Aktualitet

Ish-marinsi evakuohet nga Kabuli me 200 qen dhe mace por le mbrapa stafin

Published

on

Kritikat kanë qenë të shumta teksa ish-marinsi britanik, i cili prej kohësh kishte nisur një fushatë për t’u larguar nga Afganistani, ja doli të shpëtonte 200 kafshët e tij por la stafin mbrapa.

Një çarter privat i financuar nga donacionet e mbledhura javët e fundit në rrjete sociale, solli Paul Farthing dhe kafshët e tij në aeroportin Heathrow në Londër, duke mbyllur sagën e gjatë që ndau Britaninë dhe ngiti pyetje të vështira rreth vlerës së jetës së humanëve mbi atë të kafshëve.

Farthing, i cili kishte hapur strehën për kafshët në Kabul, ‘Nowzad’ pas shërbimit në Ushtrinë Britanike në Afganistan prej 15 vitesh, e kishte të mundur prej kohësh të evakuohet por ai nuk pranonte të ikte pa kafshët e tij.

Shumë e mbështetën, përfshi personalitete të njohura por shumë të tjerë e kritikuan iniciativën e tij, duke e quajtur shteruese si ndaj kohës por edhe energjisë së grupeve që po rrezikojnë jetët e tyre për të shpëtuar sa më tepër afganë dhe të huaj që po mundohen t’i ikin regjimit taleban.

“Çfarë do të thoshit nëse unë nis një ambulancë për të shpëtuar qenin tim në vend të nënës tënde?” u shpreh një ligjbërës i partisë konservatore, Tom Tugendhat, i cili gjithashtu ka shërbyer për Ushtrinë Britanike, në Afganistan.

“Ne sapo përdorëm s’di se sa trupa për të shpëtuar 200 qenë. Ndërkohë, familja e përkthyesit tim me siguri do të vritet,” shtoi Tugendhat për radio stacionin LBC.

Farthing dhe mbështetësit e tij u kundërpërgjigjën duke thënë se ata nuk i zunë vendin askujt dhe as nuk shteruan resurset por zyrtarë të ndryshëm të qeverisë britanike nuk e kanë kursyer zemërimin e tyre.

Sidoqoftë, Farthing ka shtuar se rojet talebane në aeroport nuk e lejuan stafin e tij të hynte edhe pse kishin dokumentacionet e duhura dhe se ai do të vazhdonte të bënte maksimumin për t’i evakuuar ata nga Kabuli./euronews.al

Vendi

Rekord i regjistrimeve në UBT: Mbi 2 mijë studentë regjistrohen që në ditët e para

Published

on

By

Në një kohë rekorde që nga nisja e regjistrimeve, mbi 2000 studentë i kanë besuar UBT-së si institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë për të formësuar të ardhmen e tyre.

Ky fluks i jashtëzakonshëm tregon besimin e madh që të rinjtë kanë te ky institucion, i cili ofron mundësi të pakufizuara akademike me mbi 50 programe studimi dhe mbi 150 specializime të ndryshme në fushat më të kërkuara të tregut.

Me një traditë suksesi prej një çerek shekulli, UBT garanton studime të nivelit cilësor, punësim të sigurt dhe një karrierë të suksesshme globale.

Profesionin që keni ëndërruar mund ta gjeni dhe ta zhvilloni këtu, ndaj mos prisni më, por siguroni vendin tuaj duke aplikuar tani në faqen zyrtare: apliko.ubt-uni.net.

Continue Reading

Vendi

Përfundoi me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026

Published

on

Sot u përmbyll me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026, një aktivitet akademik që mblodhi profesorë, profesionistë të shëndetësisë dhe studentë për të trajtuar temat më bashkëkohore në fushën e kujdesit shëndetësor.

Dita përmbyllëse iu kushtua rolit të mjekësisë nukleare në diagnostikimin dhe stadifikimin e kancerit të gjirit, me ligjërata të mbajtura nga Prof. Ismet Bajrami.

Gjatë sesioneve u prezantuan zhvillimet më të fundit në përdorimin e PET/CT me 18F-FDG, biopsinë e nyjës limfatike sentinel me Tc99m dhe skanimin e kockave për vlerësimin e metastazave.

Këto metoda përfaqësojnë standardet më moderne në diagnostikimin e saktë dhe planifikimin e trajtimit onkologjik, duke mundësuar vendimmarrje më të informuar klinike dhe përmirësim të rezultateve te pacientët.

Akademia shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive shkencore, ndarjen e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të shëndetësisë.

Organizimi i saj dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe të ndjekjes së inovacioneve më të fundit në mjekësi.

Në përfundim, organizatorët falënderuan të gjithë ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre në suksesin e kësaj akademie, e cila u mbyll me një mesazh të qartë: investimi në dije është investim në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe në të ardhmen e pacientëve.

Continue Reading

Live

Trump thotë se nuk do ta nënshkruajë ligjin dypartiak për strehimin

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se nuk do ta nënshkruajë ligjin dypartiak për përballueshmërinë e strehimit, të cilin ai e kishte quajtur “një mërzi të madhe”, por masa mund të bëhet ligj edhe pa nënshkrimin e tij, sipas Reuters.

Trump tha në një postim në rrjetet sociale se po e refuzonte nënshkrimin e tij “në shenjë proteste ndaj faktit se Senati i Shteteve të Bashkuara nuk është i aftë të kalojë ligjin ‘Save America’ (Të Ruajmë Amerikën)”.

Ky projektligj për strehimin ishte një rast i rrallë i një marrëveshjeje dypartiake për një legjislacion të rëndësishëm në Kongresin thellësisht të ndarë. Ndër dispozitat e tij kryesore janë shmangia ose përshpejtimi i rishikimeve mjedisore për projektet e ndërtimit të shtëpive dhe vendosja e një tavanit për numrin e shtëpive ekzistuese njëfamiljare që mund të zotërojnë investitorët e mëdhenj të Wall Street-it.

Trump e anuloi papritur një ceremoni nënshkrimi të parashikuar për 24 qershor për t’u bërë presion republikanëve që të kalonin ligjin “SAVE America”, i cili do të kërkonte dëshmi të shtetësisë për t’u regjistruar për të votuar dhe do të krijonte një bazë kombëtare të të dhënave të votuesve duke përdorur të dhënat shtetërore. Trump ka pretenduar prej kohësh dhe në mënyrë të rreme për mashtrime të përhapura në zgjedhjet në SHBA.

Pasi ligji është miratuar nga të dyja dhomat e Kongresit, ai mund të hyjë në fuqi pavarësisht nëse Trump e nënshkruan atë ose jo. Pas pranimit të projektligjit, Trump ka 10 ditë kohë për ta nënshkruar ose për të vendosur veton ndaj tij, dhe nëse nuk bën asnjërën, ai do të bëhet ligj automatikisht pa nënshkrimin e tij. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT përmbylli me sukses aktivitetet e edicionit 2026

Published

on

By

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT përmbylli me sukses aktivitetet, duke finalizuar një program katërditor të pasur me ligjërata shkencore, diskutime profesionale, punëtori praktike dhe aktivitete akademike të fokusuara në zhvillimet më të fundit në fushën e biokimisë, bioteknologjisë dhe shkencave biomjekësore.

Dita e katërt e Akademisë Verore solli në fokus rolin e biofizikës, biokimisë dhe diagnostikës bashkëkohore në mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit, duke theksuar rëndësinë e integrimit të kërkimit shkencor, teknologjive moderne dhe praktikës klinike në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Gjatë gjithë programit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin ligjërata nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të shkëmbejnë përvoja dhe ide, si dhe të angazhohen në diskutime profesionale mbi sfidat dhe zhvillimet më të reja në fushën e diagnostikës laboratorike, bioteknologjisë dhe shkencave të jetës.

Në ceremoninë përmbyllëse, Dekani i Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë, Prof. Dr. Fisnik Laha, në emër të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau certifikata për anëtarët e Komitetit Organizativ, ligjëruesit dhe folësit kontribuues, si dhe për studentët pjesëmarrës, në shenjë vlerësimi për angazhimin, kontributin profesional dhe pjesëmarrjen aktive gjatë gjithë Akademisë Verore.

Përmes kësaj Akademie Verore, Fakulteti i Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë konfirmoi edhe një herë përkushtimin e tij për promovimin e arsimit bashkëkohor, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit akademik, duke krijuar një platformë që lidh dijen, praktikën laboratorike dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të shkencave shëndetësore.

Continue Reading

Të kërkuara