Kulturë

Ish-kryeministri britanik kritikon serialin The Crown: Një tufë marrëzish dhe trillimesh

Bëhet fjalë për John Major.

Published

on

Ish-kryeministri britanik John Major kritikoi serialin e Netflix “The Crown”, pjesa e pestë e të cilit do të fillojë të transmetohet më 9 nëntor, duke e quajtur “një mori marrëzish”.

Biografët dhe komentuesit e familjes mbretërore tashmë po kritikojnë ashpër sezonin e ri, i cili del dy muaj pas vdekjes së mbretëreshës Elisabeth II.

Episodet e reja kritikohen se përmbajnë një sërë të pavërteta dhe për dëmtimin e reputacionit të princit të atëhershëm Charles, i cili që atëherë është bërë mbret.

Siç shkruan shtypi britanik, në sezonin e pestë do të flitet për Charles, i cili kur ishte ende Princi i Uellsit, kurdisi një komplot për të rrëzuar mbretëreshën.

Mediat supozojnë se do të përfshijë biseda në të cilat Charles i bën presion John Major që të detyrojë nënën e tij të abdikojë.

Ylli i serialit “The Crown” ishte shënjestër e ndjekësve, të cilët i erdhën në derë dhe i dërguan mesazhe.

Përfaqësuesit e ish-kryeministrit konservator, i cili ishte në pushtet nga viti 1990 deri 1997, lëshuan një deklaratë duke thënë se ishte “fabrikim i pastër”.

“Sir John dhe Princi i Uellsit nuk kanë diskutuar kurrë për abdikimin e Mbretëreshës Elisabeth II.”

John Major nuk ka bashkëpunuar “në asnjë mënyrë” me “Crown”. Askush nuk iu afrua për të kontrolluar faktet në skenar” të serialit, thuhet në njoftim.

Nëse skenat janë vërtet ashtu siç përshkruhen nga mediat, “duhen parë ekskluzivisht si një trillim i dëmshëm dhe keqdashës”. Do të jetë “një tufë marrëzish të përcjella për hir të dramatizimit, e cila është krejtësisht e pavërtetë”.

Producentët hedhin poshtë një kritikë të tillë dhe theksojnë se ata “gjithmonë e kanë shpallur serialin si trillim të bazuar në ngjarje historike”.

Lajmet

Përurohet Muzeu i Masakrës në Mitrovicë, ruan gjurmët e krimit të vitit 1999

Published

on

Pas gati një dekade përpjekjesh, është përuruar Muzeu i Masakrës në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë, në shtëpinë ku në prill të vitit 1999 forcat serbe vranë nëntë civilë shqiptarë.

Objekti, pronë e Mustafë Sahitit dhe i vendosur në territorin e Mitrovicës së Veriut, është shndërruar në një institucion kujtese me investim të Ministrisë së Kulturës në vlerë prej afro 150 mijë eurosh. Restaurimi është realizuar duke ruajtur gjendjen autentike të shtëpisë, ashtu siç kishte mbetur pas luftës, ndërsa tabelat përkujtimore me emrat e viktimave nuk janë prekur.

Ndërhyrjet kryesore janë bërë në hapësirat përreth objektit, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së tij nga dëmtimet e kohës. Shtëpia tashmë është rrethuar me elemente mbrojtëse prej xhami dhe pajisje të tjera që garantojnë ruajtjen afatgjatë të saj.

Në ceremoninë e përurimit, kryeministri Albin Kurti tha se ky projekt përfaqëson një investim në kujtesën kolektive dhe edukimin e brezave të rinj.

“Ky projekt, në vlerë prej afro 150 mijë eurosh, në këtë vend të kujtesës, është investim në vetëdijen historike të shoqërisë sonë dhe në edukimin e brezave të rinj. Sepse pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi të plotë, ndërsa pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme”, deklaroi Kurti.

Përpjekjet për shndërrimin e kësaj shtëpie në muze kishin nisur vite më parë. Në vitin 2019, Komuna e Mitrovicës dhe organizata “Zëri i Prindërve” vendosën gurthemelin simbolik të projektit, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë të viktimave dhe qytetarë.

Me këtë rast, ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, kishte theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për krimet e luftës, duke e cilësuar muajin prill si një nga periudhat më të dhimbshme në historinë e Kosovës.

Ndërkaq, ish-këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, kishte deklaruar se muzeu do të merrte formën që e meritojnë dëshmorët dhe martirët e kombit, ndërsa Bajram Çerkini, në atë kohë kryetar i Shoqatës së të Pagjeturve në Mitrovicë, kishte shprehur pakënaqësinë për mungesën e drejtësisë ndaj autorëve të krimit.

