Lajmet

​Ish-ministrja e qeverisë së Kosovës intervistohet nga Departamenti i Krimeve Ekonomike

Published

on

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është intervistuar të enjten nga Departamenti i Krimeve Ekonomike ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq.

Hetimet ndërlidhen me pretendimet për punësime të paligjshme gjatë periudhës së qeverisjes lokale të komunës së Mitrovicës Veriore, në kohën kur Hoxhiq ishte nënkryetare e kësaj Komune deri në maj të vitit 2022.

Avokati i saj, Musa Damati ka konfirmuar se klientja e tij është liruar menjëherë pas intervistimit. Sipas tij, nuk ekziston asnjë provë e vetme që do ta vërtetonte përfshirjen e klientes së tij në veprën penale që ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Ai tha se klientja e tij është tërësisht e pafajshme dhe se i gjithë ky hetim ka të bëjë vetëm me spektakël politik, ndërsa potencoi faktin se zonja Hoxhiq është cak i sulmeve politike tash e një kohë të gjatë.

“Nuk ekziston asnjë provë e vetme përmes së cilës mund të formulohen eventualisht veprime të cilat do ta krijonin figurën e posaçme të veprës penale që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Klientja ime është tërësisht e pafajshme, dhe njëkohësisht ajo është cak dhe shënjestër e sulmeve politike tash e një kohë të gjatë. I gjithë ky hetim ka të bëjë me spektakël politik dhe ne do të arrijmë të vërtetojmë pafajësinë e klientes time shumë shpejt”, ka thënë Damati.

Politikanja kosovare me përkatësi etnike boshnjake, njihet për angazhimin dhe kontributin e saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve, sidomos në Mitrovicë, gjatë viteve të ‘nxehta’ dhe me përplot tensione në periudhën e pasluftës.

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi po merr pjesë në panairin më të madh të teknologjisë mjekësore dhe do të flasë në konferencën e mjekësisë sportive në Dyseldorf

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në panairin më të madh botëror të teknologjisë mjekësore – MEDICA – si dhe është ftuar të flasë në MEDICA Medicine + Sports Conference 2025, që po zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë.

Ky event mbledh mijëra prodhues, shkencëtarë dhe ekspertë nga mbarë bota për të prezantuar risitë më të fundit në teknologjinë mjekësore dhe mjekësinë sportive.

Në këtë konferencë, Rektori Hajrizi së bashku me Prof. Norbert Bachl do të flasin për temën: “Precise preventation in a university campus ecosystem”.

Gjatë vizitës dyditore, Rektori Hajrizi po zhvillon takime me kompani prodhuese dhe partnerë ndërkombëtarë, ndërsa po prezanton zhvillimet e fundit të UBT-së në fushat e mjekësisë sportive, teknologjisë së avancuar dhe integrimit të inteligjencës artificiale në shëndetësi.

Panairi dhe konferenca përfshin tema bashkëkohore si jetëgjatësia, parandalimi përmes aktivitetit fizik, biohacking, inovacionet digjitale dhe terapitë moderne në sport, duke e kthyer MEDICA-n në një platformën globale.

Continue Reading

Lajmet

53 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot mbushen 53 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.

Pjesëmarrës në Kongres ishin 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.

Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina, kur edhe Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore,/S.K/KP/

Continue Reading

Vendi

Vazhdon sot seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për akuzat për spiunazh

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.

Seanca e mëparshme, më 13 nëntor, u ndërpre pas përjashtimit të përkohshëm të publikut, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Shabani.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025, duke i ngarkuar Shabanin dhe Qerimin se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe.

Sipas PSRK-së, informacionet kishin lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Inspektoratin Policor, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë masakrën e Reçakut.

Prokuroria thotë se qëllimi i këtyre veprimeve ishte krijimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në Kosovë, përhapja e një narrative të pavërtetë që të lidhej Spitali Ushtarak i UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për trafikim organesh, dhe vënia në dyshim e së vërtetës për masakrën e Reçakut.

Muharrem Qerimi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje./S.K/EO/

Continue Reading

Sport

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke zbritur në vendin e 63-të nga pozita e 65-të.

Mungesa e fitoreve në miqësore dhe humbjet në takimet e fundit zyrtare kanë qenë faktorët kryesorë të kësaj rënieje.

Analistët sportivë theksojnë se ekipi ka pasur probleme të dukshme në finalizim dhe stabilitet në mbrojtje, elemente që kanë kushtuar rëndë në rezultatin përfundimtar të vlerësimit.

Edhe përkundër sigurimit të fazës “playoff” për Kupën e Botës 2026 Shqipëria nuk ka arritur të mbledh pikët e nevojshme për ngritje apo mbajtje të së njëjtës pozitë që e kishte herën e fundit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara