Lajmet

Ish-presidenti i Brazilit shtrihet në spital

Bolsonaro u dërgua në spital afër Orlandos të hënën, raportojnë mediat.

Published

on

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është shtrirë në spital në Florida me dhimbje barku, njoftoi gruaja e tij. Lajmi erdhi një ditë pasi mijëra mbështetës të tij sulmuan zyrat e qeverisë në kryeqytetin brazilian.

Bolsonaro u dërgua në spital afër Orlandos të hënën, raportojnë mediat.

Ish-presidenti u godit me thikë në vitin 2018 dhe që atëherë përballet me dhimbje barku.

Një burim i afërt me familjen tha se gjendja e tij nuk është “shqetësuese”, sipas Reuters./UBTNews/

Lajmet

Gjakovë: 63 shoferë kapen nën ndikimin e alkoolit

Published

on

By

Policia në rajonin e Gjakovës, në kuadër të planit operativ “Alkooli”, ka shtuar kontrollet rrugore gjatë katër ditëve të fundit, duke testuar me alkool-test gjithsej 385 drejtues automjetesh. Si rezultat i këtyre kontrolleve, 63 shoferë janë kapur duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, në kundërshtim me normat ligjore të lejuara.

Sipas një njoftimi zyrtar, për të gjithë shkelësit është shqiptuar gjobë si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit me veprim motorik. Po ashtu, atyre u janë konfiskuar përkohësisht patentë-shoferët, për kohëzgjatjen e përcaktuar me ligj.

Krahas kontrolleve për alkoolin, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor po zbaton edhe planin operativ “Sezoni Veror”, i cili përfshin fushata vetëdijësuese dhe aktivitete preventive. Fokusi kryesor është tek shkeljet që paraqesin rrezik të shtuar për sigurinë në trafik, si ngasja me shpejtësi të lartë, tejkalimet e rrezikshme, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, mosvendosja e rripit të sigurisë dhe e helmetës mbrojtëse.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë me përpikëri rregullat e komunikacionit dhe të shmangin çdo veprim që rrezikon jetën dhe pronën e qytetarëve. Bashkëpunimi me autoritetet është thelbësor për të garantuar një ambient të sigurt rrugor për të gjithë.

Continue Reading

Lajmet

Bullgaria riafirmon angazhimin e NATO-s, ministri i Mbrojtjes mirëpret trupat që kthehen nga Kosova

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zapryanov, mirëpriti kompaninë e mekanizuar të këmbësorisë që mori pjesë në KFOR gjatë tre muajve të fundit.

Ceremonia u zhvillua në sheshin Maqedonia në Blagoevgrad të enjten, tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp.

Zapryanov përgëzoi kontingjentin bullgar për profesionalizmin, disiplinën dhe sjelljen e tyre në një mjedis shumëkombësh, duke theksuar se performanca e tyre vazhdon të rrisë reputacionin e Forcave të Armatosura Bullgare dhe Forcave Tokësore midis aleatëve të NATO-s.

Ju ishit ambasadorët tanë në një mjedis kompleks shumëkombësh dhe demonstruat se Ushtria Bullgare ka aftësinë të kontribuojë si në misionet paqeruajtëse ashtu edhe, kur është e nevojshme, në operacionet e mbrojtjes kolektive“, theksoi Zapryanov.

Po jetojmë në kohë të trazuara, prandaj forcat tona të armatosura po përgatiten jo vetëm për paqe ruajtje ndërkombëtare, por edhe për parandalim dhe mbrojtje, si në territorin tonë ashtu edhe brenda atij të Aleancës“, shtoi ai.

Zapryanov vazhdoi duke theksuar se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për prosperitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Ai gjithashtu përsëriti se politika e mbrojtjes mbetet një përparësi kryesore për qeverinë bullgare.

Ky angazhim është i dukshëm jo vetëm në përmirësimin e shpërblimeve dhe zgjerimin e përfitimeve sociale për anëtarët e shërbimit, por edhe në përpjekjet tona të vazhdueshme për të modernizuar Forcat e Armatosura Bullgare“, nënvizoi ai.

Në ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe civilë, përfshirë gjeneral major Stanimir Hristov, komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta, gjeneral major Deyan Deshkov, komandantin e Forcave Tokësore, kryetarin e Bashkisë Blagoevgrad Metodi Baykushev dhe guvernatorin e rajonit Georgi Dinev, raporton BTA.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Malajzia thellojnë bashkëpunimin

Published

on

By

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka zhvilluar takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Malajzisë, Datuk Mohamed Alamin, në Kuala Lumpur.

Në një komunikatë për media të MPJD-së thuhet se “ky takim shënoi fillimin zyrtar të mekanizmit të konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive të punëve të jashtme, si hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

BËhet e ditur se në këtë takim u diskutuan mënyrat konkrete për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet në arsimin e lartë, dhe koordinimin e mbështetjen diplomatike.

Zëvendësministri në detyrë Ahmeti, falënderoi Malajzinë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit afatgjatë ndërmjet dy shteteve mike, thuhet në fund të komunikatës.

Continue Reading

Lajmet

​Milan zyrtarizon goditjen e radhës

Published

on

AC Milan ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit ecuadorian Pervis Estupiñan nga Brighton. 26-vjeçari ka firmosur kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030 dhe do të mbajë fanellën me numër 2, duke zëvendësuar Theo Hernandez-in, i cili u transferua te Al Hilal në Arabinë Saudite.

Kostoja e marrëveshjes është 17 milionë euro plus 2 milionë bonuse, ndërsa lojtari do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit. Ky është transferimi i katërt i Milanit këtë merkato pas Ricci, Modric dhe Terracciano.

Estupiñan, i lindur në Esmeraldas më 21 janar 1998, ka një karrierë me klube si Granada, Almeria, Maiorca, Osasuna, Villarreal (me të cilin fitoi Europa League) dhe Brighton, ku zhvilloi 104 ndeshje e shënoi 5 gola. Me kombëtaren e Ecuadorit ka 48 paraqitje dhe 4 gola. Ai është lojtari i parë nga Ekuadori që vesh fanellën e Milanit.

Continue Reading

Të kërkuara