Përurimi i Muzeut të Masakrës në Mitrovicë vjen vetëm pak ditë pasi u përurua edhe shtëpia-muze e shkrimtarit Ymer Elshani në Korroticën e Poshtme të Drenasit. Elshani u vra së bashku me familjen e tij dhe 46 civilë të tjerë në Masakrën e Poklekut më 17 prill 1999.

Sipas Ministrisë së Kulturës, këto institucione të kujtesës shërbejnë si pika referimi për ruajtjen e së vërtetës historike dhe për edukimin e brezave të ardhshëm mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në ceremoninë e përurimit të shtëpisë-muze të Ymer Elshanit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje të veçantë për Teuta Elshanin, të vetmen të mbijetuar të familjes, e cila ka ruajtur me përkushtim kujtimet dhe sendet personale të familjarëve të vrarë.

Continue Reading

Lajmet

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, theksohen sfidat globale dhe organizohet aktivitet në Prishtinë

Published

on

Sot shënohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë e dedikuar promovimit të të drejtave, mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve në mbarë botën.

Kjo ditë ka rrënjë në përpjekjet ndërkombëtare për garantimin e të drejtave të fëmijëve, të cilat u forcuan me Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve të vitit 1959 dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës të miratuar nga OKB në vitin 1989.

Megjithatë, të dhënat globale tregojnë se sfidat mbeten të mëdha. Dhjetëra miliona fëmijë ende nuk kanë qasje në arsim, ndërsa miliona të tjerë përballen me varfëri ushqimore dhe kushte të vështira jetese. Në shumë vende të botës, vazhdojnë të raportohen edhe raste të martesave të hershme të vajzave, një fenomen që ndikon drejtpërdrejt në shkeljen e të drejtave të tyre dhe zhvillimin e shëndetshëm.

Në kuadër të kësaj dite, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën ETEA ka organizuar aktivitetin publik me titull “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, i cili synon të hapë diskutim mbi sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në institucionet arsimore.

Continue Reading

Lajmet

“Syrigana” e Petrit Halilajt prezantohet me sukses në Berlin

Published

on

Opera bashkëkohore “Syrigana” e artistit kosovar Petrit Halilaj është prezantuar para publikut ndërkombëtar në Berlin, në hapësirat e “Hamburger Bahnhof”, një prej muzeve më të rëndësishëm të artit bashkëkohor në Evropë.

Interpretimi u realizua nga një ansambël i Filharmonisë së Kosovës në kuadër të ekspozitës “An Opera Out of Time”, e cila kishte në qendër operën e parë të Halilajt dhe njëherësh shënoi mbylljen e ekspozitës së tij personale në këtë institucion prestigjioz.

E bazuar në mite, legjenda dhe rrëfime të lidhura me vendlindjen e artistit, “Syrigana” ndërthur muzikën, teatrin dhe instalacionin artistik, duke sjellë një përvojë unike për publikun. Vepra pati premierën në qershor të vitit të kaluar në Syriganë të Skenderajt dhe që atëherë është vlerësuar si një nga projektet më të veçanta artistike të realizuara në Kosovë.

Sipas Filharmonisë së Kosovës, prezantimi në Berlin përbën një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e operës, e cila tashmë ka potencial të vazhdojë jetën e saj artistike edhe në skena të tjera ndërkombëtare.

Me këtë paraqitje, Petrit Halilaj ka vazhduar ta prezantojë artin dhe kulturën e Kosovës në qendra të rëndësishme botërore, duke e shndërruar kujtesën, mitet dhe historitë lokale në vepra me jehonë ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Bidermani dhe Zjarrvënësit” ngjitet sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Published

on

Teatri Kombëtar i Kosovës sjell sonte para publikut shfaqjen “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, të autorit Max Frisch, me regji të Agon Myftarit. Premiera do të jepet sot, më 1 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa repriza do të shfaqet edhe më 2 qershor në të njëjtin orar.

Në këtë produksion interpretojnë aktorët Kushtrim Qerimi, Arta Selimi, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Albina Krasniqi, Edlir Gashi, Ylber Bardhi, Lum Veseli, Donika Rushiti, Lis Maliqi dhe Erdonis Gashi.

Muzika e shfaqjes është realizuar nga Memli Kelmendi, ndërsa dramaturgjinë e ka përgatitur Zoga Çeta Çitaku. Skenografia është punuar nga Nicola Minssen, kostumografia nga Samka Ferri, ndërsa asistente e regjisorit është Diellza Dedushi.

Për ndriçimin dhe tonin janë kujdesur Bujar Bekteshi dhe Arben Aliu, ndërsa inspiciente e shfaqjes është Nazmije Krasniqi.

Të interesuarit mund të rezervojnë biletat duke dërguar emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në numrin e telefonit 044 430 693.

“Bidermani dhe Zjarrvënësit” është pjesë e repertorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe vjen si një nga prodhimet më të reja të skenës teatrore vendore.

Continue Reading

Të kërkuara