

Bota
Ish-kancelarja Merkel: Tërheqja nga Afganistani një “dështim i tmerrshëm”
Published
6 months agoon
By
UBTnewsIsh-kancelarja gjermane ishte dëshmitari i fundit që dëshmoi para një komisioni hetimor parlamentar mbi rolin e ushtrisë gjermane në tërheqjen nga Afganistani gjatë pushtimit të Kabulit nga Talibanët në vitin 2021.
Angela Merkel tha në një hetim parlamentar të enjten se tërheqja e nxituar e trupave perëndimore nga Afganistani në vitin 2021 ishte “një dështim i tmerrshëm”.
Merkel ishte kancelare në gusht 2021, kur fuqitë perëndimore tërhoqën forcat e tyre nga Afganistani në një dalje kaotike që kulmoi me një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, i cili vrau mbi 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë.
Gjatë seancës përpara komitetit hetimor, i cili po heton rolin e ushtrisë gjermane në tërheqjen, Merkel përshkroi se si u kthye në Berlin nga pushimet e saj verore më 13 gusht 2021 dhe u informua nga stafi i saj për situatën në përshkallëzim në Kabul.
Të nesërmen në mëngjes, tha ajo, ajo i dha ministrit të saj të mbrojtjes dritën jeshile për të evakuuar rreth 5,000 forcat gjermane të stacionuara në vend. Një ditë më vonë, presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga Kabuli ndërsa forcat talebane rrethuan qytetin.
Bota
Turqia në gatishmëri ushtarake, “blindohet” kufiri me Iranin
Published
27 seconds agoon
June 19, 2025By
UBTnews
Turqia ka forcuar ndjeshëm sigurinë përgjatë kufirit të saj lindor me Iranin, ndërsa tensionet mes Teheranit dhe Tel Avivit vazhdojnë të përshkallëzohen. Lajmi u bë publik nga Reuters, i cili citoi një burim nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.
Duke folur në kushte anonimiteti, burimi tha se Ankaraja nuk ka parë ende ndonjë fluks të parregullt migracioni nga territori iranian, por po ndërmerr masa parandaluese për të ruajtur sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale.
“Po zhvillojmë një sistem të shtresëzuar dhe të integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore, duke përdorur sisteme të prodhuara në vend,” tha burimi, duke theksuar se objektivi është ruajtja e gatishmërisë së mundshme luftarake në një nivel të lartë.
Masat përfshijnë aktivizimin e avionëve të Reagimit të Shpejtë, të cilët janë ngritur në fluturim që nga momenti kur Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit, një fqinj juglindor të Turqisë. Sipas burimit të Ministrisë së Mbrojtjes, avionët patrullojnë në mënyrë të vazhdueshme kufirin për të monitoruar çdo shkelje të mundshme të hapësirës ajrore nga forcat izraelite.
Kjo lëvizje e Turqisë vjen në një moment tejet delikat, kur rajoni po përballet me mundësinë e një konflikti të gjerë ushtarak mes Iranit dhe Izraelit, që mund të përfshijë aktorë të tjerë ndërkombëtarë si SHBA-ja.
Bota
Bisedë telefonike mes Putin dhe Xi, zbardhen diskutimet
Published
2 minutes agoon
June 19, 2025By
UBTnews
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike të gjatë dhe strategjike këtë të enjte, duke trajtuar disa nga çështjet më të mprehta ndërkombëtare të momentit.
Në qendër të bisedës ishte situata në përkeqësim në Lindjen e Mesme, ku të dy liderët dënuan veprimet ushtarake të Izraelit, duke i cilësuar si shkelje të normave ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së. U theksua se kriza mes Iranit dhe Izraelit nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake, dhe se vendet e tyre janë të gatshme për ndërmjetësim diplomatik.
Në lidhje me Samitin e G7 në Kanada, Putini dhe Xi ndanë bindjen se takimi nuk arriti të prodhojë qëndrime të bashkuara, ndërsa komentuan vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si “jo të suksesshme”.
Dy udhëheqësit u angazhuan gjithashtu për thellim të bashkëpunimit në Azinë Qendrore, duke e konsideruar këtë rajon si një pikë kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik ndërkombëtar.
Takimi i radhës mes tyre do të zhvillohet në Pekin më 2 shtator, në kuadër të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe festimeve për 80-vjetorin e fitores ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Bota
Japonia dërgon 2 avionë ushtarakë për evakuime të mundshme nga Lindja e Mesme
Published
6 minutes agoon
June 19, 2025By
UBTnews
Japonia po dërgon dy avionë shtarakë në Afrikën Lindore për një operacion të mundshëm evakuimi të shtetasve të saj nga Lindja e Mesme, në mes të tensioneve në rritje mes Iranit dhe Izraelit, deklaroi të enjten ministri i Mbrojtjes, Gen Nakatani.
Dy avionët transportues C-2 të Forcave të Mbrojtjes Vetjake (SDF), me rreth 120 anëtarë ekuipazhi, do të fluturojnë drejt një baze të SDF-së në vendin e Bririt të Afrikës, Xhibuti, dhe do të qëndrojnë aty në gatishmëri, raportoi agjencia Kyodo News me bazë në Tokio.
Vendimi u mor pas një kërkese nga ministri i Jashtëm, Takeshi Iwaya.
Avionët pritet të nisen nga Japonia të shtunën, sipas Anadolu.
“Situata në Lindjen e Mesme është bërë më e tensionuar pasi Izraeli dhe Irani vazhdojnë sulmet e ndërsjella,” tha Nakatani.
Ai theksoi se qeveria “është ende në fazën përgatitore për një transport të mundshëm” të shtetasve japonezë.
Ministria po përpiqet të konfirmojë se sa nga rreth 280 shtetasit japonezë në Iran dhe 1,000 në Izrael dëshirojnë të largohen nga këto vende.
Japonia po planifikon gjithashtu të evakuojë me autobus rreth 90 shtetas dhe anëtarë të familjeve të tyre nga kryeqyteti iranian Teheran drejt Azerbajxhanit fqinj, ndërsa po u ofron gjithashtu atyre që jetojnë në Izrael mundësinë e evakuimit me autobus drejt Jordanisë.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli ndërmori sulme ajrore mbi disa pika në Iran, përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke nxitur përgjigje hakmarrëse nga Teherani.
Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra janë plagosur që nga ajo kohë nga sulmet me raketa iraniane. Ndërkohë, sipas mediave iraniane, në Iran janë vrarë 585 persona dhe më shumë se 1,300 janë plagosur nga sulmet izraelite.
Bota
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Published
7 minutes agoon
June 19, 2025By
UBTnews
Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 25 persona, përfshirë 15 që ishin mbledhur pranë një qendre për shpërndarjen e ndihmës.
Zyrtari i kësaj agjencie, Mohammad al-Mughayyir, tha për AFP-në se 15 persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën teksa po prisnin për ndihma në korridorin Netzarim, në pjesën qendrore të Gazës, ku mijëra persona mblidhen përditë me shpresën se do të marrin ushqime.
Ushtria izraelite tha se po heton raportimet për sulme vdekjeprurëse pranë qendrave të ndihmës.
Bassam Abu Shaar, dëshmitar okular, tha se mijëra persona ishin mbledhur gjatë natës me shpresën se do të merrnin ndihma nga qendra – që operohet nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara – kur ajo të hapej në mëngjes.
“Rreth orës 01:00 [sipas kohës lokale], ata nisën të shtinin drejt nesh. Më pas, zjarri u intensifikua nga tanket dhe avionët”, tha ai për AFP-në.
Në javët e fundit, dhjetëra palestinezë janë vrarë teksa tentonin të arrinin në qendrat për ndihma në Gazë.
Në mars, Izraeli vendosi një bllokadë të përgjithshme për hyrjen e ndihmave në territorin palestinez dhe e hoqi pjesërisht atë në fund të majit.
Që atëherë, Fondacioni Humanitar për Gazën – i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja – ka nisur shpërndarjen e ndihmave dhe para qendrave të tij janë parë skena kaotike.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera të mëdha të ndihmës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me këtë fondacion, duke shprehur shqetësime se ai është krijuar për të ndihmuar Izraelin të arrijë qëllimet e tij ushtarake.
Gjetkë në Gazë, edhe dhjetë persona të tjerë u vranë nga sulmet izraelite më 19 qershor, tha Agjencia për Mbrojtje Civile në Rripin e Gazës.
Sipas kësaj agjencie, tre u vranë kur u bombardua një ndërtesë banimi në Qytetin e Gazës dhe shtatë të tjerë pas një sulmi ajror në kampin e refugjatëve Al-Shati.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten ende në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

Turqia në gatishmëri ushtarake, “blindohet” kufiri me Iranin

Bisedë telefonike mes Putin dhe Xi, zbardhen diskutimet

KEK: Janë rreth 670 biznese që ende nuk kanë gjetur furnizues të ri pas kalimit në tregun e lirë

Japonia dërgon 2 avionë ushtarakë për evakuime të mundshme nga Lindja e Mesme

The Weeknd bën histori me “Starboy”: Albumi i parë me 17 miliardë dëgjime në Spotify

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Në Ditën Ndërkombëtare, kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Regjisorja e njohur gjendet e vdekur, mungon rolex me diamante

Mosmarrëveshje në BE për ligjshmërinë e sulmit të Izraelit ndaj Iranit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore