Lajmet

​Ish-krerët e luftës po mbahen padrejtësisht në Hagë, OVL UÇK aksion simbolik para EULEX-it

Published

on

Në pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur një aksion simbolik para EULEX-it, duke vendosur në dyer një shirit të verdhë me mbishkrim “5 vjet padrejtësi e organizuar”, raporton KosovaPress.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati tha se me këtë aksion simbolik organizatat e dala nga lufta i tregojnë UNMIK-ut e EULEX-it se po mbajnë peng ish-krerët e UÇK-së. Ai tha se EULEX-i po tenton që luftën çlirimtare të Kosovës ta barazojnë me hordhitë serbe-çetnike.

“Sot bëhen pesë vjet pafajësi, padrejtësi, larg familjes e bashkëluftëtarëve, pesë vjet qe shumë të dashurit e tyre kanë ndërruar jetë e ata nuk ishin aty, as për të dhënë lamtumiren e fundit, për një lufte qe sollën lirinë, paqen dhe shtetin tonë. Ne sot kemi dalë t’i tregojmë UNMIK-ut, EULEX-it dhe ndërkombëtarëve që keni mbajtur peng njerëzit, i keni kidnapuar ata njerëz qe sollën lirinë, pavarësinë dhe paqen e demokracinë. UÇK ka bërë luftë të drejtë për vendin e vet, për popullin e vet, për të gjithë qytetarët që të jetojnë të lire dhe jo ne sot të merremi me kriminelë. EULEX-i dhe njerëzit e tij tentojnë që luftën çlirimtare të Kosovës ta barazojnë me hordhitë serbe-çetnike paramilitare. Ne nuk jemi ata që kemi bërë krime”, tha Gucati.

I pyetur nëse beson në një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, Gucati tha se nuk besojnë në drejtësinë e speciales.

“Rruga që ka marrë kjo gjykatë, jo nuk besoj. Po besoj edhe në Zotin që ata do të vijnë të lirë, por kjo gjykatë më shumë është politike sesa që ndan drejtësinë”, tha ai.

Ndërsa, Bujar Haradinaj, ish-luftëtar i UÇK-së, tha se dëshmitë e paraqitura nga Prokuroria Speciale janë bërë me dëshmitarë të paguar nga Serbia.

“Kemi pa dëshmitë që janë dëshmuar nga Prokuroria Speciale, kemi pa që pjesa më e madhe e tyre janë dëshmitarë të paguar ose të inkuadruat nga Serbia, pjesa e madhe e tyre që e dimë që kanë dërguar dëshmi plot. Ne kemi shprehur pakënaqësi, në shumicën e rasteve edhe me protestat që i kemi organizuar në Kosovë dhe jashtë Kosove. Si proces, ne nuk shpresojmë shumë për drejtësi”, tha Haradinaj.

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, Jakup Krasniqi, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë./KP

Continue Reading

lajme

Muriqi shënon për Kosovën dhe golin ia dedikon çlirimtarëve: “Drejtësi për çlirimtarët”

Published

on

By

Kosova ka shënuar më në fund golin e parë. Pas një gjuajtjeje të Ermal Krasniqit, topi u përplas fillimisht në traversë pas një devijimi, ndërsa Vedat Muriqi realizoi nga afërsia me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Muriqi golin ia dedikoi ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët javën e kaluar u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Pas golit, para shikuesve, sulmuesi i Kosovës ngriti fanellën me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”, duke përcjellë mesazhin e tij në një moment emocionues për tifozët.

D.L

Continue Reading

Vendi

REL: Keqardhje që Serbia s’ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për sulmin në Banjskë

Published

on

Në përvjetorin e tretë të sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm ndaj të dyshuarve që gjenden në territorin e saj.

“BE-ja vazhdimisht ka bërë thirrje që përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe shpreh keqardhje që, deri më tani, Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata, me akuza përkatëse, të personave që gjenden në Serbi”, tha një zëdhënës i BE-së.

Tre vjet më parë, në Banjskë të Zveçanit një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë këmbimit të zjarrit, tre sulmues serbë u vranë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Radoiçiq ka adresë të regjistruar në Serbi, teksa Kosova vazhdimisht kërkon që ai të ekstradohet në mënyrë që të përballet me drejtësinë.

“Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të krijuar për ndihmë të ndërsjellë juridike. Kjo çështje ka mbetur pezull për një kohë të gjatë dhe Serbia duhet ta trajtojë atë sa më shpejt”, tha zëdhënësi i BE-së.

Në deklaratën e BE-së tha se çështjen e Banjskës, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, e ka ngritur gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Nju Jork.

Po në Nju Jork, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ngriti çështjen e sulmit në Banjskë gjatë takimit me Kallasin.

Kuri tha se Radoiçiq dhe persona të tjerë që morën pjesë në sulm po “mbrohen nga presidenti i Serbisë”, duke shtuar se ka kërkuar përkrahjen e BE-së që t’i bëjë trysni Serbisë për këtë çështje.

Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht që të përfshirët në sulm të përballen me drejtësinë.

Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë Radoiçiqit, për sulmin në Banjskë. Gjykimi është mbajtur vetëm ndaj tre personave, të cilët janë dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit: një me 30 vjet burgim dhe dy persona me burgim të përjetshëm.

Continue Reading

Vendi

Nora Gjakova diplomon në UBT, xhudistja përmbyll me sukses studimet në Shkencat e Sportit

Published

on

Xhudistja kosovare dhe kampionia olimpike, Nora Gjakova, ka diplomuar në UBT, në Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, në programin “Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik”.
Gjakova, e cila ndër vite ka përfaqësuar Kosovën në garat më të rëndësishme ndërkombëtare të xhudos, ka përfunduar studimet me një temë diplome që lidhet drejtpërdrejt me sportin që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së saj.
Tema e punimit të saj ishte “Monitorimi i shkallës së lodhjes akute dhe rikuperimit pas një ndeshjeje të simuluar të xhudos përmes metodës indirekte (two-point velocity), të bazuar në shpejtësi në teknikën Bench Press”.
Punimi është realizuar nën mentorimin e Asoc. Prof. Dr. Milaim Berishës.
Me këtë arritje akademike, Nora Gjakova i shton një tjetër sukses rrugëtimit të saj, kësaj radhe në fushën e arsimit dhe shkencës sportive.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara