zelensky me liderët evropianë në Uashington. Trump ka njoftuar planet për bisedime dypalëshe Putin-Zelensky, ndërsa garancitë e sigurisë për Ukrainën janë duke u shqyrtuar.

Continue Reading

Aktualitet

Deri në 1 orë pritje për dalje nga pika kufitare Dheu i Bardhë

Published

on

Qytetarët që po dalin nga Kosova po përballen me pritje të zgjatura në disa pika kufitare. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë ku ato arrijnë deri në 60 minuta.

Ndërkohë, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në 50 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe variojnë nga 5 deri në 10 minuta.

Përditësimi i fundit është në ora 06:57.

 

Continue Reading

Të kërkuara