Lajmet

Ish-presidenti i Ukrainës rrugëve të Kievit me kallashnikov, e quan ‘të çmendur’ Putinin

Ai tha se presidenti rus është “tërësisht i çmendur”.

Publikuar

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko – i armatosur dhe i rrethuar nga forcat mbrojtëse – u shfaq në një lidhje direkte për CNN nga rrugët e Kievit dhe ka thënë se ukrainasit janë gati për të mbrojtur shtetin e tyre.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë se [presidenti rus] Putini nuk i shpalli luftë Ukrainës. Putini i shpalli luftë të gjithë botës”, tha ai.

Ai tha se presidenti rus është “tërësisht i çmendur”.

“Ai është i çmendur. Ai është vetë djalli që erdhi për t’i vrarë ukrainasit”, deklaroi Poroshenko.

Poroshenko ka thënë se Ukraina ka nevojë për asistencën e Perëndimit, përfshirë sanksionet./UBTNews/

Lajmet

Çfarë përfshin pako e ndihmës ushtarake e Biden?

Paketa është me vlerë 325 milion dollarë dhe përfshin ndihmë të mëtejshme ushtarake.

Publikuar

nga

Dje SHBA-ja ka miratuar një pako të re mbështetjeje për Ukrainën, pas një takimi mes Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky.

Këtu janë disa detaje më shumë se çfarë përfshin:

  • Paketa është me vlerë 325 milion dollarë dhe përfshin ndihmë të mëtejshme ushtarake.
  • Antony Blinken, sekretari i shtetit i SHBA-së, tha se paketa do të përfshinte mbrojtje ajrore shtesë, municione artilerie, municione thërrmuese dhe armë të tjera.
  • Biden e siguroi presidentin ukrainas se “populli amerikan është i vendosur të kujdeset që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që bota të qëndrojë me ju”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ISW: Humbjet ruse janë rritur ndjeshëm ditët e fundit

Kjo sipas analizave të Institutit për Studimin e Luftës.

Publikuar

nga

Humbjet ruse janë “rritur ndjeshëm” në Zaporizhzhia-n perëndimore ditët e fundit, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Ai tha se ushtria ruse “ka të ngjarë të luftojë me mungesën e njësive efektive luftarake të disponueshme që komanda ruse është e gatshme t’i ridislokojë anash në këtë sektor të frontit”.

Analiza e ISW tha gjithashtu se burimet ruse dhe ukrainase “kredituan koordinimin e lartë luftarak ukrainas, zjarrin më preciz të artilerisë dhe sistemet më të forta të luftës elektronike (EW) për përparimet e fundit ukrainase në jug të Bakhmut, mes diskutimeve të vazhdueshme për humbje të konsiderueshme ruse në zonë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Koreja e Veriut ndërmerr hapa për të zhvilluar më tej marrëdhëniet me Rusinë

Kjo sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut.

Publikuar

nga

Jong Un ka urdhëruar që të ndërmerren hapa të papërcaktuar për të zhvilluar lidhje më të ngushta me Moskën pas vizitës së tij në Rusi, sipas mediave shtetërore.

Ekspertët sugjeruan se Koreja e Veriut dhe Rusia mund të kenë diskutuar marrëveshjet e ndaluara të transferimit të armëve dhe masa të tjera bashkëpunimi gjatë udhëtimit gjashtë-ditor të Kim javën e kaluar.

Vëzhguesit spekuluan se Koreja e Veriut mund të dërgonte municione për të rimbushur depot e armatosura të Rusisë.

Rivalët e huaj të Kim kanë paralajmëruar kundër çdo bashkëpunimi për armët ushtarake, duke kërcënuar me pasoja.

Por të dy vendet kanë kërkuar të bashkëpunojnë më tej, pasi ato mbeten të angazhuara në konfrontime të veçanta me Perëndimin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Pyetja e vërtetë që duhet të bëjmë për rritjen ekonomike

Nga Mariana Mazzucato.

Publikuar

nga

Mariana Mazzucato

Nga debatet e politikave të nivelit të lartë dhe manifestet politike deri te lajmet e përditshme, ankthi për rritjen ekonomike është kudo. Në Gjermani, buxheti i fundit i qeverisë identifikon rritjen më të fortë si një prioritet kryesor. Në Indi, udhëheqësit janë të etur për të rimarrë vendin si ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë. Në Kinë, ku prespektiva e deflacionit është shfaqur në horizont, qeveria është e shqetësuar për arritjen e objektivit të saj, për një rritje ekonomike prej 5% për këtë vit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer, kreu i Partisë Laburiste në opozitë, është zotuar të sigurojë rritjen më të lartë të qëndrueshme në G7 nëse merr pushtet, dhe konservatorët në pushtet shprehin ambicie të ngjashme (kujtoni mantrën e ish-kryeministres Liz Truss: “rritje, rritje dhe rritje”).

Por vendosja e rritjes ekonomike në qendër të politikëbërjes është gabim. Edhe pse e rëndësishme, rritja në abstrakt nuk është një qëllim apo mision koherent. Përpara se të angazhohen për objektiva të veçantë (qoftë rritja e PBB-së, prodhimi i përgjithshëm e kështu me radhë), qeveritë duhet të fokusohen në drejtimin që duhet të marrë ekonomia. Në fund të fundit, çfarë dobie ka një rritje ekonomike e lartë, nëse arritja e saj kërkon kushte të këqija pune apo një industri në zgjerim të lëndëve djegëse fosile?

Për më tepër, qeveritë kanë qenë më të suksesshme në katalizimin e rritjes ekonomike, kur kanë ndjekur qëllime të tjera – duke mos e trajtuar rritjen si objektiv në vetvete. Misioni i NASA-s për të dërguar një njeri në Hënë (dhe për ta rikthyer shëndoshë e mirë) solli risi në hapësirën ajrore, materiale, në elektronikë, ushqim dhe softuerë, që më vonë do të sillnin vlerë të shtuar të konsiderueshme, ekonomike dhe tregtare. Por NASA nuk u nis për të krijuar këto teknologji, dhe për këtë arsye, ndoshta nuk do t’i kishte zhvilluar kurrë ato nëse misioni i saj do të kishte qenë thjesht për të rritur prodhimin.

Njësoj me këtë, interneti erdhi e u shfaq nga nevoja për të bërë që satelitët të komunikonin me njëri-tjetrin. Për shkak të adoptimit të gjerë të tij, PBB-ja dixhitale është rritur 2.5 herë më shpejt se PBB-ja fizike gjatë dekadës së kaluar dhe tani ekonomia dixhitale është në rrugën e duhur për të arritur vlerën e 20.8 trilion dollarëve, deri në vitin 2025. Sërish, shifra të tilla rritjeje ekonomike janë rezultat i angazhimit me mundësitë që ofron dixhitalizimi; rritja ekonomike në vetvete nuk ishte qëllimi.

Në vend që të fokusohen në përshpejtimin e rritjes së PBB-së dixhitale, qeveritë duhet të synojnë ngushtimin e hendekut dixhital dhe të sigurojnë që rritja aktuale dhe e ardhshme të mos bazohet në abuzimin e kompanive të Big Tech, me fuqinë e tregut. Duke pasur parasysh se sa shpejt po përparon inteligjenca artificiale, kemi nevojë urgjente për qeveri që mund të formësojnë revolucionin e ardhshëm teknologjik, në interes të publikut.

NXitja e rritjes ekonomike në një drejtim më gjithëpërfshirës do të thotë largim nga financimi i veprimtarisë ekonomike dhe riangazhim për investime në ekonominë reale. Siç janë gjërat, shumë kompani jo-financiare (përfshirë prodhuesit) po shpenzojnë më shumë për blerjen e aksioneve dhe pagesat e dividentëve, sesa për kapitalin njerëzor, makineritë dhe kërkimin e zhvillimin. Ndërsa aktivitete të tilla mund të rrisin çmimin e aksioneve të kompanive në afat të shkurtër, ato reduktojnë burimet e disponueshme për riinvestim te punëtorët, duke zgjeruar ndarjen midis atyre që kontrollojnë kapitalin dhe atyre që nuk e kontrollojnë.

Financializimi ka të bëjë më shpesh me nxjerrjen e vlerës dhe maksimizimin afatshkurtër të fitimit, sesa me krijimin e vlerës për hir të shoqërisë në tërësi. Për të arritur një rritje gjithëpërfshirëse, ne duhet të pranojmë se punëtorët janë krijuesit e vërtetë të vlerës dhe interesat e tyre duhet të jenë të zënë një vend parësor, në diskutimet rreth të ardhurave dhe shpërndarjes së pasurisë.

Në këtë kuptim, qëndrimi i ri i Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar për të drejtat e punëtorëve është shqetësues. Në një përpjekje për të joshur drejtuesit e korporatave dhe për t’u dalë kundër pretendimeve se janë “anti-biznes”, Laburistët e kanë zbutur angazhimin e tyre të shpallur më parë, për mbrojtje më të forta për punëtorët. Megjithatë, rritja ekonomike e udhëhequr nga investimet, dhe të drejtat e punëtorëve nuk duhet të konsiderohen si prioritete konkurruese. Ekuilibrimi i angazhimit të korporatës me një përkushtim ndaj punëtorëve nuk është vetëm thelbësor për arritjen e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse; tashmë është vërtetuar se nxit produktivitetin dhe rritjen në terma afatgjatë.

Ekonomia nuk do të rritet vetë, në një drejtim të dëshirueshëm shoqëror. Siç e theksova 10 vjet më parë, shteti ka një rol të rëndësishëm sipërmarrës për të luajtur. Pas përpjekjeve të fundit të qeverive për të ristartuar ekonomitë e tyre pas pandemisë, është e qartë se kemi ende nevojë për një mendim të ri se si të arrijmë një rritje ekonomike që nuk është vetëm “e zgjuar”, por edhe e gjelbër dhe gjithëpërfshirëse.

Qeveritë kanë nevojë për udhërrëfyes të politikave ekonomike me qëllime të qarta, bazuar në atë që ka më shumë rëndësi për njerëzit dhe planetin. Mbështetja publike për bizneset duhet të kushtëzohet me investime të reja që do të “ndërtojnë më mirë të ardhmen” drejt një ekonomie reale më të gjelbër dhe më gjithëpërfshirëse. Kini parasysh Aktin e CHIPS dhe Shkencës të Shteteve të Bashkuara, i cili synon të stimulojë industrinë vendase të gjysmëpërçuesve. Ligji ndalon përdorimin e fondeve për kthimin e aksioneve dhe mund të imagjinohen kollaj dispozita shtesë, të cilat kërkojnë që fitimet e ardhshme të riinvestohen në trajnimin e fuqisë punëtore.

Por për ta çuar rritjen ekonomike në drejtimin e duhur, qeveritë duhet të bëjnë gjithashtu investime të orientuara drejt aftësive, mjeteve dhe institucioneve të tyre. Kontraktimi i jashtëm i kapaciteteve bazë ka dëmtuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave në ndryshim, duke reduktuar përfundimisht potencialin e tyre për të krijuar rritje të qëllimshme dhe vlerë publike. Edhe më keq, ndërsa aftësitë dhe ekspertiza e sektorit publik janë zbrazur, ai është bërë më i ndjeshëm për t’u kapur nga interesa të fshehta.

Vetëm me kapacitetet dhe kompetencat e duhura qeveritë mund të mobilizojnë me sukses burimet dhe të koordinojnë përpjekjet me bizneset që janë të gatshme të punojnë drejt qëllimeve të përbashkëta. Një strategji industriale e orientuar nga misioni kërkon që sektori publik dhe privat të punojnë së bashku në mënyrë simbiotike. E bërë siç duhet, një qasje e tillë mund të maksimizojë përfitimet publike afatgjata dhe vlerën e palëve të interesuara: rritja e udhëhequr nga inovacioni bëhet sinonim i rritjes gjithëpërfshirëse.

Pyetja që duhet të bëjmë nuk është se sa rritje mund të arrijmë, por të çfarë lloji. Për të arritur një prodhim më të madh ekonomik që është gjithashtu gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm, qeveritë do të duhet të përqafojnë potencialin e tyre për të qenë krijues të vlerave dhe forca të fuqishme që formësojnë ekonominë. Riorientimi i institucioneve  publike rreth misioneve ambicioze – në vend të obsesionit pas objektivave të ngushta të rritjes ekonomike – do të na lejojë të përballemi me sfidat e mëdha të shekullit të 21-të dhe të sigurojmë që ekonomia të rritet në drejtimin e duhur.

Mariana Mazzucato, Drejtoreshë Themeluese e Institutit UCL për Inovacionin dhe Qëllimet Publike, është Kryetare e Këshillit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Ekonominë e Shëndetit për të Gjithë. / El Pais – Bota.al

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara